• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Veliaj në Kavajë: Demokratët po e braktisin Berishën, respekt për ata që e lanë “vetëm” në stadium

05/02/2023
in Politikë, Slider
Veliaj në Kavajë: Demokratët po e braktisin Berishën, respekt për ata që e lanë “vetëm” në stadium
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj dhe kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, zhvilluan një takim me komunitetin librazhdiot të Kavajës dhe Rrogozhinës. Në qytetin e Kavajës, së bashku me disa demokratë, iu bashkua Partisë Socialiste edhe ish-futbollisti i njohur i kombëtares, Andi Lila, dikur edhe i propozuar si kandidat i PD për deputet.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Veliaj tha se demokratët po e braktisin masivisht partinë e tyre për shkak të Sali Berishës dhe këtë e treguan në hapjen e fushatës në Stadiumin “Arena Kombëtare”.

“E patë Saliun te stadiumi “Arena Kombëtare”? Demokratët kishin vite që dëgjonin “Arena e krimit”, “Arena e Ndragheta-s”, “Arena e mafies”, “Arena e drogës”, arena e të gjithë poshtërsive të ndryshme… Pastaj, iu duhej arena, se duhej të bënin një aktivitet dhe në atë moment, Saliu tha: “Arena e lirisë”, “Arena e demokracisë”, “Arena e fitores”! Por, respekt për demokratët. Jo vetëm për demokratë si Andi Lila, si Çiljeta, Ermal Mamaqi, e shumë të tjerë që na janë bashkuar, por respekt për çdo demokrat të thjeshtë. Sepse pasi panë Saliun që e ndërroi pllakën, e lanë tek pullë në mes të arenës, vetëm, me 22 mijë karrige bosh. Faleminderit dhe respekt, se e kanë kuptuar që nuk është me të sharë, është me të punuar; nuk është me të mallkuar, është duke përveshur mëngët dhe duke ecur përpara,” u shpreh Veliaj.

Ai tha se Sali Berisha pasi u kthye në makthin e tre brezave, tashmë kërkon të shkatërrojë edhe të ardhmen e fëmijëve tanë. “Saliu 80 vjeç, hëngri gjeneratën e gjithë gjyshërve tanë, se ai ishte edhe në sistemin komunist, si sekretar partie. Mori gjeneratën e prindërve tanë në vitet ‘90. Mori edhe gjeneratën tonë. Të gjithë këtu jemi bërë me fëmijë dhe vazhdon akoma Saliu. U bë gjenerata e pestë që merret me Sali Berishën, që do ta çojë mbrapa vendin. Ne e provuam kundër Amerikës 45 vjet. Nëse ka një njeri që do të luftojë kundër Amerikës do duhet të shikojë fatin e Saliut. Sot secili prej nesh fluturon ku të dojë, por Sali Berisha nuk del dot përtej portit dhe aeroportit. Ai thotë: “meqë unë jetoj akoma i izoluar, u izolofshin të gjithë”. Ndërkohë, ne themi: “Asnjë njeri nuk meriton të izolohet prej Saliut. Asnjë njeri nuk meriton të ketë fatin e një fuksi prej Ilir Metës dhe asnjë njeri nuk duhet ta hedhë dëm votën e vet dhe ta lërë qytetin të pistë, të pandriçuar dhe të pa investuar për qejfin e Ilirit dhe Saliut,” vijoi ai.

Edhe kreu i grupit socialist, Taulant Balla tha se Sali Berishës i duhen votat vetëm për t’i dalë kundër Amerikës dhe ftoi çdo demokrat të kuptojë që interesi i tij dhe i Ilir Metës nuk janë qytetarët. “Thotë dikush: ‘Jam demokrat. Kam 32 vjet që votoj për Partinë Demokratike’. Po, shumë mirë ke bërë, por është koha të mos t’ia japësh ti votën, mos u bëj ti fajtor t’i japësh votën Ilir Metës. Sepse Ilir Meta dhe Sali Berisha janë bërë bashkë, jo se duan të bëjnë ndonjë punë të mirë për Rrogozhinën, jo se duan të bëjnë ndonjë punë të mirë për Kavajën, harrojeni. Nuk u duhet fare bashkia atyre. Harrojeni se kanë ndonjë interes ata për këta dy kandidatët. Këta janë dy lolo që i kanë gjetur rrugës për t’i përdorur kësaj radhe. Këtyre nuk iu duhet bashkia. Këta duan ca vota t’i dalin Amerikës, t’i thonë: “shiko, se jemi edhe ne këtu, na merr edhe ne në konsideratë”. Saliu do ca vota për të hequr vulën. Nuk ia heq njeri atë “non grata-n” në ballë!” tha Balla.

Related

Previous Post

Kilicdaroglu: Do të zgjidhem president i Turqisë me 60% të votave

Next Post

Kushi: Stadiumi i Korcës, do të jetë një qendër që do të shërbejë si një katalizator për shumë zhvillime në qytet

Lajme të ngjashme

Seminari rajonal i OSBE-së në Durrës, në fokus lidhja mes trafikut të drogës dhe krimit të dhunshëm

Seminari rajonal i OSBE-së në Durrës, në fokus lidhja mes trafikut të drogës dhe krimit të dhunshëm

by redaktor2
09/10/2025
0

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, me mbështetjen e Departamentit për Kërcënimet Ndërkufitare të OSBE-së / Njësisë për Çështjet Strategjike të...

Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro më shumë se ofera më e ulët

Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro më shumë se ofera më e ulët

by redaktor2
09/10/2025
0

Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor ka finalizuar një nga tenderët më të rëndësishëm të saj, atë të blerjes së...

Vizitë historike e anijes ikonë të marinës amerikane USS Mount Whitney në Portin MBM, Porto Romano

Vizitë historike e anijes ikonë të marinës amerikane USS Mount Whitney në Portin MBM, Porto Romano

by redaktor2
09/10/2025
0

Porti MBM në Porto Romano ka pritur për herë të parë një nga anijet më të mëdha komanduese të ushtrisë...

Skandal në RTSH! Denoncimi: S’paguan prej 5 muajsh, por Eni Vasili ka kaluar çdo kufi!

Skandal në RTSH! Denoncimi: S’paguan prej 5 muajsh, por Eni Vasili ka kaluar çdo kufi!

by redaktor2
09/10/2025
0

Gazetarja dhe autorja e njohur, Kozeta Kurti, ka reaguar ashpër ndaj situatës në Radio Televizionin Shqiptar (RTSH), duke pretenduar se...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • CV-ja që sfidon ligjin
  • Nuk mori asnjë minutë kundër Letonisë, por Jasir Asani pritet si hero nga e… dashura
  • Ilir Meta ankimon masën e arrestit në Gjykatën e Lartë! Ish-presidenti kërkon zbutjen ose rrëzimin e…
  • Seminari rajonal i OSBE-së në Durrës, në fokus lidhja mes trafikut të drogës dhe krimit të dhunshëm
  • Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro…
  • Mori 8 mijë euro për të ndikuar në një çështje penale, SPAK zbardh akuzat për avokatin Besart Logu
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.