• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“ERE u bë pjesë e mashtrimit me inceneratorin e Elbasanit”/ Bozdo publikon dokumentin, ja si u deklaruan më shumë energji se sa mund të prodhohen

04/26/2023
in Politikë, Slider
“ERE u bë pjesë e mashtrimit me inceneratorin e Elbasanit”/ Bozdo publikon dokumentin, ja si u deklaruan më shumë energji se sa mund të prodhohen
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Anëtari i Kryesisë së Berishës, Eno Bozdo ka deklaruar sot se Enti Rregullator i Energjisë u bë pjesë e mashtrimit me inceneratorin e Elbasanit, si dhe qeveria po përpiqet të shmangë vëmendjen nga kjo aferë.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Bozdo tha se  ERE po justifikon ekzistencën e inceneratorit të Elbasanit, duke e cilësuar atë si funksional, me pretendimin se ka prodhuar energji elektrike, prej 6792 MWh por maksimumi qe mund te prodhonte është sasia prej 2120 MWh.

Deklarata e plotë:

Sa herë që opozita rikthen në vëmendjen e publikut megaaferën korruptive të inceneratorëve, po aq herë qeveria përpiqet të shmangë vëmendjen duke dizinformuar mbi të vërtetën e tmerrshme të kësaj afere. Kësaj radhe instrument i këtij mashtrimi është bërë vetë ERRE, Enti Rregullatori i Energjisë, duke justifikuar ekzistencën e inceneratorit të Elbasanit, duke e cilësuar atë si funksional, që madje ka prodhuar energji elektrike, dhe jo pak por 6792 MËh. Kështu pretendon ERRE në një dokument zyrtar, të publikuar në faqen zyrtare, “Të Dhënat e Tregut të Energjisë për Vitin 2022”. Sipas këtij dokumenti, Inceneratori i Elbasanit ka prodhuar energji vetëm në një muaj, në muajin gusht 2022. Sasia e energjisë elektrike të prodhuar është në total 6792 MËh (Megavatore).

Por, Inceratori i Elbasanit, sipas licencës që ka marrë në ERRE ka kapacitetin e instaluar 2850 KË (kilovat) ose 2.85 MË ( Megavat). Sipas të gjitha llogaritjeve teknike, një kapacitet i instaluar prej 2850 kilovat apo 2.85 Megavat, nuk mund te prodhoje sasinë prej 6792 Megavat orë, por maksimumi qe mund te prodhonte është sasia prej 2120 MËh (Megavat orë)

2.85 MËh x 24 ore ne dite x 31 dite = 2120 MËh maksimumi qe mund te prodhohet. Pra më pak se një e treta e sasisë që ERRE pretendon dhe që e ka zyrtarizuar ne dokumentin e saj!

Kjo shifër konfirmohet edhe Raportin Vjetor të ERRE për Vitit 2022, “Mbi gjendjen e Sektorit te Energjisë” qe do i paraqitet Kuvendit në muajin Qershor 2023. Ky në fakt është edhe qëndrimi publik i administratorit shtetëror Farudin Hoxha, kur disinformon shqiptarët në lidhje me këtë aferë:

Ndjekim videon

Për fat të mirë gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra. Dhe kjo është një gënjeshtër shumë e trashë, me qëllim të bindë opinionin publik se inceneratori funksionon më së miri.

Gënjejnë të gjithë, qeveria, institucionet e pavarura, pa asnjë përjashtim, sepse u duhet të mbulojnë atë që nuk mbulohet kurrë: faktin se Rama u vodhi shqiptarëve, madje edhe atyre që s`kanë lindur ende, plot 420 milionë euro! Ua vodhi ai personalisht, nën emrin e Klodianëve apo Mirelëve, që ende i paguan për diçka që nuk ekziston. Rama do të vazhdojë përpara në këtë rrugë të abuzimit, korrupsionit, shkatërrimit të institucioneve, kapjes së shtetit, zhvlerësimit dhe degjenerimit moral. Këto ka bërë në këto 10 vite, sepse nuk di të bëjë asgjë tjetër. Për të kjo është alternativa që ai u servir me sukses shqiptarëve: korrupsion dhe tallava. Kaq mjafton, sepse sipas tij këta janë shqiptarët.

Në 14 maj kemi mundësinë të ndahemi nga ky model i qeverisjes. Të ndahemi nga korrupsioni debilitues. Ju ftoj ta bëjmë këtë, është në dorën tuaj ta bëjëm këtë. Sa herë që opozita rikthen në vëmendjen e publikut megaaferën korruptive të inceneratorëve, po aq herë qeveria përpiqet të shmangë vëmendjen duke dizinformuar mbi të vërtetën e tmerrshme të kësaj afere. Kësaj radhe instrument i këtij mashtrimi është bërë vetë ERRE, Enti Rregullatori i Energjisë, duke justifikuar ekzistencën e inceneratorit të Elbasanit, duke e cilësuar atë si funksional, që madje ka prodhuar energji elektrike, dhe jo pak por 6792 MËh. Kështu pretendon ERRE në një dokument zyrtar, të publikuar në faqen zyrtare, “Të Dhënat e Tregut të Energjisë për Vitin 2022”. Sipas këtij dokumenti, Inceneratori i Elbasanit ka prodhuar energji vetëm në një muaj, në muajin gusht 2022. Sasia e energjisë elektrike të prodhuar është në total 6792 MËh (Megavatore). Por, Inceratori i Elbasanit, sipas licencës që ka marrë në ERRE ka kapacitetin e instaluar 2850 KË (kilovat) ose 2.85 MË ( Megavat).

Sipas të gjitha llogaritjeve teknike, një kapacitet i instaluar prej 2850 kilovat apo 2.85 Megavat, nuk mund te prodhoje sasinë prej 6792 Megavat orë, por maksimumi qe mund te prodhonte është sasia prej 2120 MËh (Megavat orë)

2.85 MËh x 24 ore ne dite x 31 dite = 2120 MËh maksimumi qe mund te prodhohet. Pra më pak se një e treta e sasisë që ERRE pretendon dhe që e ka zyrtarizuar ne dokumentin e saj! Kjo shifër konfirmohet edhe Raportin Vjetor të ERRE për Vitit 2022, “Mbi gjendjen e Sektorit te Energjisë” qe do i paraqitet Kuvendit në muajin Qershor 2023. Ky në fakt është edhe qëndrimi publik i administratorit shtetëror Farudin Hoxha, kur disinformon shqiptarët në lidhje me këtë aferë.

Related

Previous Post

Konfiskimi i pronave me VKM/ Reagon “Kushtetuesja” pas shtyrjes së seancës: U konstatua parregullsi në aktin e përfaqësimit

Next Post

Rama: Patentat me vlefshmëri më të gjatë, shkon në 15 vjet

Lajme të ngjashme

Seminari rajonal i OSBE-së në Durrës, në fokus lidhja mes trafikut të drogës dhe krimit të dhunshëm

Seminari rajonal i OSBE-së në Durrës, në fokus lidhja mes trafikut të drogës dhe krimit të dhunshëm

by redaktor2
09/10/2025
0

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, me mbështetjen e Departamentit për Kërcënimet Ndërkufitare të OSBE-së / Njësisë për Çështjet Strategjike të...

Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro më shumë se ofera më e ulët

Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro më shumë se ofera më e ulët

by redaktor2
09/10/2025
0

Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor ka finalizuar një nga tenderët më të rëndësishëm të saj, atë të blerjes së...

Vizitë historike e anijes ikonë të marinës amerikane USS Mount Whitney në Portin MBM, Porto Romano

Vizitë historike e anijes ikonë të marinës amerikane USS Mount Whitney në Portin MBM, Porto Romano

by redaktor2
09/10/2025
0

Porti MBM në Porto Romano ka pritur për herë të parë një nga anijet më të mëdha komanduese të ushtrisë...

Skandal në RTSH! Denoncimi: S’paguan prej 5 muajsh, por Eni Vasili ka kaluar çdo kufi!

Skandal në RTSH! Denoncimi: S’paguan prej 5 muajsh, por Eni Vasili ka kaluar çdo kufi!

by redaktor2
09/10/2025
0

Gazetarja dhe autorja e njohur, Kozeta Kurti, ka reaguar ashpër ndaj situatës në Radio Televizionin Shqiptar (RTSH), duke pretenduar se...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • CV-ja që sfidon ligjin
  • Nuk mori asnjë minutë kundër Letonisë, por Jasir Asani pritet si hero nga e… dashura
  • Ilir Meta ankimon masën e arrestit në Gjykatën e Lartë! Ish-presidenti kërkon zbutjen ose rrëzimin e…
  • Seminari rajonal i OSBE-së në Durrës, në fokus lidhja mes trafikut të drogës dhe krimit të dhunshëm
  • Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro…
  • Mori 8 mijë euro për të ndikuar në një çështje penale, SPAK zbardh akuzat për avokatin Besart Logu
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.