• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Kushi: Stadiumi i Korcës, do të jetë një qendër që do të shërbejë si një katalizator për shumë zhvillime në qytet

05/02/2023
in Politikë, Slider
Kushi: Stadiumi i Korcës, do të jetë një qendër që do të shërbejë si një katalizator për shumë zhvillime në qytet
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ishte e pranishme sot në finalen e konkursit ndërkombëtar të projektimit të stadiumit “Skënderbeu”.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Ajo tha se, ky nuk do të jetë vetëm një stadium, por do të jetë një qendër e re urbane ku do të ketë jetë gjatë 24 orëve dhe çdo ditë të javës.

“Unë besoj se asnjëherë më parë nuk është folur dhe punuar kaq shumë nga një qeveri për sportin.

Dhe këtë herë ne jemi për një ngjarje shumë të rëndësishme. Përveçse kemi ligjin e ri për sportin, përveçse se kemi një buxhet të shtuar të sportit, përveçse kemi investime të reja në infrastrukturë, ne çdo javë pothuajse kemi ngjarje të rëndësishme, evente të rëndësishme që lidhen me sportin.

Javën e kaluar ne ishin në Manchester ku nënshkruam një marrëveshje të rëndësishme për të sjellë akademinë elitare të futbollit dhe gjithashtu për të sjellë edhe klubin e futbollit për fëmijë në Durrës që do të shërbejë si një kampus jo vetëm për Shqipërinë por për të gjithë rajonin. Ndërkohë që një muaj më parë organizuam një konferencë të madhe për të analizuar arritjet dhe sfidat e sportit shqiptar.

Po kështu një muaj më parë së bashku me Ministrin Peleshi ne organizuam një ceremoni për dhënien e gradave honorifike për sportistët tanë elitarë, për kampionët tanë botërore dhe evropianë. E po të vazhdoja kështu me rezultatet e sportistëve ndoshta nuk do të ngalesha, por le të vijmë tek eventi i sotëm.

Në Korçë është gjithmonë kënaqësi të vish. Është Korça e Mësonjëtores së Parë Shqipe, është Korça e serenatave, por padyshim është edhe Korça e ekipit të Skënderbeut. Ekipit që na ka bërë krenarë ndër vite.

Korça prej vitesh është kthyer në një destinacion turistik të rëndësishëm pikërisht për shkak të këtyre vlerave dhe zhvillimeve dhe transformimeve të mëdha vitet e fundit. E vetmja gjë që i mungonte Korçës ishte pikërisht një stadium i standardeve më të mira bashkëkohore. Dhe lajmi i mirë është që ky nuk do të jetë vetëm një stadium, por do të jetë një qendër e re urbane ku do të ketë jetë gjatë 24 orëve dhe çdo ditë të javës.

Do të jetë një qendër që do të shërbejë si një katalizator për shumë zhvillime, për shumë dinamika në qytet duke integruar edhe jetën sportive kulturore, artistike, edukative, por edhe tregtare.

Dhe më vjen mirë të them kjo qendër do t’i japë jo vetëm një zhvillim të madh ekonomisë dhe turizmit të Korçës dhe të gjithë rajonit, por do të nxisë edhe më shumë ekipin e Skënderbeut për të patur rezultate si ato të vitit 2011 deri në 2016-ën ku për 6 vjet ka qenë kampion dhe është i vetmi dhe i pari ekip shqiptar që ka marrë pjesë në ndeshjet e grupeve në një kampionat evropian.

Sot zhvillojmë konkursin. I falënderoj të gjitha studiot, të gjitha skuadrat që kanë marrë pjesë dhe të shpresojmë që të kemi rezultate sa më të mira”, u shpreh ministrja Kushi.

Related

Tags: Kushi stadiumi Korce
Previous Post

Veliaj në Kavajë: Demokratët po e braktisin Berishën, respekt për ata që e lanë “vetëm” në stadium

Next Post

Asociacioni i komunave me shumicë serbe, presidentja Osmani: Kosova duhet të ketë draft në përputhje me Kushtetutën, sovraniteti nuk duhet të preket!

Lajme të ngjashme

Seminari rajonal i OSBE-së në Durrës, në fokus lidhja mes trafikut të drogës dhe krimit të dhunshëm

Seminari rajonal i OSBE-së në Durrës, në fokus lidhja mes trafikut të drogës dhe krimit të dhunshëm

by redaktor2
09/10/2025
0

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, me mbështetjen e Departamentit për Kërcënimet Ndërkufitare të OSBE-së / Njësisë për Çështjet Strategjike të...

Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro më shumë se ofera më e ulët

Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro më shumë se ofera më e ulët

by redaktor2
09/10/2025
0

Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor ka finalizuar një nga tenderët më të rëndësishëm të saj, atë të blerjes së...

Vizitë historike e anijes ikonë të marinës amerikane USS Mount Whitney në Portin MBM, Porto Romano

Vizitë historike e anijes ikonë të marinës amerikane USS Mount Whitney në Portin MBM, Porto Romano

by redaktor2
09/10/2025
0

Porti MBM në Porto Romano ka pritur për herë të parë një nga anijet më të mëdha komanduese të ushtrisë...

Skandal në RTSH! Denoncimi: S’paguan prej 5 muajsh, por Eni Vasili ka kaluar çdo kufi!

Skandal në RTSH! Denoncimi: S’paguan prej 5 muajsh, por Eni Vasili ka kaluar çdo kufi!

by redaktor2
09/10/2025
0

Gazetarja dhe autorja e njohur, Kozeta Kurti, ka reaguar ashpër ndaj situatës në Radio Televizionin Shqiptar (RTSH), duke pretenduar se...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • CV-ja që sfidon ligjin
  • Nuk mori asnjë minutë kundër Letonisë, por Jasir Asani pritet si hero nga e… dashura
  • Ilir Meta ankimon masën e arrestit në Gjykatën e Lartë! Ish-presidenti kërkon zbutjen ose rrëzimin e…
  • Seminari rajonal i OSBE-së në Durrës, në fokus lidhja mes trafikut të drogës dhe krimit të dhunshëm
  • Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro…
  • Mori 8 mijë euro për të ndikuar në një çështje penale, SPAK zbardh akuzat për avokatin Besart Logu
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.