“Frymë, organizim dhe bashkëpunim, të gjithë së bashku drejt fitores së 14 Majit!” Ky është mesazhi i drejpërdrejtë që deputeti Xhemal Qefalia ka drejtuar për të gjithë qytetarët e kryeqyetit teksa ka zhvilluar disa takime në kuadër të fushatës elektorale të 14 Majit, në qarkun e Tiranës.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Qefalia ka shpërndarë disa foto nga takimi me banorët në zyrën e PS, kryesisht të rinjë në zonën e Freskut por jo vetëm.
Këto takime që janë kudo në tererenë, me sa duket deputeti Qefalia i zhvillon shpesh, pasi pjesë të ndryshme të takimeve ai i publikon në profilin e tij.


