• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Nga KombinArt te investimet në Bulevardin e Ri”, Veliaj tregon projektet e reja për kulturën dhe artin në Tiranë

05/04/2023
in Politikë, Slider
“Nga KombinArt te investimet në Bulevardin e Ri”, Veliaj tregon projektet e reja për kulturën dhe artin në Tiranë
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti zhvilluan një takim me artistët e Tiranës, me të cilët biseduan për disa nga projektet ikonike që pritet të realizohen në kryeqytet me fokus artin dhe kulturën. Veliaj renditi disa nga investimet e kryera nga Bashkia e Tiranës për artin dhe kulturën në kryeqytet, duke filluar nga Amfiteatri i ri e deri te KombinArt, lagjja e re në Kombinat, ku do të ketë disa ndërtesa ekskluzive për instalacione, skulpturë dhe pikturë.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Kemi futur një traditë shumë të mirë në shkolla, të cilat i pajisim edhe me një sallë koncertore, siç rasti sallës ‘Tonin Arapi’ te Liceu, apo ‘Avni Mula’ te shkolla ‘Servete Maçi’, ose te shkolla ‘Lasgush Poradeci’ në Kombinat. Po mundohemi të mbjellim këtë lloj akupunkture artistike në qytet. Kemi edhe kinemanë ‘Maks Velo’, e cila përdoret edhe nga kundërshtarët tanë për takime. Po bëjmë një ndërhyrje shumë të madhe në Kinostudio dhe sapo morëm mbrapsht kinema ‘Agimin’ nga privati, e cila do të hapet së shpejti. Jemi duke punuar me një kompani prestigjioze për zonën e artistëve te Komuna e Parisit, po ashtu po punojmë për ‘KombinArt-in’; pra, të kemi disa ndërtesa ekskluzive për instalacione, skulpturë dhe picture. Të njëjtën gjë do të bëjmë edhe tek lagja e re ‘5 Maji’”, tha Veliaj.

Mandej, ai foli edhe për disa investime të tjera që do të vendosen në Bulevardin e Ri të Tiranës. Veliaj tha se është gjetur zgjidhja për punimet te Teatri i Ri, kur tha se për hyrjen e makinerive të mëdha do të përdoret hapësira te ish-Drejtoria e Burgjeve, mes Ministrisë së Transporteve dhe Torre Drinit, në mënyrë që Pedonalja të vazhdojë normalisht.

“Gara e parë që hapëm për Bulevardin e Ri ishte për Pallatin e Ri të Koncerteve sepse ajo që kemi është ezauruar si hapësirë. Ka mbërritur dita që opozita bën fushatë me luftë ndaj Amerikës, luftë me pemët dhe me artistët, çka do të thotë se shumicën e gjërave i kemi rregulluar në atë farë feje, sa tani jemi duke diskutuar për bindjen e Noizy-t dhe Rita Orës. Në anën tjetër të Bulevardit të Ri është përcaktuar hapësira për një muze të artit modern. Edhe Teatri i Kukullave do të jetë një tjetër hapësirë e restauruar”, tha Veliaj.

Related

Previous Post

Mblidhet komiteti Shqipëri-Azerbajxhan, Balluku: Ka ardhur koha për linjë direkte fluturimi Tiranë-Baku

Next Post

“Refuzim mbarëkombëtar në 14 maj për modelin e arrogancës”, Meta: Qeveria kërkon me mjete kriminale, të detyrojë qytetarët përmes presionit që të pranojnë…

Lajme të ngjashme

“Nxis publikun të denoncojë çdo rast”- Siguria në plazhe, Balla: Duhet rritje e vigjilencës, përgëzoj policinë për reagimin e shpejtë

Berisha e quajti 21 Janarin krim shtetëror pa dashje, reagon Balla: Saliu urdhëruesi politik i vrasjeve në bulevard

by redaktor2
08/05/2025
0

Ministri i Shtetit, Taulant Balla, ka reaguar me një video të publikuar në rrjetet sociale, pas deklaratave të fundit të...

Çështja “Bankers”, Gjykata e Apelit shtyn për nesër vendimin për masat e sigurisë

Çështja “Bankers”, Gjykata e Apelit shtyn për nesër vendimin për masat e sigurisë

by redaktor2
08/05/2025
0

Gjykata e Apelit për Juridiksionin e Përgjithshëm ka vendosur të shtyjë për ditën e nesërme shpalljen e vendimit mbi masat...

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda takim me përfaqësuesin e Ambasadës Kineze: Marrëveshje e re dhe pikë kontakti për të goditur krimin ndërkombëtar

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda takim me përfaqësuesin e Ambasadës Kineze: Marrëveshje e re dhe pikë kontakti për të goditur krimin ndërkombëtar

by redaktor2
08/05/2025
0

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda priti në një takim zyrtar, Ministër-Këshilltar i Ambasadës Kineze...

Aksident i shumëfishtë në autostradën Fier- Lushnjë, disa mjete përplasen mes tyre, 2 të plagosur

Aksident i shumëfishtë në autostradën Fier- Lushnjë, disa mjete përplasen mes tyre, 2 të plagosur

by redaktor2
08/05/2025
0

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Fier-Lushnje, në afërsi të pushimit të shoferit Disa mjete...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
  • Berisha e quajti 21 Janarin krim shtetëror pa dashje, reagon Balla: Saliu urdhëruesi politik i vrasj…
  • Çështja “Bankers”, Gjykata e Apelit shtyn për nesër vendimin për masat e sigurisë
  • Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda takim me përfaqësuesin e Ambasadës Kineze: Marrëveshj…
  • Aksident i shumëfishtë në autostradën Fier- Lushnjë, disa mjete përplasen mes tyre, 2 të plagosur
  • Berisha dënon thirrjet antishqiptare në Kumanovë: Nacionalizëm primitiv dhe akt racist kundër shqipt…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.