• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Premtimi i Roland Bejkos: Shpallim burgun 313 muze! Vilën e Enver Hoxhës e kthejmë në qendër për edukimin kundër komunizmit

05/03/2023
in Politikë, Slider
Premtimi i Roland Bejkos: Shpallim burgun 313 muze! Vilën e Enver Hoxhës e kthejmë në qendër për edukimin kundër komunizmit
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën, Roland Bejko zhvilloi një takim me qytetarët ku premtoi se do të shpallin Muze të Krimeve të Komunizmit burgun 313 në Tiranë, burg që gjatë diktaturës komuniste ka shërbyer si vend paraburgimi dhe përqendrimi të të burgosurve.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Po ashtu Bejko tha se vilën 31 të Enver Hoxhës do ta bëjnë qendër të edukimit dhe formimit për kujtesën e komunizmit. Po ashtu, kandidati demokrat tha se Bashkia do të krijojë një aplikacion guidë të vendeve të kujtesës në Tiranë që t’iu shërbejë si turistë të huaj ashtu edhe qytetarëve shqiptarë.

“Ne do ta shpallim muze vendin e vuajtjes së dënimit në burgun 313, ndërkohë që vilën 31 të Enver Hoxhës do ta bëjmë qendër të edukimit dhe formimit për kujtesën e komunizmit. Më hollësisht do të rivlerësojmë emrat e të gjithë rrugëve dhe shkollave të kryeqytetit në bashkëpunim me grupet interesit dhe shoqërinë civile për të shkëputur simbolikat më të rënda të së kaluarës komuniste. Do të memorializojmë kujtesën dhe krimet e komunizmit dhe vuajtjet në burgjet komuniste, vendet e internimit duke ngritur muzeun e krimeve të komunizmit në Tiranë për 32 vite nga klasa politike aktuale dhe ajo që ishte, kjo gjë nuk ndodhi, nuk e bënë, nuk donin.
Do të ngremë një park të tipit open air museum, për personat e zhdukur ose të vrarë në burgjet e komunizmit. Vilën e Enverit do ta kthejmë në qendër kreative për edukimin kundër komunizmit në Shqipëri dhe në oborrin e vilës do të vendosim një memorial në përputhje me ligjin numër 10 241/2010. Do të krijojmë një aplikacion guidë të vendeve të kujtesës në Tiranë që t’iu shërbejë si të interesuarve turistë të huaj ashtu edhe qytetarëve shqiptarë”.

“Do të përgatisim një projektligj për shtresën e ish të përndjekurve politikë, për banesat publike dhe shërbimet shëndetësore. Si edhe do të ketë subvencione për udhëtimin e ish të përndjekurve politikë në transportin publik, të atyre të cilët nuk i kanë mundësitë për ta kryer një transport të tillë me shpenzimet e tyre. Ashtu siç është për veteranët e luftës, apo shtresa të tjera në nevojë në shoqërinë shqiptare. Kryetari i bashkisë nuk ka bërë asgjë nga këto, kuptohet se pse jo. Sepse në fund të fundit ai rrjedh nga linja e xhelatëve dhe jo e viktimave të komunizmit. Ai ka lejuar që hapësira publike në kryeqytet të bëhet shesh i shfaqjes së simbolikave të diktaturës dhe të përdoret nga nostalgjikë të diktaturës, të cilët hyjnë dhe lëndojnë kujtimin e viktimave të regjimit”, u shpreh Bejko.

1- Rivlerësim i të gjitha emrave të rrugëve dhe shkollave të kryeqytetit në bashkëpunim me grupet e interesit dhe shoqërinë civile, duke vlerësuar emërtimet e tyre me qëllim shkëputjen e simbolikave me të rënda të së kaluarës komuniste, në formën e memorialëve, pllakave përkujtimore të shpërndara në të gjithë territorin e Tiranës.
2- Memorializimi i kujtesës mbi krimet e komunizmit dhe vuajtjeve në burgjet e komunizmit, vendet e internimit, përmes ngritjes së Muzeut të Krimeve të Komunizmit në Tiranë. Ish godina e burgut 313, e ndërtuar nga italianët më 1942 ngjitur sot më Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave, gjatë diktaturës komuniste ka shërbyer si vend paraburgimi dhe përqendrimi të të burgosurve që vinin kryesisht nga kampet dhe burgjet e Shqipërisë.
3- Ngritja e një Parku të tipit “open air museum” në Tiranë (mbase diku tek Bulevardi i Ri) për personat e zhdukur/vrarë në burgjet e komunizmit.
4- Insistimi për kthimin e “vilës së Enverit” në një qendër kreative për edukimin kundër komunizmit në Shqipëri dhe vendosja në oborrin e vilë së një memoriali/monument/obelisk sipas Ligjit Nr. 10 241/2010.
5- Krijimi i një aplikacioni Guidë e vendeve të kujtesës në Tiranë

Related

Previous Post

“Pagat, sa në Rajon”, Rama me mjekë e infermierë të Klosit dhe Matit: Nëse do kemi lajme të mira nga Shpiraga, do arrijmë tjetër nivel

Next Post

Dita Botërore e Shtypit/ Begaj takim me gazetarët: Një media e lirë dhe transparente shpreh të vërtetat e paanshme për shoqërinë demokratike

Lajme të ngjashme

Seminari rajonal i OSBE-së në Durrës, në fokus lidhja mes trafikut të drogës dhe krimit të dhunshëm

Seminari rajonal i OSBE-së në Durrës, në fokus lidhja mes trafikut të drogës dhe krimit të dhunshëm

by redaktor2
09/10/2025
0

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, me mbështetjen e Departamentit për Kërcënimet Ndërkufitare të OSBE-së / Njësisë për Çështjet Strategjike të...

Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro më shumë se ofera më e ulët

Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro më shumë se ofera më e ulët

by redaktor2
09/10/2025
0

Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor ka finalizuar një nga tenderët më të rëndësishëm të saj, atë të blerjes së...

Vizitë historike e anijes ikonë të marinës amerikane USS Mount Whitney në Portin MBM, Porto Romano

Vizitë historike e anijes ikonë të marinës amerikane USS Mount Whitney në Portin MBM, Porto Romano

by redaktor2
09/10/2025
0

Porti MBM në Porto Romano ka pritur për herë të parë një nga anijet më të mëdha komanduese të ushtrisë...

Skandal në RTSH! Denoncimi: S’paguan prej 5 muajsh, por Eni Vasili ka kaluar çdo kufi!

Skandal në RTSH! Denoncimi: S’paguan prej 5 muajsh, por Eni Vasili ka kaluar çdo kufi!

by redaktor2
09/10/2025
0

Gazetarja dhe autorja e njohur, Kozeta Kurti, ka reaguar ashpër ndaj situatës në Radio Televizionin Shqiptar (RTSH), duke pretenduar se...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • CV-ja që sfidon ligjin
  • Nuk mori asnjë minutë kundër Letonisë, por Jasir Asani pritet si hero nga e… dashura
  • Ilir Meta ankimon masën e arrestit në Gjykatën e Lartë! Ish-presidenti kërkon zbutjen ose rrëzimin e…
  • Seminari rajonal i OSBE-së në Durrës, në fokus lidhja mes trafikut të drogës dhe krimit të dhunshëm
  • Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro…
  • Mori 8 mijë euro për të ndikuar në një çështje penale, SPAK zbardh akuzat për avokatin Besart Logu
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.