• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Paketë e re ndihme ushtarake, G-7 ofron mbështetje afatgjatë për Ukrainën

05/21/2023
in Rajoni & Bota
Paketë e re ndihme ushtarake, G-7 ofron mbështetje afatgjatë për Ukrainën
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Presidenti amerikan njoftoi se Shtetet e Bashkuara do t’i japin Ukrainës një paketë të re ndihme ushtarake me vlerë prej 375 milionë dollarësh. Presidenti Biden tha se ndihma përfshin municione, mjete të blinduara dhe pajisje të tjera për forcat ukrainase. Udhëheqësit e G-7 i bën jehonë deklaratës së Presidentit Biden, ndërsa kancelari gjerman dhe presidenti francez u shprehën kundër çdo zgjidhjeje pa tërheqjen paraprake të të gjitha trupave ruse nga Ukraina.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Gjatë ditës së fundit të takimit treditor të G-7-ës në Hiroshima të Japonisë, Presidenti Joe Biden njoftoi për një ndihmë të re ushtarake prej 375 milionë dollarësh.

“Sot po njoftoj për një paketë që përfshin më shumë municione, artileri dhe automjete të blinduara për të forcuar aftësitë e Ukrainës në fushën e betejës. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë ta ndihmojnë Ukrainën të mbrohet, të rimëkëmbet dhe të rindërtohet. Bashkë me udhëheqësit e tjerë në këtë takim, ne do të vazhdojmë ta mbështesim Ukrainën dhe unë premtoj se kjo nuk do të ndryshojë”, tha Presidenti Joe Biden gjatë takimit me homologun ukrainas, Zelensky.

“Faleminderit shumë zoti president. Fillimisht faleminderit për ndihmën dhe mbështetjen tuaj dhe për këtë ndihmë të re. Faleminderit shumë nga populli im dhe jam shumë i lumtur që kemi marrëdhënie kaq të forta”, tha Presidenti Zelensky.

Udhëheqësit e demokracive më të pasura në botë i bënë jehonë deklaratës së zotit Biden duke u zotuar se do të vazhdojnë mbështetjen për Ukrainën, një paralajmërim drejtuar presidentit rus Vladimir Putin i cili përmes një deklarate të lëshuar nga Kremlini tha se forcat ruse kishin marrë nën kontroll qytetin e Bakhmutit.

Sulmi në qytetin lindor ukrainas, pothuajse i rrafshuar nga lufta, u drejtua nga trupa të grupit të mercenarëve Wagner, udhëheqësi i të cilit Yevgeny Prigozhin tha se trupat e tij më në fund i kishin përzënë ukrainasit nga zona e fundit brenda qytetit.

“Ushtarët ukrainas sot kryejnë një detyrë shumë të rëndësishme ndërsa mbajnë pozicionet e tyre në Bakhmut, vendndodhje që do t’i mbajmë sekret. Kjo do të thotë se qyteti i Bakhmutit nuk është pushtuar nga Federata Ruse. Nuk mund të ketë asnjë një interpretim tjetër të situatës”, tha Presidenti Zelensky.

Dy udhëheqësit kryesor evropian në takimin e G-7, Kancelari Olaf Scholz dhe Presidenti Emmanuel Macron u shprehën kundër çdo mundësie që lufta të shndërrohej në një “konflikt të ngrirë”, ose kundër çdo propozimi për bisedime paqeje pa tërheqjen e trupave ruse.

“Ka shumë sugjerime se si mund të sigurohet paqja dhe si është e mundur të dalësh nga kjo luftë. Është gjithashtu e rëndësishme që të kuptohet se kjo luftë nuk mund të shndërrohet në një konflikt të ngrirë dhe se Rusia mund të mbajë territoret e pushtuara. Rusia duhet të tërheqë trupat”, tha Kancelari Scholz.

Takimi i nivelit të lartë në Hiroshima i dha gjithashtu një mundësi Presidentit Zelensky për të kërkuar mbështetje nga udhëheqës të tjerë si kryeministri indian Narendra Modi dhe presidenti i Brazilit Luiz Inacio Lula da Silva, të cilët nuk janë rreshtur hapur në krah të Ukrainës./VOA

Related

Previous Post

Biden: Nuk do ketë marrëveshje për tavanin e borxhit vetëm me kushtet e republikanëve

Next Post

Si aktivitetet njerezore po rrezikojne popullatat e bretkosave

Lajme të ngjashme

Korrupsioni i përhapur në institucione! Donald Trump zgjat me 1 vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor

Korrupsioni i përhapur në institucione! Donald Trump zgjat me 1 vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor

by redaktor2
06/24/2025
0

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka vendosur të zgjasë edhe për një vit tjetër gjendjen e emergjencës kombëtare lidhur me...

Zyrtarizohet zgjatja e afatit të mbylljes së TikTok, Trump firmos urdhrin për funksionimin e platformës deri në 17 shtator 2025

Zyrtarizohet zgjatja e afatit të mbylljes së TikTok, Trump firmos urdhrin për funksionimin e platformës deri në 17 shtator 2025

by redaktor2
06/19/2025
0

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka njoftuar se ka firmosur sot urdhrin ekzekutiv Sapo kam që zgjat afatin për mbylljen...

Meta zbulon se po gjurmon fshehurazi përdoruesit e Android përmes Instagram dhe Facebook

Meta zbulon se po gjurmon fshehurazi përdoruesit e Android përmes Instagram dhe Facebook

by redaktor2
06/04/2025
0

Ekspertët mendojnë se Meta dhe kompania e motorëve të kërkimit Yandex kanë qenë duke gjurmuar fshehurazi përdoruesit e Android në...

Zgjedhja historike në Vatikan, tym i bardhë nga Kapela Sistine, Kisha Katolike ka Papën e ri

Zgjedhja historike në Vatikan, tym i bardhë nga Kapela Sistine, Kisha Katolike ka Papën e ri

by redaktor2
05/08/2025
0

Pas vetëm dy ditësh votimesh në konklavën e mbledhur në Kapelën Sistine, Kisha Katolike ka zyrtarisht Papën e ri. Tymi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Mashtrimi me kreditë në Lezhë ngre shqetësime serioze mbi praktikat e shqyrtimit të aplikimeve onlin…
  • “Ai është mbrojtësi më i mirë në Shqipëri për mua”, flet trajneri: Vllaznia ka bërë goditje të madhe…
  • “Më kanë bërë përshtypje miqësoret e tyre”, Artan Pogoni sheh një “mrekulli” të ekipeve të Superiore…
  • Luiza Gega dhe partneri saj plane për fëmijë, të rejat nga çifti i njohur!
  • Ermal Dredha: Ku ta gjejmë të kemi investitorë si Kushner, resorti i tij nuk do e eklipsojë Vlorën
  • Trafiku i kokainës, Ylli Didanit i zbulohet prona në Republikën Domenikane
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.