• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Stadiumi i Vlorës, Kushi: Një qendër ku do të ndërthuren jeta sportive, kulturore, edukative dhe tregtare

05/06/2023
in Politikë, Slider
Stadiumi i Vlorës, Kushi: Një qendër ku do të ndërthuren jeta sportive, kulturore, edukative dhe tregtare
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi u shpreh sot se stadiumi i ri i Vlorës do të jetë një qendër e re për qytetin.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Kushi u shpreh se i detyrohemi ‘Flamurtarit’, që ky shkëlqim të rikthehet, që tradita të vazhdojë dhe të përcillet brez pas brezi, por po ashtu i detyrohemi edhe Vlorës.

“Ishim pikërisht këtu, në këtë sallë një muaj më parë kur festuam 100 vjetorin e klubit shumësportësh Flamurtari.
100 vite plot me suksese, plot me arritje, por edhe me sfida, vështirësi, sigurisht nuk ka qenë e lehtë, ka patur ngritje por edhe ulje, por ajo që ka qenë gjithmonë e pandryshuar, ka qenë pasioni për sportin, për Flamurtarin, për Vlorën dhe veçanërisht për futbollin.

Flamurtari edhe në arenën ndërkombëtare ka patur arritje të spikatura. Do të veçoja sezonin e vitit 1987-1988 kur Flamutrari u seleksionua në çerekfinalen e UEFA-s, madje arriti të fitonte edhe me Barcelonën. Kanë qenë golat e Kushtës, Vasil Rucit, por edhe shumë sportistë të tjerë që e kanë bërë krenar jo vetëm Vlorën, por të gjithë kombin shqiptar.

E pra, ne i detyrohemi Flamurtarit, i detyrohemi që ky shkëlqim të rikthehet, që tradita të vazhdojë dhe të përcillet brez pas brezi, por po ashtu ne i detyrohemi edhe Vlorës.

Vlora tashmë është një qytet evropian. Është një destinacion turistik i preferuar nga turistë nga shumë vende jo vetëm të Evropës, por edhe të botës. Është një destinacion për bukuritë natyrore për vlerat qe ka, por natyrisht edhe për investimet madhore në çdo fushë.
Lungomare e mrekullueshme, qyteti historik, qendra historike, e patjetër nuk mungoje edhe një stadium i standardeve bashkëkohore. Prandaj ne sot jemi këtu, për këtë konkurs ndërkombëtar, për të zgjedhur jo thjesht projektin e një stadiumi, por një qendre të re për Vlorën. Një qendër që do të ketë jetë 24 orë të ditës të 7 ditë të javës. Një qendër ku do të ndërthuren jeta sportive, por edhe artistike, kulturore, edukative dhe tregtare padyshim.

Unë besoj se pozicioni strategjik, vendndodhja e stadiumit është kaq e përshtatshme për të bërë më të mirën, dhe besoj se në këtë 100 vjetor nuk mund të ketë dhuratë më të mirë për Vlorës sa një projekt i tillë.

Unë i falënderoj me zemër të gjitha studiot që morën pjesë në këtë konkurs. Sot do të shohim tre projektet finaliste dhe mes tyre do të zgjedhim projektin që do të zbatohet”, tha ministrja Kushi.

Related

Tags: Kushi stadiumi VLORES
Previous Post

“Na votoni të vijojnë investimet”, Veliaj: Në këto 7 ditë, të bindim sa më shumë persona

Next Post

Dalin sot përgjigjet e lotarisë amerikane, ja si të kontrolloni nëse jeni fitues i programit të vizave

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.