• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Veliaj: Na duhet bashkëpunim! Falas thoshte edhe Sudja, por njerëzit nuk gënjehen më

04/19/2023
in Politikë, Slider
Veliaj: Na duhet bashkëpunim! Falas thoshte edhe Sudja, por njerëzit nuk gënjehen më
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Gjatë takimeve me banorët e Njësisë 4, ku ishte ndalesa e fushatës në Tiranë, Erion Veliaj ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve, si e vetmja garanci për të vijuar punën për transformimin e kryeqytetit. Ai solli shembullin e Pallatit 4, i cili u shpall i pabanueshëm dhe i rrezikshëm për banorët, për të dëshmuar se si me vendime të drejta ata sot kanë përfituar një banesë jo vetëm më të fortë, por edhe më një vlerë dyfish më të madhe se ajo që kishin.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Jo për parti e për politikë, por këtë e them nga zemra, ne na duhet bashkëpunim! Takova disa miq që ishin tek ai Pallati 4, i famshmi që u politizua. Shkonte ky dhëndri ynë atje e u thoshte banorëve “rrini këtu”. Të tjerë më thonin, “o lali, ke zgjedhjet përpara, lëri të rrinë aty nëse duan të rrinë, pse duhet të bësh sherr”. Disa të tjerë më thoshin, “lëri se është edhe Vit i Ri”. Ndërkohë, Drejtori i Instituti të Ndërtimit na kishte sjellë letrën, e cila thoshte se pallati është i pabanueshëm dhe mund t’i zërë brenda. Ju kujtohet kur ra ai tërmeti në janar? Mund t’i kishte zënë brenda. Ndaj, detyra jonë nuk është që t’iu pëlqejmë të gjithëve. Detyra jonë është që t’iu shërbejmë të gjithëve. Ishte një mënyrë për t’i krijuar këtij komuniteti një super projekt nga Stefano Boeri që në Milano kushton sa frëngu pulën dhe kur e pyet dikë dhe i thua: “Sa të vlen shtëpia sot? Të vlen më pak apo të vlen më shumë?” Nëse shtëpia të vlen më shumë, kjo është gjë e mirë se do të thotë se një gjë që vlente 100 lekë, sot vlen 200 lekë,” u shpreh Veliaj.

Ai u bëri thirrje qytetareve të mos besojnë premtime elektorale për çdo gjë falas, pasi nëse ata që i bëjnë këto premtime vërtet do t’i mendonin ato që thonin, do t’i aplikonin fillimisht aty ku kishin mundësi, si në Shkodër, ku ka aktualisht një kryebashkiak të djathtë.

“Kush beson ende te Sudja, duhet ta mendojë edhe njëherë! Ne e provuam këtë “falas, falas, falas”! Falas thoshte Sudja. Falas ishte dhe torta. Lanë kokrrën e namit, 100-vjetori i Pavarësisë, 100 vjet shtet duke marrë tortën me lopata, legena e sapllake. Ata e kanë Shkodrën, ta bëjnë falas atje, të na e tregojnë si janë falas atje autobusët, taksitë. Një linjë kanë e s’e bëjnë falas. Po të na e provojnë që funksionon, e bëjmë edhe ne. Për sa kohë që njerëzit nuk gënjehen më, e për sa kohë që njerëzit kanë kuptuar që, qyl nuk ka, vetëm me punë, me pasion e bashkëpunim mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme,” argumentoi Veliaj.

Related

Previous Post

Zbardhen detaje nga takimi me Glover/ Alibeaj: Kandidatët tanë u tërhoqën sepse u shantazhuan. Selia e PD e zaptuar nga persona që s’e përfaqësojnë

Next Post

“Elbasani e ka humbur shkëlqimin e tij”/ Luçiano Boçi takim me banorët në Fushë-Mbret: Ekonomia është rrënuar, qeveritarët sundojnë qytetin

Lajme të ngjashme

Nga Bermuda në Maldive, Zambia, Gaboni e territori Palestinez/ Vendet e largëta nga aplikuan shqiptarët për të votuar në 11 maj

Veliaj drejt shkarkimit, Salla emërohet ministër/ Tirana dhe Cërriku u bashkohen Beratit, Tepelenës dhe Matit, 5 bashki drejt zgjedhjeve të parakohshme

by redaktor2
09/11/2025
0

Bashkia e Tiranës do të shkojë në zgjedhje të parakohshme pas konfirmimit të kryeministrit Edi Rama ditën e sotme, i...

Kush është Evis Sala që Rama e propozoi për ministre të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Kush është Evis Sala që Rama e propozoi për ministre të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

by redaktor2
09/11/2025
0

Kryeministri Edi Rama ka propozuar Evis Salën si Ministre të re të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Sala pritet të marrë...

U emërua kryetar Kuvendi, Peleshi: Opozita duhet të jetë e kënaqur nga prezantimi, iu shtua edhe një tjetër komision

U emërua kryetar Kuvendi, Peleshi: Opozita duhet të jetë e kënaqur nga prezantimi, iu shtua edhe një tjetër komision

by redaktor2
09/11/2025
0

Niko Peleshi i cili u emërua sot Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, foli për mediat pas përfundimit të Asamblesë së...

Trekëndëshi i mallkuar i Sylvinho-s…

Trekëndëshi i mallkuar i Sylvinho-s…

by redaktor2
09/11/2025
0

Nga Altin Sulçe Gjeometria në futbollin modern është gjithnjë prezente, sigurisht edhe në kombëtaren tonë që punon shumë për të...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Veliaj drejt shkarkimit, Salla emërohet ministër/ Tirana dhe Cërriku u bashkohen Beratit, Tepelenës …
  • Kush është Evis Sala që Rama e propozoi për ministre të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
  • U emërua kryetar Kuvendi, Peleshi: Opozita duhet të jetë e kënaqur nga prezantimi, iu shtua edhe një…
  • Trekëndëshi i mallkuar i Sylvinho-s…
  • CV-ja që sfidon ligjin
  • Nuk mori asnjë minutë kundër Letonisë, por Jasir Asani pritet si hero nga e… dashura
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.