• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Këngëtari Niko Vertis mbërrin në Tiranë, Veliaj zbulon lidhjen e tij me shqiptaret: Ju presim të gjithëve nesër në koncert tek Arena Kombëtare

05/24/2023
in Politikë, Slider
Këngëtari Niko Vertis mbërrin në Tiranë, Veliaj zbulon lidhjen e tij me shqiptaret: Ju presim të gjithëve nesër në koncert tek Arena Kombëtare
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Këngëtari i njohur grek, Nikos Vertis ka mbërritur në Tiranë, ku nesër në mbrëmje do të mbajë një koncert në stadiumin “Air Albania”.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Por, a e dini që ylli i muzikës greke ka nje lidhje te veçante me Shqiptaret dhe Shqiperine? Teksa u prit sot nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ky i fundit zbuloi nje “sekret”, kur tha se emri i vertete i Vertis eshte Nikos Arvanitidis, eshte arvanitas nga gjyshi me origjinë.

“Jam shumë i lumtur që Nikos Vertis është më në fund në Tiranë! Përgatitjet për koncertin nesër po shkojnë shumë mirë dhe mezi presim t‘ju shohim të gjithëve atje. Besoj se do të jetë një mbrëmje e paharruar. Ajo që nuk dini është se emri i artit i këngëtarit është Nikos Vertis, por emrin e vërtetë e ka Nikos Arvanitidis. Për të gjithë arvanitasit, por edhe për ata që njohin historinë e shqiptarëve të Greqisë dhe raportet tona, mbiemri yt është një kujtesë që ka më shumë gjëra që na bashkojnë sesa gjëra që na ndajnë. Edhe me gjithë ‘cic-micet’ e politikës, arti, muzika dhe bashkëjetesa e kombeve tona janë gjëja më e rëndësishme,” u shpreh Veliaj.

Nga ana e tij, këngëtari grek nuk la pa vënë në dukje faktin se sa përshtypje i ka bërë Tirana. “Është dita e parë, por ju e dini që përshtypja është e mrekullueshme, kryebashkiaku juaj është një person që mund ta ndryshojë qytetin. Mesa shoh, ju jeni shumë me fat që keni këtë kryebashkiak, që ka një vizion për të rinjtë dhe zhvillimin e qytetit. Herën tjetër që do të vijmë këtu, ky qytet do të jetë një surprizë e madhe për ne,” tha artisti i mirënjohur.

Me një karrierë mjaft të suksesshme, në mbarë botën, Nikos Vertis është i njohur sidomos për hitin “Thelo na me nioseis”, që sot shënon 195 milionë klikime në YouTube, duke u bërë kënga greke më e dëgjuar, por edhe për koncertet e tij në shumë vende të botës.

Related

Previous Post

Braçe: Mesazhi i 14 majit i qartë, politikat tona të synojnë produktivitetin për mirëqenien e njerëzve

Next Post

Lefter Maliqi takim falenderues me shtabin elektoral në Kuçovë

Lajme të ngjashme

Seminari rajonal i OSBE-së në Durrës, në fokus lidhja mes trafikut të drogës dhe krimit të dhunshëm

Seminari rajonal i OSBE-së në Durrës, në fokus lidhja mes trafikut të drogës dhe krimit të dhunshëm

by redaktor2
09/10/2025
0

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, me mbështetjen e Departamentit për Kërcënimet Ndërkufitare të OSBE-së / Njësisë për Çështjet Strategjike të...

Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro më shumë se ofera më e ulët

Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro më shumë se ofera më e ulët

by redaktor2
09/10/2025
0

Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor ka finalizuar një nga tenderët më të rëndësishëm të saj, atë të blerjes së...

Vizitë historike e anijes ikonë të marinës amerikane USS Mount Whitney në Portin MBM, Porto Romano

Vizitë historike e anijes ikonë të marinës amerikane USS Mount Whitney në Portin MBM, Porto Romano

by redaktor2
09/10/2025
0

Porti MBM në Porto Romano ka pritur për herë të parë një nga anijet më të mëdha komanduese të ushtrisë...

Skandal në RTSH! Denoncimi: S’paguan prej 5 muajsh, por Eni Vasili ka kaluar çdo kufi!

Skandal në RTSH! Denoncimi: S’paguan prej 5 muajsh, por Eni Vasili ka kaluar çdo kufi!

by redaktor2
09/10/2025
0

Gazetarja dhe autorja e njohur, Kozeta Kurti, ka reaguar ashpër ndaj situatës në Radio Televizionin Shqiptar (RTSH), duke pretenduar se...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • CV-ja që sfidon ligjin
  • Nuk mori asnjë minutë kundër Letonisë, por Jasir Asani pritet si hero nga e… dashura
  • Ilir Meta ankimon masën e arrestit në Gjykatën e Lartë! Ish-presidenti kërkon zbutjen ose rrëzimin e…
  • Seminari rajonal i OSBE-së në Durrës, në fokus lidhja mes trafikut të drogës dhe krimit të dhunshëm
  • Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro…
  • Mori 8 mijë euro për të ndikuar në një çështje penale, SPAK zbardh akuzat për avokatin Besart Logu
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.