• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Rezultati i zgjedhjeve të 14 majit, Tabaku: E lexova me shumë trishtim! Refuzim i një pjese të shoqërisë, edhe për shkak të zhurmës gjatë 1 viti e gjysmë në PD

05/27/2023
in Politikë, Slider
Rezultati i zgjedhjeve të 14 majit, Tabaku: E lexova me shumë trishtim! Refuzim i një pjese të shoqërisë, edhe për shkak të zhurmës gjatë 1 viti e gjysmë në PD
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit, për të cilin tha se e lexoi me shumë trishtim.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Komentet Tabaku i bëri në emisionin “Kjo Javë” në News24, ku përmendi disa nga faktorët që ndikuan në humbjen e thellë të opozitës.

Sipas Tabakut, një nga arsyet kryesore që ndikoi në këtë rezultat, është përçarja e PD-së dhe betejat e brendshme që ata kanë zhvilluar për rreth 1 vit e gjysmë.

Ajo shtoi se PD duhet të hapet drejt personaliteteve dhe ideve të reja, në mënyrë që të bëhet alternativë qeverisëse.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Nisida Tufa: Si e lexuat rezultatin e zgjedhjeve?

Jorida Tabaku: Me shumë trishtim, kam qenë ndër të parat që ka reaguar. Kam thënë që për këtë rezultat duhet të shohim nga vetja dhe të kuptojmë se përse PD ka të njëjtën pamje në hartë si në një palë zgjedhje që ne nuk morëm pjesë fare. Besoj që kushdo e ka parë me trishtim e një sens përgjegjshmërie se ç’duhet të bëjmë që kjo të mos përsëritet në 2025 dhe të mos përsërisim gabimet e së shkuarës.

Nisida Tufa: Shkodra, çfarë ndodhi? Përse nuk u ruajt vota?

Jorida Tabaku: Ka shumë arsye, në Shkodër e përgjithësi. Në një vit e gjysmë debat PD është dëmtuar shumë. Gjuha e përdorur ndaj njëri- tjetrit nuk është alternative.

Kishte edhe mungesë alternative që na solli në këtë rezultat. Ishte gjuha ajo që na ndaloi të kishim një bashkim e të dilnim me një kandidat të vetëm.

Shkodra ishte rast i veçantë sepse nuk kishte kandidat nga pala tjetër.

Duhet ta shohim si refuzim për të votuar alternativën e opozitës.

Nisida Tufa: Ku gaboi lidershipi i PD në këto zgjedhje?

Jorida Tabaku: 300 mijë shqiptarë, ose 25 deputetë më pak është rezultati më 2021. Refuzim i një pjese të shoqërisë që edhe për shkak të rrëmujës e zhurmës së bërë për 1 viti e gjysmë dhe mungesës së alternativës nuk na dhanë besimin.

Ne u fokusuam tek kundërshtia jo tek idetë.

Kemi lënë hapësirë edhe në terren. Së treti mendoj që pjesa jonë e opozitës bëri përpjekje maksimale për të pasur kandidatë të përbashkët në terren.

Megjithatë besoj që PD mund të ndryshojë Shqipërinë, për atë që përfaqëson.

PD është aty, është e gjallë. PD zyrtarisht pati paqartësi edhe për vendimmarrje si do shkohej në zgjedhje, u morën mbi 100 mijë vota që tregon se demokratët janë aty dhe ne duhet të ringrihemi.

Duhet të hapim PD. Duhet të lëvizim nga ngërçi i vazhdueshëm që flasim për veten dhe njëri-tjetrin, duhet të flasim për njerëzit që kanë halle ndaj po largohen.

Related

Previous Post

Tensionet në veri, kryetari i komunës së Leposaviçit: Të hënën do të shkoj në zyrë, s’mund të më ndalojnë të hyj në objektet e shtetit

Next Post

‘Dhëmb për dhëmb’ Lefter Maliqi nuk ndalet për Kuçovën: Jam me popullin, nuk na blini dot…

Lajme të ngjashme

Vizitë historike e anijes ikonë të marinës amerikane USS Mount Whitney në Portin MBM, Porto Romano

Vizitë historike e anijes ikonë të marinës amerikane USS Mount Whitney në Portin MBM, Porto Romano

by redaktor2
09/10/2025
0

Porti MBM në Porto Romano ka pritur për herë të parë një nga anijet më të mëdha komanduese të ushtrisë...

Skandal në RTSH! Denoncimi: S’paguan prej 5 muajsh, por Eni Vasili ka kaluar çdo kufi!

Skandal në RTSH! Denoncimi: S’paguan prej 5 muajsh, por Eni Vasili ka kaluar çdo kufi!

by redaktor2
09/10/2025
0

Gazetarja dhe autorja e njohur, Kozeta Kurti, ka reaguar ashpër ndaj situatës në Radio Televizionin Shqiptar (RTSH), duke pretenduar se...

Salianji propozon protestë në seancën e parë plenare: Të mbajmë marrëdhënie të kufizuara me Kuvendin

Salianji propozon protestë në seancën e parë plenare: Të mbajmë marrëdhënie të kufizuara me Kuvendin

by redaktor2
09/10/2025
0

Ervin Salianji, në një prononcim për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, ka deklaruar se PD...

Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s/ Presidenti Čeferin mbërrin në Tiranë, pritet nga kreu i FSHF-së, Armand Duka

Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s/ Presidenti Čeferin mbërrin në Tiranë, pritet nga kreu i FSHF-së, Armand Duka

by redaktor2
09/10/2025
0

Mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s ka sjellë në Tiranë drejtuesit më të lartë të futbollit europian. Pasditen...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Vizitë historike e anijes ikonë të marinës amerikane USS Mount Whitney në Portin MBM, Porto Romano
  • Skandal në RTSH! Denoncimi: S’paguan prej 5 muajsh, por Eni Vasili ka kaluar çdo kufi!
  • Salianji propozon protestë në seancën e parë plenare: Të mbajmë marrëdhënie të kufizuara me Kuvendin
  • Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s/ Presidenti Čeferin mbërrin në Tiranë, pritet nga kreu i FS…
  • SPAK ngre akuza zyrtare për “korrupsion aktiv” për Gentian Sulën, Fatmir Bektashin, Shkëlqim Fushën …
  • Shkolla Koreografike hap për herë të parë klasën e parë, Manastirliu: Një model i ri për formimin e …
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.