• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Lëvizin të armatosur dhe me makina pa targa”/ Floriana Garo nxjerr emrat e zyrtarëve: Kërcënojnë kandidatët e opozitës, nuk po i lejojnë të bëjnë fushatë! ODIHR të informohet

05/09/2023
in Politikë, Slider
“Lëvizin të armatosur dhe me makina pa targa”/ Floriana Garo nxjerr emrat e zyrtarëve: Kërcënojnë kandidatët e opozitës, nuk po i lejojnë të bëjnë fushatë! ODIHR të informohet
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Zëdhënësja e PD, Floriana Garo në një intervistë për mediat ka denoncuar se qeveria e Edi Ramës po përpiqet të bllokojë opozitën që mos të bëjë fushatë për zgjedhjet e 14 majit.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Garo rendit emra të zyrtarëve të cilët po kërcënojnë kandidatët e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ duke mos i lënë të bëjnë fushatë, ku theksoi se këta persona lëvizin të armatosur me makina pa targa në të gjitha akset e rrugëve dhe se policia nuk po merr asnjë masë.

Sakaq shtoi se OSBE-ODHIR duhet t’i informohet lidhur me këto abuzime dhe t’i konsiderojë për raportin final të zgjedhjeve të 14 majit.

Deklarata e plotë:

Përpjekja për të frikësuar opozitën e vërtetë, duke përdorur Policinë, që thotë se është e shtetit, po i përket pushtetit, apo çdo mashë tjetër të qeverisë nuk na tremb, por na bën me dije se qeveria është e trembura, që nga dëshpërimi i humbjes kërkon shpëtim tek aktet e rrugaçërisë. Në Tiranë, Policia Bashkiake është dërguar për të mbyllur zyrat e degëve të Partisë Demokratike dhe koalicionit Bashkë Fitojmë. Banditë me uniformë, në shkelje të çdo kodi etik dhe elektoral kanë shkuar në zyrat e degëve 2 dhe 5, me urdhrin e mbylljes në dorë. Përpjekja për t’i mbyllur opozitës çdo shteg komunikimi me zgjedhësit, pasi i grabitën vulën dhe i caktuan drejtuesin e koalicionit kundër vullnetit të anëtarëve, i bën të duken të vegjël dhe në panik nga vala popullore që u është kthyer kundra. Banditë të tjerë i gjeni edhe në Cërrik. Tek një zyrtar i shtetit, shefi i Komisariatit qe përdhos cdo ditë uniformën, duke u shndërruar në shoqërues të kandidatit PS. Bedri Hasani, pa mandat, dhe në shkelje të ligjit bën kontrolle nëpër lokale e shtëpi të mbështetësve të opozitës.

Jo larg Cërrkiut, në Lushnjë, Policia Bashkiake ka shkuar në mënyrë demonstrative para selisë së PD me qëllim për të hequr banderolën elektorale. Meqë vjen Rama nesër dhe meqë nuk e duron dot banderolën me sloganin e Bashkë Fitojmë, cubat e tij në Lushnjë duan që Rames të mos ja zërë sytë asgjë e pahijshme. Faktin se e bëjnë për Ramën e ka dëshmuar vetë një prej policëve që u ka thënë përfaqësuesve të opozitës: hiqeni sot dhe mund ta vini sërish nesër.

Më alarmante gjendja është në Pukë, ku taborret e Gjon Gjonajt, në Polici dhe administrate, kanë filluar një fushatë të hapur kërcënimesh me qëllim trembjen e opozitarëve. Zyrtare të Komisariatit te Policise Puke, dhe persona me precedentë kriminalë, qe kane mbështetjen e policisë, u bejnë presione nga me te ndryshmet qytetareve per te votuar Gjon Gjonin.

1-Fiqiri Dani, shefi i komisariatit Policise Puke, thërret ne zyre qytetaret dhe vartesit e tij duke u bere presion mos te dalin të votojnë ne te kundert do kenë pasoja.

2-Imer Rexha, punonjes i policise së Rendit, shperndan para per blerje votash ne Puke.

3-Ndue Jaku punonjes i policise Rrugore, shperndan para per blerje votash ne Gjegjan.

4-Sokol Frroku, shoferi i kryetarit të bashkise Puke, i sapodalë nga burgu me precedent penal lëviz i armatosur në qytet.

5-Besmir Selmani, me precedentë penal, i sapodalë nga burgu, lëviz i armatosur

6-Ed Ndoja, kontigjent policie, lëviz i armatosur

6-Zef Luka, me precedentë penal, i denuar, leviz ne zonen e Gjegjanit i armatosur

7-Lek Luka me precedentë penal, i denuar, leviz ne Gjegjan i armatosur

8-Ndue Luka, kryeplak i fshatit Gjegjan, me precedent kriminal, leviz ne Gjegjan i armatosur.

9-Gjin Gega, pergjegjes i OSHEE-se Fushe-Arrez, kërcënon njerëz

10- Lul Mema, admistrator i Njësisë Rrape, shpërndan para për blerje votash

Keta persona, ne bashkepunim, levizin te armatosur me makina pa targa ne te gjitha akset e rrugeve te bashkise Puke, bllokojne rruget dhe ndalojne qytetare dhe perfaqesues te opozites, duke mos i lenë te bejne fushatë. Kush kundershton dhunohet fizikisht ose shoqerohet ne polici. Policia është vënë në dijeni, por nuk merr asnje mase ndaj tyre, madje bashkepunon me ta. Grupi i Gjegjanit ka në përdorim 12 radio policie dhe komunikojne për levizjet dhe ndjekjet qe i bejne çdo personi dhe perfaqesuesi te opozites kur hyn ne zonën e tyre. Koalicioni Bashkë Fitojmë i bën thirrje Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, që të tërheqë menjëhere policët e kthyer në banditë, nga Lushnja në Cërrik e deri në Pukë e më tej.

Përdhosja e uniformës është një akt i turpshëm për të gjithë trupën e policisë dhe profesionistët e saj. I bëjmë thirrje Prokurorisë të nisë hetimet për këto shkelje flagrante të lirisë së shprehjes dhe dhunën që ushtrohet mbi këtë premisë.

I kërkojmë OSBE-ODHIR që ti marrë shënim të gjitha këto abuzime dhe t’i konsiderojë për raportin final të zgjedhjeve të 14 majit.

Related

Previous Post

Presidenti Begaj dekoron me titullin “Mjeshtër i Madh” piktorin e njohur Helidon Haliti

Next Post

Pak ditë para zgjedhjeve, Luçiano Boçi u drejtohet punonjësve të administratës në Elbasan: Pres pyetjet tuaja, nëse mendoni se…

Lajme të ngjashme

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike njofton: Kujdes, mos bini pre e mashtrimeve online!

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike njofton: Kujdes, mos bini pre e mashtrimeve online!

by redaktor2
06/08/2025
0

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka paralajmëruar qytetarët për një skemë të rrezikshme mashtrimi, që po qarkullon përmes mesazheve të...

Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë

Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë

by redaktor2
06/07/2025
0

Pak orë para sfidës së shumëpritur Shqipëri–Serbi, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka shpërndarë një mesazh emocionues për kombëtaren kuqezi....

Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfen prapaskenat në podcast

Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfen prapaskenat në podcast

by redaktor2
06/07/2025
0

Alesio Shahini, i cili këtë vit u shpall Mister Imazhi, ka ndarë për herë të parë emocionet dhe prapaskenat e...

Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”

Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”

by redaktor2
06/07/2025
0

Ambla Arbana është shpallur fituese e kurorës Miss Beauty Shijak 2025, duke rrëmbyer zemrat e jurisë dhe të publikut me...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike njofton: Kujdes, mos bini pre e mashtrimeve online!
  • Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë
  • Diora Kuci, fituesja e çmimit Miss Show Girl 2025, rrëfen pasionin për pasarelat dhe modelingun
  • Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfe…
  • Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”
  • Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.