• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Veliaj në Kavajë: Kavaja ecën përpara falë bashkëpunimit qeveri-bashki. Kurrë më mbrapa te komunisti Sali dhe fuksi Ilir

04/30/2023
in Politikë, Slider
Veliaj në Kavajë: Kavaja ecën përpara falë bashkëpunimit qeveri-bashki. Kurrë më mbrapa te komunisti Sali dhe fuksi Ilir
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Drejtuesi politik i PS për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj vijoi sot turin e gjelbër drejt 14 majit në Kavajë, ku mbolli disa pemë me banorët, e u shpreh se ata e kanë zgjedhur që duan të ecin përpara me punë dhe projekte për qytetin. Ai tha se qytetarët e Kavajës nuk janë më ‘mish për top’, siç i ka trajtuar ndër vite Sali Berisha.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Kur bëmë projektin e parë në Tiranë, këndi e lodrave te Liqeni, Partisë Demokratike I duheshin njerëz për protestat dhe Saliu bërtiste: Sillini ata të Kavajës këtu ‘mish për top’. Pastaj, kur vazhduam projektin e sheshit “Skëndërbej” – Tirana e kishte braktisur Saliun totalisht, siç e ka braktisur edhe sot – dhe u duhej të bënin protesta, thoshte: Mbushe me ata të Kavajës ‘mish për top’, të vijnë të protestojnë në Tiranë. Sot i themi se Kavaja nuk është me mbush autobusë, Kavaja nuk është ‘mish për top’, Kavaja do të eci vetëm përpara, vetëm me punë, me projekte, me Edi Ramën, me Redi Krajlin dhe Partinë Socialiste. Sot Kavaja ka 12 shkolla të reja që dallojnë nga shkollat e Tiranës, në mos janë edhe më të mira. Ka ndriçim, ka gjelbërim dhe ka pastërti, ndaj duhet të vazhdojmë të ecim përpara”, tha Veliaj.

Mandej, kryebashkiaku i Tiranës tha se qyteti i Kavajës, që sapo ka filluar të shijojë frytet e bashkëpunimit mes qeverisë dhe bashkisë, dhe se duhet ecur përpara dhe jo mbrapa te komunisti Sali dhe fuksi Ilir.

“Komunisti Sali, që ishte sekretar partie edhe në atë kohë, i privilegjuar edhe në atë kohë, hante me lugë floriri edhe në atë kohë, ishte në byro edhe në atë kohë, drejtonte Partinë e Punës edhe në atë kohë, sot ka ndryshuar vetëm lëkurën, dhe në qoftë se doni një provë, ka zgjedhur Ilir Metën, fuksin e lagjes, dylekëshin, spiunin e Sigurimit, për aleat. Ndërkohë, Partia Socialiste aleancën e ka me çunat dhe gocat e Kavajës, me burrat dhe gratë e Kavajës, me gjyshet dhe gjyshërit e Kavajës, ata janë demokratët e vërtetë, jo ish-komunistët dhe ish-sigurimsat. Ish komunistët dhe ish sigurimsat e duan Kavajën për të mbushur autobusët për protestat në Tiranë, e duan Kavajën ‘mish për top’, e duan Kavajën se Tirana i ka braktisur, por sot i ka braktisur dhe Kavaja. “Mish për top” nuk ka, mbushës autobusësh nuk ka, jemi këtu për hallet tona dhe jo për hallet e tyre. Saliu ka një hall që mos i rëntë njeriu, Saliu ka një problem që mos e zëntë njeri, Saliu ka një siklet që mos i ndodhtë askujt. Sali Berisha nuk shkon dot deri në Rinas, nuk shkon dot deri në port, se është “non grata””, tha Veliaj.

Ai ftoi demokratët që të shohin dhe të mendojnë për hallet e familjeve të tyre dhe jo për hallet e Saliut dhe Ilirit, që tallen me njerëzit nga Gjiri i Lalzit.

“Saliu me Ilirin janë tek Gjiri i Lalzit tani. Janë duke u tallur me dynjanë dhe thonë: ishalla e hanë edhe kësaj here ndonjë rrenë dhe t’i përdorim “mish për top” për protesta. Nuk kanë hall çerdhet dhe kopshtet, se Saliu me Ilirin aq sa paguan stadiumin e kishin bërë një çerdhe në Kavajë, aq sa paguan stadiumin e kishin bërë një shtëpi në Kavajë për tërmetin, aq sa paguan stadiumin e kishin bërë një pako për ata që ngelën keq nga pandemia. Por, në ditën e fatkeqësisë ishte Partia Socialiste, Edi Rama dhe Redi Krali që ndërtuan shtëpitë e reja, që ndërtuan shkollat e reja, që ndërtuan çerdhet dhe kopshtet e reja. Për çdo demokrat thirrja është mos mendo udhëheqësit, se udhëheqësit i kanë punët në terezi, mendo fëmijët e tu, që do të rriten në këtë qytet, në këto çerdhe, në këto kopshte, në këto shkolla. Ne ecim përpara me Redi Kralin dhe Partinë Socialiste”, përfundoi Veliaj.

Related

Previous Post

Lokalet e 14 majit, Meta ndan fotot me të rinjtë në Tiranë: Edhe dy javë nga votëbesimi masiv për Belind Këlliçin

Next Post

Belind Këlliçi tregon 5 prioritet e programit: Stacionet do të kenë një orar të afishuar dhe autobusët do t`i lidhim me GPS

Lajme të ngjashme

Seminari rajonal i OSBE-së në Durrës, në fokus lidhja mes trafikut të drogës dhe krimit të dhunshëm

Seminari rajonal i OSBE-së në Durrës, në fokus lidhja mes trafikut të drogës dhe krimit të dhunshëm

by redaktor2
09/10/2025
0

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, me mbështetjen e Departamentit për Kërcënimet Ndërkufitare të OSBE-së / Njësisë për Çështjet Strategjike të...

Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro më shumë se ofera më e ulët

Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro më shumë se ofera më e ulët

by redaktor2
09/10/2025
0

Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor ka finalizuar një nga tenderët më të rëndësishëm të saj, atë të blerjes së...

Vizitë historike e anijes ikonë të marinës amerikane USS Mount Whitney në Portin MBM, Porto Romano

Vizitë historike e anijes ikonë të marinës amerikane USS Mount Whitney në Portin MBM, Porto Romano

by redaktor2
09/10/2025
0

Porti MBM në Porto Romano ka pritur për herë të parë një nga anijet më të mëdha komanduese të ushtrisë...

Skandal në RTSH! Denoncimi: S’paguan prej 5 muajsh, por Eni Vasili ka kaluar çdo kufi!

Skandal në RTSH! Denoncimi: S’paguan prej 5 muajsh, por Eni Vasili ka kaluar çdo kufi!

by redaktor2
09/10/2025
0

Gazetarja dhe autorja e njohur, Kozeta Kurti, ka reaguar ashpër ndaj situatës në Radio Televizionin Shqiptar (RTSH), duke pretenduar se...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • CV-ja që sfidon ligjin
  • Nuk mori asnjë minutë kundër Letonisë, por Jasir Asani pritet si hero nga e… dashura
  • Ilir Meta ankimon masën e arrestit në Gjykatën e Lartë! Ish-presidenti kërkon zbutjen ose rrëzimin e…
  • Seminari rajonal i OSBE-së në Durrës, në fokus lidhja mes trafikut të drogës dhe krimit të dhunshëm
  • Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro…
  • Mori 8 mijë euro për të ndikuar në një çështje penale, SPAK zbardh akuzat për avokatin Besart Logu
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.