• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

A mund ta ndërmjetësojë Kina paqen në Ukrainë?

04/27/2023
in Rajoni & Bota, Slider
A mund ta ndërmjetësojë Kina paqen në Ukrainë?
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Kina njoftoi se do të dërgojë në Ukrainë dhe vende të tjera, një përfaqësues të posaçëm për të ndërmjetësuar një zgjidhje paqësore të luftës së Rusisë ndaj Ukrainës.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Cindy Saine, udhëheqësi kinez Xi Jinping dhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy zhvilluan dje një bisedë telefonike, bisedë që Kievi e kishte kërkuar prej kohësh.

Mes sulmesh me artileri dhe shkatërrimit të shkaktuar nga trupat ruse në Ukrainën lindore, Kina befasoi botën me njoftimin që bëri të mërkurën.

“Pala kineze do të dërgojë një përfaqësues të posaçëm të qeverisë që mbulon çështjet euroaziatike, për të vizituar Ukrainën dhe vende të tjera, me qëllimin për të zhvilluar një komunikim të thellë me të gjitha palët, për një zgjidhje politike të krizës në Ukrainë”, tha Yu Jun, zyrtar në Ministrinë e Punëve të Jashtme kineze.

Kina bëri disa njoftime publike dje, duke tërhequr vëmendjen ndaj nismës së saj diplomatike lidhur me Ukrainën. Pekini tha se udhëheqësi kinez Xi Jinping kishte zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin ukrainas.

Zoti Zelenskyy, i cili e kishte kërkuar prej kohësh një gjë të tillë, në një njoftim në Twitter i përshëndeti bisedimet.

Në Uashington, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby përshëndeti njoftimet mbi një bisedë telefonike mes dy udhëheqësve. Ai tha se është e rëndësishme që Presidenti Xi dhe zyrtarët e Republikës Popullore të Kinës të njihen me pikëpamjen e Kievit mbi sulmin e paligjshëm e të paprovokuar të Rusisë.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova tha se Moska sheh përputhje të gjerë me qasjen e Kinës, por pengesa kryesore, sipas saj, janë ato që i quajti, kërkesa jorealiste të Kievit.

Presidenti kinez vizitoi Moskën në muajin mars. Pekini ka refuzuar të dënojë sulmin rus në Ukrainë, apo të bëjë thirrje për tërheqjen e trupave të këtij vendi. Por nga ana tjetër ka bërë thirrje për vetëpërmbajtje të të gjitha palëve si dhe ka akuzuar NATO-n për nxitje të konfliktit. Nisur nga ky qëndrim, shumica e ekspertëve të politikës së jashtme, janë skeptikë mbi rolin e Kinës si një ndërmjetësuese për paqe.

Michael Kimmage i Universitetit Katolik të Amerikës, thotë për Zërin e Amerikës se është e pamundur që Kina të ofrojë një kornizë të dobishme diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit.

“Kina kërkon të luajë një rol në rindërtimin e Ukrainës, pasi është një aktor i madh ekonomik dhe një vend i madh. Por Kina nuk mund të jetë për momentin dhe as për të ardhmen, ndonjë alternativë realiste për ndonjë nga aktorët e luftës”, thotë ai.

Zoti Kimmage thotë se në lojë janë faktorë ekonomikë.

“Kina dhe Ukraina kanë patur një marrëdhënie mjaft të konsiderueshme ekonomike. Para luftës, besoj se Kina ishte partneri më i madh tregtar i Ukrainës. Pekini ka një rrjet interesash ekonomike, jo vetëm në Ukrainë, por edhe me gjerë në rajon“, shtoi ai më tej.

Ndërkohë, udhëheqësi i burgosur i opozitës ruse Alexei Navalny, bëri të ditur mërkurën se ai mund të përballet me burgim të përjetshëm lidhur me akuza për terrorizëm ndërsa autoritetet po përgatiten për një gjyq të ri kundër tij. Organizatat e të drejtave të njeriut dhe qeveritë perëndimore vazhdojnë të bëjnë thirrje për lirimin e zotit Navalny, duke i cilësuar absurde akuzat e ngritura kundër tij. /VOA

Related

Previous Post

Do hetojnë dhe komisariatet/ Do ristrukturohet policia kriminale, prioritet lufta ndaj krimit kibernetik dhe ekonomik

Next Post

Rama: Pagat e zjarrfikësve do të rritet 12-40% deri në 2024, të rinjtë t’i bashkohen këtij profesioni fisnik

Lajme të ngjashme

Iu komunikuan akuzat nga SPAK, reagon për herë të parë Ilir Meta! Zbulon dy kërkesat e ngritura për t’u hetuar nga Prokurorët: Kompania e SHBA, kujt ia dërgonte faturat

Iu komunikuan akuzat nga SPAK, reagon për herë të parë Ilir Meta! Zbulon dy kërkesat e ngritura për t’u hetuar nga Prokurorët: Kompania e SHBA, kujt ia dërgonte faturat

by redaktor2
08/04/2025
0

Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar pasi SPAK mbylli hetimet ndaj tij, duke e cilësuar të gjithë procesin si një fabrikim...

“Farsa elektorale”- Bardhi publikon pamjet nga QV e Fierit: Forma më kriminale që patronazhistët të kontrollonin çdo votë që hidhet në kuti!

“Farsa elektorale”- Bardhi publikon pamjet nga QV e Fierit: Forma më kriminale që patronazhistët të kontrollonin çdo votë që hidhet në kuti!

by redaktor2
08/04/2025
0

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi publikoi pamjet filmike që faktojnë farsën zgjedhore të 11 majit në qarkun...

Kodi i ri Penal/ “Të alarmuarit të shmangin diellin, drafti është publik për diskutim”, Rama: Problemi i Shqipërisë, ata që përdorin lirinë për…

Kodi i ri Penal/ “Të alarmuarit të shmangin diellin, drafti është publik për diskutim”, Rama: Problemi i Shqipërisë, ata që përdorin lirinë për…

by redaktor2
08/04/2025
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social “X” lidhur me debatet e fundit mbi draftin e...

Arrestimi i Ilir Metës, reagon Policia: Përdorimi i forcës për shoqërimin e subjektit u imponua nga…

Tensione gjatë komunikimit të akuzave? Ilir Meta në SPAK pasi u mor i pandehur, ja çfarë deklaron avokati

by redaktor2
08/04/2025
0

Ish-kreu i Shtetit, Ilir Meta është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme për njohjen e akuzave të ngritura ndaj...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Veprimi i Jozit me Stresin, Gjesti bën veprimin e papritur ndaj tij
  • Iu komunikuan akuzat nga SPAK, reagon për herë të parë Ilir Meta! Zbulon dy kërkesat e ngritura për …
  • “Farsa elektorale”- Bardhi publikon pamjet nga QV e Fierit: Forma më kriminale që patronazhistët të …
  • Kodi i ri Penal/ “Të alarmuarit të shmangin diellin, drafti është publik për diskutim”, Rama: Proble…
  • Tensione gjatë komunikimit të akuzave? Ilir Meta në SPAK pasi u mor i pandehur, ja çfarë deklaron av…
  • Skema Kombëtare e Investimeve 2025, Denaj: Mundësi të reja për fermerët, agropërpunuesit dhe sektori…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.