• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Veliaj nis turin e falënderimeve në çdo njësi: Mirënjohje çdo qytetari që na votoi, do bëjmë 2 herë më shumë punë

05/20/2023
in Politikë, Slider
Veliaj nis turin e falënderimeve në çdo njësi: Mirënjohje çdo qytetari që na votoi, do bëjmë 2 herë më shumë punë
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj së bashku me kryetaren e Këshillit Bashkiak, Romina Kuko kanë nisur nje tur falenderemish në të gjitha njësitë bashkiake, pas fitores të zgjedhjeve të 14 majit.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Gjatë ndalesës në Lagjen 13, Veliaj tha se ndihet mirënjohës ndaj çdo qytetari që i dha votën atij dhe Partisë Socialiste, duke marrë edhe shumicën në Këshillin Bashkiak, ndërsa nënvizoi se puna do të vijojë pandërprerë me projektet e nisura edhe në këtë njësi.

“Është shumë e rëndësishme që institucionin e mirënjohjes ta kemi po aq të fortë sa institucionin e fitores. Me një mirënjohje të madhe mezi pres që, duke filluar nga java tjetër, të zgjidhim përfundimisht situatën te Kopshti Botanik dhe të vazhdojmë me atë investim. Kemi parë se si Kopshti Zoologjik ia rriti vlerën të gjithë asaj prone. Tani që kemi zgjidhur dhe problematikën e lotit të fundit të shkollave, të vijojmë me dy shkollat e fundit që kemi te Liqeni i Thatë dhe të sigurohemi që, edhe te cepi i Kopshtit Botanik, por dhe te Parku Olimpik, të ngrihen dy shkollat e reja, për t’i provuar çdo skeptiku që nuk i bëjmë për fushatë. Tani që mbaroi fushata do bëjmë dy herë më shumë, thjesht për të garantuar që qytetarët e kanë çuar votën jo te një entuziazëm i momentit elektoral, por te një organizatë, te një ekip, te një parti si partia jonë, që në fakt punon përditë, sikur çdo ditë të jetë dita e fundit e fushatës,” u shpreh Veliaj.

Ai falenderoi edhe çdo anëtar të Partisë Socialiste që ka punuar për këtë fitore.

“Sot është shumë e modës të jesh socialist. Sot është shumë e modës të vish me fitimtarët. Sot është shumë e modës të jesh pjesë e korit të fitores. Nuk ka qenë gjithmonë kështu. Ka qenë një kohë kur ishe socialist dhe rriheshe në mes të sheshit “Skënderbej”. Kur protestoje si ne 21 Janar, vriteshe me plumba në mish. Për të gjithë ata që janë thinjur në shërbim të forcës sonë dhe të familjes sonë, në ditët më të vështira ku nuk ishte e modës, kur nuk ishim shumicë, meritojnë të gjithë duartrokitjet, gjithë urimin, gjithë respektin dhe mirënjohjen tonë. Ne e kemi këtë betejë për mendjen dhe zemrat e njerëzve. Nuk e kemi për sytë dhe për xixat, edhe për fishekzjarret, edhe për ekranet led, edhe për kostot e stadiumit. Ne këtë e kemi për të dhënë njerëzve një mesazh që aty ku disa kanë mbjelle sherr dhe përçarje, ne do mbjellim pemë dhe oksigjen. Doli që vërtetë fushata ishte me kosto të vogël, por me fitore të madhe,” deklaroi më tej Veliaj.

Related

Previous Post

Begaj në betimin e Presidentit të ri të Malit të Zi: Komuniteti malazez në Shqipëri është urë e fortë miqësie

Next Post

“Risolla xhaketat e vdekura të komunizimit” Shpërthen Helidon Kastrati, ja mesazhi i fotos Rama-Soros

Lajme të ngjashme

Operacioni kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, SPAK: 52 masa sigurimi dhe miliona euro të sekuestruara në Shqipëri dhe Itali

Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Janarin

by redaktor2
08/22/2025
0

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka publikuar në faqen e saj zyrtare përgjigjet e disa prej pyetjeve të drejtuara nga gazetarët....

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

by redaktor2
08/22/2025
0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka shprehur shqetësime për situatën aktuale në Shqipëri, duke theksuar sfidat...

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

by redaktor2
08/22/2025
0

3 gushti ishte dita me konsumin më të lartë të energjisë për vitin 2025. Kjo e dhënë u bë publike...

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

by redaktor2
08/22/2025
0

Deputetja e sapozgjedhur e Partisë Demokratike, Manjola Luku ka shprehur indinjatën e saj për propagandën që përdor kryetari i bashkisë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Nis epoka e re për Teutën! Zbuloni risitë e presidencës dhe emrat big të ekipit
  • E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit
  • Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Jan…
  • Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat
  • Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet …
  • Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromë…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.