• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Asociacioni i komunave me shumicë serbe, presidentja Osmani: Kosova duhet të ketë draft në përputhje me Kushtetutën, sovraniteti nuk duhet të preket!

05/02/2023
in Rajoni & Bota
Asociacioni i komunave me shumicë serbe, presidentja Osmani: Kosova duhet të ketë draft në përputhje me Kushtetutën, sovraniteti nuk duhet të preket!
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të martën se një draft i statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe duhet të prezantohet nga ana e Kosovës.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Pritjet e mia si presidente, është që Republika e Kosovës ta ketë draftin e saj sepse ne nuk guxojmë që të lejojmë që drafti i të ashtuquajturit ekip menaxhues që në realitet është draft i Vuçiqit, të bëhet bazë e negociatave, pra ta kemi draftin tonë i cili që është në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe siguron që nuk preket as sovraniteti, as integriteti territorial, ” i ka thënë mediave Osmani.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, takohen sot në Bruksel për një rund të ri bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve. Zyrtarë të BE-së kanë konfirmuar se në agjendën e takimit të sotëm pritet të jenë dy çështje kryesore: miratimi i Deklaratës për të Zhdukurit dhe paraqitja e draftit të parë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Më herët nga Qeveria e Kosovës, është bërë e ditur se një draft i statutit të Asociacionit pritet të prezantohet në Bruksel nga i ashtuquajturi grup menaxhues që është themeluar në bazë të marrëveshjes së parë në lidhje me Asociacionin të nënshkruar më 2013 mes dy vendeve. Marrëveshja për Asocacionin nuk është zbatuar kurrë, pasi Serbia këmbëngul në kompetenca të gjera për Asociacionin, ndërsa Kosova thotë se ato kompetenca do ta rrezikonin funksionalitetin e shtetit. Në anën tjetër, sa i përket pikës tjetër të takimit që ka të bëjë me personat e zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë, Osmani tha se miratimi i një deklarate për këtë çështje është shumë e rëndësishme.

“Kjo është një hap i rëndësishëm në procesin e dialogut me Serbinë sepse do ta detyrojë Serbinë që t’i hapë arkivat, aty ku gjinden edhe dëshmitë për mbi 1.600 të zhdukur me dhunë të luftës së fundit në Kosovë. Natyrisht kemi shumë dyshime në atë se çfarë do të zbatojë Serbia, megjithatë shpresojmë që pas nënshkrimit të kësaj deklarate të përbashkët nëse nuk bllokohet nga ana e Serbisë, do të përfundojë sot, partnerët ndërkombëtarë të sigurohen që çdo hap që premtohet, të zbatohet”, tha Osmani./rel

Related

Previous Post

Kushi: Stadiumi i Korcës, do të jetë një qendër që do të shërbejë si një katalizator për shumë zhvillime në qytet

Next Post

Pas autobusit, edhe parking falas/ Belind Këllici: 30 përqind e parkingjeve falas

Lajme të ngjashme

Gjyqi ndaj ish-komandantëve të UÇK-së! Deri tani janë pranuar dëshmitë e 260 dëshmitarëve

Gjyqi ndaj ish-komandantëve të UÇK-së! Deri tani janë pranuar dëshmitë e 260 dëshmitarëve

by redaktor2
09/08/2025
0

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, deri tani në prova materiale janë pranuar dëshmitë e 264 dëshmitarëve,...

Gjykata Kushtetuese e Kosovës merr vendimin, bllokon formimin e Qeverisë së re deri më 30 shtator

Gjykata Kushtetuese e Kosovës merr vendimin, bllokon formimin e Qeverisë së re deri më 30 shtator

by redaktor2
09/05/2025
0

Gjykata Kushtetuese e Kosovës njëzëri ka vendosur masë të përkohshme përmes së cilës ua ndalon deputetëve të ndërmarrin veprime si...

Specialja pret që në fund të dhjetorit të përmbyllet gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja pret që në fund të dhjetorit të përmbyllet gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

by redaktor2
09/02/2025
0

Paneli i gjyqtarëve i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë tha se mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të...

Ngërçi politik në Kosovë! Presidenca: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

Ngërçi politik në Kosovë! Presidenca: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

by redaktor2
09/01/2025
0

Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili u...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Mori 8 mijë euro për të ndikuar në një çështje penale, SPAK zbardh akuzat për avokatin Besart Logu
  • Vizitë historike e anijes ikonë të marinës amerikane USS Mount Whitney në Portin MBM, Porto Romano
  • Skandal në RTSH! Denoncimi: S’paguan prej 5 muajsh, por Eni Vasili ka kaluar çdo kufi!
  • Salianji propozon protestë në seancën e parë plenare: Të mbajmë marrëdhënie të kufizuara me Kuvendin
  • Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s/ Presidenti Čeferin mbërrin në Tiranë, pritet nga kreu i FS…
  • SPAK ngre akuza zyrtare për “korrupsion aktiv” për Gentian Sulën, Fatmir Bektashin, Shkëlqim Fushën …
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.