• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Vendimi për transferimin e 30 prokurorëve me hartën e re gjyqësore, KLP sjell anëtarët e vet në Tiranë në konflikt me ligjin

04/29/2023
in Kronikë, Slider
Vendimi për transferimin e 30 prokurorëve me hartën e re gjyqësore, KLP sjell anëtarët e vet në Tiranë në konflikt me ligjin
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Më 24 prill, Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi projekt-aktin për transferimin e përhershëm të tridhjetë prokurorëve si pasojë e zbatimit të hartës së re gjyqësore. Mes prokurorëve të transferuar figurojnë edhe dy anëtaret e KLP-së, Esmeralda Keshi dhe Eloida Goxhi, të cilat me vendim të kolegëve të tyre në Këshill do ta ushtrojnë detyrën në Prokurorinë e Rrethit Tiranë, pavarësisht se ligji për “statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve…” u ndalon atyre procedurat e lëvizjes paralele deri në tre vjet pas mbarimit të mandatit.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Ky përjashtim ligjor synonte të shmangte konfliktin e interesit në vendimarrjet e këshillave në sistemin e drejtësisë. Esmeralda Keshi ushtronte detyrën e drejtueses së Prokurorisë së Dibrës kur u zgjodh anëtare e KLP-së, ndërsa Eloida Goxhi drejtonte Prokurorinë e Rrethit të Beratit. Ndonëse sipas ligjit ato duhej të riktheheshin në pozicionet e tyre të mëparshme pas mbarimit të mandatit në KLP, me votat e nëntë kolegëve të Këshillit kanë siguruar secila nga një vend në Prokurorinë e Tiranës, kohë përpara se t’u përfundojë mandati.

E pyetur nga BIRN për këtë vendimarrje, Esmeralda Keshi kërkoi që pyetja t’i drejtohej Këshillit të Lartë të Prokurorisë “ që të mbajë qëndrim zyrtar dhe të sqarohet vendimarrja”. Kryetari i KLP, Alfred Balla dhe anëtarja tjetër Eloida Goxhi ishin të paaritshëm për koment. Vendimi i KLP-së për transferimet e përhershme pa pëlqim ka shkaktuar reaksion dhe është kundërshtuar nga një grup prokurorësh të shkallës së parë, të cilët e konsiderojnë vendimin në kundërshtim me parimet e ligjshmërisë, barazisë, objektivitetit dhe transparencës në zhvillimin e karrierës së prokurorëve.

Përmes një ankese drejtuar KLP-së të parë nga BIRN, prokurorët thonë se presin një proces të drejtë të zhvillimit në karrierë, nëpërmjet mekanizmave ligjorë të lëvizjeve paralele dhe rotacioneve periodike. Në reagim, prokurorët shprehen se bllokimi për një kohë të gjatë i vendeve vakante në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm të cilësuara si zyra karriere, ato të Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit, si dhe zënia e një pjesë të tyre nëpërmjet procedurave të tilla ai ajo e vendimarrjes së të hënës, vendos në pozita të pabarabarta dhe dekurajuese prokurorët.

Ata e vlerësojnë si të domosdoshme nisjen sa më shpejt të procedurave të lëvizjeve paralele për të gjithë pozicionet vakante në sistemin e prokurorisë, në përputhje me ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”. Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk është i vetmi që vendosi të transferojë në Tiranë dy anëtaret e veta, në kundërshtim me dispozitat ligjore.

Më 31 janar 2023, edhe Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi me votë unanime të anëtarëve të pranishëm që të transferonte anëtaren e vet, Marçela Shehu, nga Gjykata e Kurbinit në atë të Tiranës – e cila konsiderohet gjithashtu një gjykatë karriere. KLGJ pretendoi se nuk kishte vepruar në kushtet e konfliktit të interesit, por se kishte bërë ‘transferim të detyruar’ të gjyqtares Shehu nga Kurbini në Tiranë, për shkak se ajo gjendej jashtë strukturës organizative të gjykatës ku ishte emëruar.

Related

Previous Post

“Në bashkitë tona flasin punët”, Rama: Gjirokastra u përbuz nga qeverisja e kaluar, s’duhet të kenë më asnjë shans

Next Post

Zgjedhjet/ Berisha akuza kandidatit të PS për Librazhdin: Ka dalë nga xhepat dhe skutat e Ramës, e vetmja punë që ka bërë është…

Lajme të ngjashme

CV-ja që sfidon ligjin

CV-ja që sfidon ligjin

by redaktor2
09/10/2025
0

Ligji flet qartë: për t’u bërë zv/drejtor i përgjithshëm duhet të kesh shërbyer jo më pak se 7 vite në...

Ilir Meta ankimon masën e arrestit në Gjykatën e Lartë! Ish-presidenti kërkon zbutjen ose rrëzimin e vendimeve të GJKKO dhe Apelit

Ilir Meta ankimon masën e arrestit në Gjykatën e Lartë! Ish-presidenti kërkon zbutjen ose rrëzimin e vendimeve të GJKKO dhe Apelit

by redaktor2
09/10/2025
0

Ish-presidenti i Republikës dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka ankimuar në Gjykatën e Lartë masën e sigurisë...

Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro më shumë se ofera më e ulët

Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro më shumë se ofera më e ulët

by redaktor2
09/10/2025
0

Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor ka finalizuar një nga tenderët më të rëndësishëm të saj, atë të blerjes së...

Mori 8 mijë euro për të ndikuar në një çështje penale, SPAK zbardh akuzat për avokatin Besart Logu

Mori 8 mijë euro për të ndikuar në një çështje penale, SPAK zbardh akuzat për avokatin Besart Logu

by redaktor2
09/10/2025
0

Gjykata e Posaçme ka miratuar kërkesën e SPAK për caktimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi” ndaj avokatit Besart...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • CV-ja që sfidon ligjin
  • Nuk mori asnjë minutë kundër Letonisë, por Jasir Asani pritet si hero nga e… dashura
  • Ilir Meta ankimon masën e arrestit në Gjykatën e Lartë! Ish-presidenti kërkon zbutjen ose rrëzimin e…
  • Seminari rajonal i OSBE-së në Durrës, në fokus lidhja mes trafikut të drogës dhe krimit të dhunshëm
  • Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro…
  • Mori 8 mijë euro për të ndikuar në një çështje penale, SPAK zbardh akuzat për avokatin Besart Logu
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.