• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Rama, tub ajrimi për eurot që u vjedh shqiptarëve”, PD denoncon: Shkolla në Kamëz iu dha për rindërtim Oleg Deripaskës, klientit të McGonigal! Kushtoi 10-fishin e…

04/19/2023
in Politikë, Slider
“Rama, tub ajrimi për eurot që u vjedh shqiptarëve”, PD denoncon: Shkolla në Kamëz iu dha për rindërtim Oleg Deripaskës, klientit të McGonigal! Kushtoi 10-fishin e…
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Shëfi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu, ka denoncuar ndërtimin e shkollës “Hilary Clinton” në Bashkinë e Kamzës.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Përmes një deklarate, Balliu thotë se ndërtimi i kësaj shkolle ka kushtuar 7.08 milionë euro (përfshirë TVSH) dhe është ndertuar nga kompanitë në zotërim të oligarkut rus Oleg Deripaska (JOINT VENTURE, STRABAG & TREMA ENGINEERING 2 SHPK), i përfshirë në aferën “McGonigal”.

Sipas Balliut, kjo shkollë ka kushtuar sa 10 fishi i një shkolle normale të Bashkimit Europian dhe paratë kanë shkuar në xhepat e Ramës dhe McGonigal.

Deklarata e Balliut:

Përgjatë muajve të fundit, Partia Demokratike, mbështetur në referenca amerikane, media të mëdha dhe institucione shtetërore, ka denoncuar lidhjet politike të Edi Ramës me agjentin e tupëruar të FBI, Charles MeGonigal, dhe nëpërmjet tij me Oleg Deripaskën, oligarkun e Putinit të sanksionuar në SHBA.

Edi Rama, tashmë është fakt publik, ka paguar Charles McGonigal për të asgjësuar opozitën shqiptare.

Përfitimet e McGonigal nuk ishin vetëm paratë që merrte ilegalisht si mi parkingjesh, por sidomos tenderat dhe aferat korruptive të qeverisë, ndër të tjerë me oligarkun e Putinit, Deripaskën.

Sot Partia Demokratike bën publike një tjetër dëshmi të këtyre lidhjeve dhe fakton aksin e dyshimtë politiko-financiar të treshes Rama-McGonigal-Deripaska.

Shkolla “Hillary Clinton” në Bashkinë Kamëz, që drejtohet nga Rakip Suli ka kushtuar 7.08 milion euro (përfshirë TVSH) dhe është ndertuar nga kompanitë në zotërim të Deripaskës (JOINT VENTURE, STRABAG & TREMA ENGINEERING 2 SHPK).

Ndërtimi i shkollës ishte pjesë e procesit të rindërtimit dhe u sigurua nga banka Gjermane KFË. Prokurimin e ka bërë Fondi Shqiptar i Zhvillimit në Korrik 2022. Po ti kushtoni vëmendje datës, pasi Deripaska është sanksionuar nga SHBA si i dyshuar për përfshirje në vrasje dhe pastrim parash të Putinit.

Këtu, si në raste të tjera të panumërta, kemi të bëjmë me abuzim fondesh, pasi mesatarje për ndërtimin e një shkolle në BE është 700 mijë Euro. Shpenzimi prej 7.08 milion Euro për shkollën “Hillary Clinton” është 10 fishi i vlerës reale.

Qartësisht, në këtë rast nuk bëhet fjalë për ndërtimin e një shkolle, por për pagesat e Edi Ramës për Charles McGonigal.

Këto afera, këto para që duhet të shkonin për shkolla dhe shtëpi, në Kamëz apo kudo, përfunduan në xhepat e McGonigalit, si pagesa për misionin anti-shqiptar dhe anti-amerikan të asgjësimit të opozitës dhe tradhtisë së qeverisë dhe popullit amerikan.

Ka një ironi, apo sic e quan Rama një ‘karma’ në gjithë këtë histori. Ai që ka në gojë “rubla” për kundërshtarët e tij është provuar tashmë se nuk është gjë më shumë se një tub ajrimi për eurot që u vjedh shqiptarëve. Ironia më e madhe është se, në rindërtimin e një shkolle me emrin e një ish-Sekretareje Shteti dhe një mikeje të Shqipërisë, financuar me para të aleatëve gjermane, Edi Rama dhe Rakipi i tij në Kamëz, ia japin një oligarku rus.

Partia Demokratike i bën thirrje institucioneve ligjzbatuese, SPAK etj, të nisin menjëherë hetimin për të gjetur se ku kanë shkuar dhe si janë abuzuar paratë e aleatëve të Shqipërisë, të cilët japin fonde për shqiptarët dhe jo për agjentët e dyfishtë, dhe as për aferat korruptive të Ramës me duçka.

Më 14 maj duhet të bëhemi të gjithë bashkë, sepse vetëm bashkë fitojmë.

Ndryshimi është në duart tuaja dhe çdo vendnumëro me këta nëpër këmbë nuk është gjë më shumë se një ngecje në kënetën e batakçinjve që të vjedhin dhe të përçmojnë.

Related

Previous Post

Mizore, barbare, të pa fe” shpërthen Lefter Maliqi: “Bëni fushatë në ditë zie”

Next Post

“Emrin e skuadrës s’e them”, Rama: Do të sjellim një nga akademitë më elitare të futbollit në Durrës

Lajme të ngjashme

Iu komunikuan akuzat nga SPAK, reagon për herë të parë Ilir Meta! Zbulon dy kërkesat e ngritura për t’u hetuar nga Prokurorët: Kompania e SHBA, kujt ia dërgonte faturat

Iu komunikuan akuzat nga SPAK, reagon për herë të parë Ilir Meta! Zbulon dy kërkesat e ngritura për t’u hetuar nga Prokurorët: Kompania e SHBA, kujt ia dërgonte faturat

by redaktor2
08/04/2025
0

Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar pasi SPAK mbylli hetimet ndaj tij, duke e cilësuar të gjithë procesin si një fabrikim...

“Farsa elektorale”- Bardhi publikon pamjet nga QV e Fierit: Forma më kriminale që patronazhistët të kontrollonin çdo votë që hidhet në kuti!

“Farsa elektorale”- Bardhi publikon pamjet nga QV e Fierit: Forma më kriminale që patronazhistët të kontrollonin çdo votë që hidhet në kuti!

by redaktor2
08/04/2025
0

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi publikoi pamjet filmike që faktojnë farsën zgjedhore të 11 majit në qarkun...

Kodi i ri Penal/ “Të alarmuarit të shmangin diellin, drafti është publik për diskutim”, Rama: Problemi i Shqipërisë, ata që përdorin lirinë për…

Kodi i ri Penal/ “Të alarmuarit të shmangin diellin, drafti është publik për diskutim”, Rama: Problemi i Shqipërisë, ata që përdorin lirinë për…

by redaktor2
08/04/2025
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social “X” lidhur me debatet e fundit mbi draftin e...

Arrestimi i Ilir Metës, reagon Policia: Përdorimi i forcës për shoqërimin e subjektit u imponua nga…

Tensione gjatë komunikimit të akuzave? Ilir Meta në SPAK pasi u mor i pandehur, ja çfarë deklaron avokati

by redaktor2
08/04/2025
0

Ish-kreu i Shtetit, Ilir Meta është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme për njohjen e akuzave të ngritura ndaj...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Veprimi i Jozit me Stresin, Gjesti bën veprimin e papritur ndaj tij
  • Iu komunikuan akuzat nga SPAK, reagon për herë të parë Ilir Meta! Zbulon dy kërkesat e ngritura për …
  • “Farsa elektorale”- Bardhi publikon pamjet nga QV e Fierit: Forma më kriminale që patronazhistët të …
  • Kodi i ri Penal/ “Të alarmuarit të shmangin diellin, drafti është publik për diskutim”, Rama: Proble…
  • Tensione gjatë komunikimit të akuzave? Ilir Meta në SPAK pasi u mor i pandehur, ja çfarë deklaron av…
  • Skema Kombëtare e Investimeve 2025, Denaj: Mundësi të reja për fermerët, agropërpunuesit dhe sektori…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.