• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“I japin një kuptim tjetër çdo projekti”, Boçi mesazh të rinjve të Elbasanit: Ka vetëm një rrugë për t’u ringjitur në lartësinë e ëndrrave të tyre

05/02/2023
in Politikë, Slider
“I japin një kuptim tjetër çdo projekti”, Boçi mesazh të rinjve të Elbasanit: Ka vetëm një rrugë për t’u ringjitur në lartësinë e ëndrrave të tyre
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për kryetar të Bashkisë së Elbasanit Luçiano Boçi iu është drejtuar me një mesazh të rinjve, duke iu prezantuar dhe disa nga pikat e programit të tij.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Boçi shkruan se ata i japin një kuptim tjetër çdo projekti, synimi, çdo plani të tij që rreh të gjejë të ardhmen nëpër trupin e rrudhur të fuqisë së qytetit të Elbasanit.

Ai thekson se të rinjtë janë ndryshimi. “Dua t’ju them të rinjve të Elbasanit se ka vetëm një rrugë për t’u ringjitur në lartësinë e ëndrrave të tyre: Falë projekteve të zhvillimit dhe përmes ripohimit të pronësisë së tyre mbi politikën dhe pronën publike. Ata janë të parët që duhet të përfshihen në idenë time për Technopolis-in në Elbasan. Qendrat e Teknologjisë për të rinjtë në çdo lagje do të marrin këtë mision. Ata janë të parët që duhet të regjistrohen në shkollat profesionale për të mësuar si të bëjnë përpunim imazhi filmik, fotografi, në shkollën e kineastëve dhe në drejtimet e tjera profesionale që do të aktivizojmë në Elbasan, ndërsa ngremë këtu studiot e qytetit të filmit. Ata janë më të preferuarit për të nxjerrë nga harresa zejet tona të mrekullueshme, ndërsa Muzeu i Gjallë i Zejeve do të nisë të ngrihet – brenda parkut tematik tregtar të Elbasanit”, deklaron në mesazhin e tij Boçi.

NË EMËR TË RINISË…
Sa herë i rikthehem programit zgjedhor në diskutime me qytetarët, ideve të mia iu shtohet gjithmonë një rresht i ri. Përvoja e njerëzve të mi është vërtetë e paanë dhe aftësitë reflektive të tyre, të pamata. Por ka një përmasë tjetër që programi im fiton kur unë ndërveproj me të rinjtë.

Ata i japin një kuptim tjetër çdo projekti, synimi, çdo plani timit që rreh të gjejë të ardhmen nëpër trupin e rrudhur të fuqisë së këtij qyteti. Të rinjtë janë gjithnjë një hap para, gjithnjë të vëmendshëm për shenjzat premtuese të ideve që ndajmë dhe mbesin tejet kureshtarë.

Nuk e di si t’jua them se çdo gjë që kemi shkruar ka lidhje me ta. Nuk di si t’jua shpreh mirënjohjen që kanë frymëzuar një tërësi projektesh dhe ndërhyrjesh, të cilat do t’i sjellim në jetë medoemos.
Rinia jeton sot më larg nesh sesa mund të imagjinohet.

E para, sepse ata janë lodhur me dështimet tona. Për ta – nuk ka fitimtarë, aty ku dikush dështon. Nuk ka pasunarë aty ku një njeri vuan për bukë. Nuk ka drejtësi aty ku qoftë dhe vetëm një çështje provon sundimin e padrejtësisë. Ata janë lodhur me politikën dhe me dështimet etike të saj. Ata kanë nevojë për një politikë me tipare njerëzore, që nuk fyen dhe nuk ndot…

E dyta, sepse të rinjtë kanë nevojë të besojnë tek njerëzit. Të pastër prej natyre, ata nervozohen kur përballen me padrejtësinë. Për më tepër ata kanë shumë vite që gjejnë përballë vetëm njerëz që i gënjejnë. Ata kanë nevojë të besojnë me zemër te dikush. Ata jetojnë moshën e dashurisë. Si mund të pranojnë ata të ecin nëpër baltën e rrugëve të urrejtjes?

E treta, në dallim prej moshës së mesme – të rinjtë e sotëm dinë ta ndërtojnë bashkëpunimin edhe kur mes tyre lexojnë ndasi. Ata përqafohen edhe kur mendojnë ndryshe.

Për fat të keq, ne jua kemi zaptuar sheshin, rrugën, hapësirën e imagjinatës reale që ata kanë, iu kemi vrarë guximin për të besuar në një ekuacion jete të ndershme: nëse mësoj mirë, kam shanse të bëhem x,y,z, të paguhem mirë, të realizoj ëndrrën; nëse e zhvilloj këtë talent që kam, ia dal që të jem më i miri/e mira…
Ata nuk kanë dot më asnjë model të besueshëm përpara syve, hiq shëmtinë e një kulture rruge, që dikush herë pas here e pasuron me sjellje që nuk mund as të kategorizohen si normale.

Të rinjtë janë dritarja prej ku ne të gjithë mund dhe duhet ta shohim të ardhmen tonë si qytetërim. Ata përmes nesh, do të shohin të shkuarën. Është koha të mendojmë seriozisht çfarë do të shohin ata përmes nesh, në kohë, dhe sa e dhimbshme rrezikon të jetë kjo si për ta, ashtu edhe për ne…

Dua t’ju them të rinjve të Elbasanit se ka vetëm një rrugë për t’u ringjitur në lartësinë e ëndrrave të tyre: Falë projekteve të zhvillimit dhe përmes ripohimit të pronësisë së tyre mbi politikën dhe pronën publike.
Ata janë të parët që duhet të përfshihen në idenë time për Technopolis-in në Elbasan: duke mësuar si të programojnë, si të kodojnë, si të lexojnë zhvillimet më të reja të teknologjisë dhe si të përgatiten për një shkollë gjithnjë e më sfiduese. Qendrat e Teknologjisë për të rinjtë në çdo lagje do të marrin këtë mision.
Ata janë të parët që duhet të regjistrohen në shkollat profesionale për të mësuar si të bëjnë përpunim imazhi filmik, fotografi, në shkollën e kineastëve dhe në drejtimet e tjera profesionale që do të aktivizojmë në Elbasan, ndërsa ngremë këtu studiot e qytetit të filmit.

Ata janë më të preferuarit për të nxjerrë nga harresa zejet tona të mrekullueshme, ndërsa Muzeu i Gjallë i Zejeve do të nisë të ngrihet – brenda parkut tematik tregtar të Elbasanit.

Guximi për të ëndërruar është atribut i rinisë dhe shenjë e saj brenda cilitdo prej nesh, pavarësisht moshës.
Unë jam këtu sepse mbetem i ri, mbetem një guximtar i fortë i një ëndrre të mirë, mbetem një njeri që dashuron sfidat, po aq sa fitoret dhe punon fort për to.

Si prind, si mësues dhe si qytetar i parë është detyra ime që t’u jap të rinjve hapësirën e virtytit dhe frymën e forcës që i nxit të kërkojnë më shumë, të arrijnë më tepër dhe të besojnë më ndershëm tek vetja.
Unë besoj tek Ndryshimi, sepse besoj tek rinia. Ata janë Ndryshimi, ata janë zemra e tij, janë motivi i tij, janë forca reale e Ndryshimit.

Related

Tags: Boci te rinjte
Previous Post

Organizata Botërore e Qëndrueshmërisë në Panairin e Ditëve të Bujqësisë Shqiptare

Next Post

SHBA po heton Ramën dhe Veliajn/ Berisha: Prandaj nuk dalin në debat, se janë të rrethuar nga krimet

Lajme të ngjashme

Mashtrimi me kreditë në Lezhë ngre shqetësime serioze mbi praktikat e shqyrtimit të aplikimeve online nga mikrofinanca

Mashtrimi me kreditë në Lezhë ngre shqetësime serioze mbi praktikat e shqyrtimit të aplikimeve online nga mikrofinanca

by redaktor2
06/30/2025
0

Mashtrimi i 23 grave në zonën e Lezhës nga një 33-vjeçare, duke u marrë atyre kartat e identitetit, të cilat...

Ermal Dredha: Ku ta gjejmë të kemi investitorë si Kushner, resorti i tij nuk do e eklipsojë Vlorën

Ermal Dredha: Ku ta gjejmë të kemi investitorë si Kushner, resorti i tij nuk do e eklipsojë Vlorën

by redaktor2
06/28/2025
0

Vizita e vajzës së presidentit amerikan Ivanka Trump dhe Jared Kushner së fundi në Vlorë, teksa flitet për investime serioze...

Lokalet me muzikë të lartë shqetësim për pushuesit/ Proda zbarkon në Sarandë: Parandalim ndotjes akustike. Kontroll të rreptë mjeteve të lundrimit!

Lokalet me muzikë të lartë shqetësim për pushuesit/ Proda zbarkon në Sarandë: Parandalim ndotjes akustike. Kontroll të rreptë mjeteve të lundrimit!

by redaktor2
06/28/2025
0

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, zhvilloi një vizitë inspektuese në qytetin bregdetar të Sarandës këtë të...

“Travel and Tour World”: Shqipëria, një destinacion udhëtimi ultra-luksoz për turistët e elitës

“Travel and Tour World”: Shqipëria, një destinacion udhëtimi ultra-luksoz për turistët e elitës

by redaktor2
06/28/2025
0

Shqipëria i bashkohet SHBA-së, Japonisë, Zvicrës, Gjermanisë, Arabisë Saudite, Tajlandës, Italisë, Francës, Indonezisë, Vietnamit dhe Egjiptit – në një përpjekje...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Mashtrimi me kreditë në Lezhë ngre shqetësime serioze mbi praktikat e shqyrtimit të aplikimeve onlin…
  • “Ai është mbrojtësi më i mirë në Shqipëri për mua”, flet trajneri: Vllaznia ka bërë goditje të madhe…
  • “Më kanë bërë përshtypje miqësoret e tyre”, Artan Pogoni sheh një “mrekulli” të ekipeve të Superiore…
  • Luiza Gega dhe partneri saj plane për fëmijë, të rejat nga çifti i njohur!
  • Ermal Dredha: Ku ta gjejmë të kemi investitorë si Kushner, resorti i tij nuk do e eklipsojë Vlorën
  • Trafiku i kokainës, Ylli Didanit i zbulohet prona në Republikën Domenikane
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.