• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Veliaj nga Astiri: Mirënjohje për të gjithë ata që na besuan të çojmë përpara Tiranën

05/29/2023
in Politikë, Slider
Veliaj nga Astiri: Mirënjohje për të gjithë ata që na besuan të çojmë përpara Tiranën
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Zona e Astirit ishte ndalesa e radhës së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në vijim të turit të tij falenderues pas fitores në 14 Maj. Ai tha se Partia Socialiste u është mirënjohëse atyre që e votuan dhe se puna do të vijojë pa dallim në çdo njësi e lagje të Tiranës.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“E kam zemrën me shumë mirënjohje për secilin prej jush. E keni vënë re, pala tjetër po kërkon kush e ka fajin në televizor, kurse ne shkojmë njësi më njësi duke vlerësuar këdo që dha kontribut dhe meriton mirënjohje. Kjo është diferenca e madhe! Edhe kur bëjmë fushatë jemi ndryshe, edhe kur bëjmë falënderimet jemi ndryshe nga ata. Kur ishim në fushatë thoja se ata janë si Big Brother, e kanë mendjen kë do nxjerrin nga shtëpia! Kurse ne themi kush do futet në shtëpinë tonë. Tani që ka mbaruar fushata themi kë do falenderojmë, kurse ata nëpër televizione thonë kë do mallkojmë. Janë dy filozofi të ndryshme. Ndaj, forca jonë fiton sepse punon. Ndaj edhe forca jonë e çon Tiranën përpara, sepse kemi këtë mentalitet,” u shpreh Veliaj.

Kreu i Bashkisë tha se, ashtu si çerdhja e parë, që u hap në Astir, ku deri dje projektet bllokoheshin, në këtë mandat do vijojnë investimet për infrastrukturën arsimore dhe atë rrugore.

“Sot jemi në një situatë ku kemi zgjidhur shumë problematika, por kemi ende shumë për të bërë. E filluam me çerdhen e parë, por duhet të vazhdojmë me shkollat e reja. Kemi bërë autostradën, kemi bërë unazën, kemi bërë aksin kryesor të Bulevardit “Migjeni”, por kemi pafund xhepa për të bërë. Parimi është: kush i bën 99 punë, mund të bëjë edhe 100 punë. Ndaj, do doja të falënderoja qytetarët e mrekullueshëm që firmosën një kontratë në një përmasë të paimagjinueshme më parë, duke na dhënë një besim si kurrë më parë për ta çuar Tiranën vetëm përpara. Ju jam shumë mirënjohës dhe mezi pres që në 4 vitet e ardhshme të bëjmë diçka që do transformojë komplet këtë njësi,” u shpreh më tej kreu i Bashkisë.

Një mesazh, Veliaj e kishte edhe për të gjithë ata qytetarë që nuk i besuan Partisë Socialiste: “Do t’iu shërbejmë të gjithëve njësoj, edhe pse kemi fituar 55%, do iu shërbejmë 100% të gjithë banorëve,” e mbylli Veliaj fjalën e tij gjatë takimit me banorët e Astirit.

Related

Previous Post

Ministrja Kushi në panairin “Art, Zeje dhe Sport” në Lezhë: E surprizuar nga talenti i nxënësve!

Next Post

Shekulli i ri i Turqisë/ Erdogan fiton mes rritjes së reputacionit dhe kontradiktave

Lajme të ngjashme

Koçiu takim me drejtuesit e spitaleve: Zbatim i masave për kujdes shëndetësor gjatë sezonit turistik, përforcim i ekipeve të urgjencës.

Koçiu takim me drejtuesit e spitaleve: Zbatim i masave për kujdes shëndetësor gjatë sezonit turistik, përforcim i ekipeve të urgjencës.

by redaktor2
07/29/2025
0

Në kuadër të zbatimit të masave të marra për garantimin dhe ofrimin e kujdesit shëndetësor gjatë gjithë sezonit turistik, ministrja...

Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!

Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!

by redaktor2
07/24/2025
0

Prof.Dr. Enver Bytyçi Shqipëria prej vitesh shkon herë pas here në prag të kaosit. Viti 1997 ishte turpi dhe njëkohësisht prova,...

Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re

Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re

by redaktor2
07/22/2025
0

Nga Ermal Qori Ëndrra për një karrige e kundërshtarëve ngre Arlind Qorin në fronin e opozitës së re në Shqipëri....

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

by redaktor2
07/18/2025
0

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani, është kërcënuar nëpërmjet disa mesazheve zanore të ardhur në platformën WhatsApp nga një numër...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Koçiu takim me drejtuesit e spitaleve: Zbatim i masave për kujdes shëndetësor gjatë sezonit turistik…
  • Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!
  • Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re
  • Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn
  • Më të lumtur se kurrë, Lotina Haziri dhe Mozzik shijojnë çaste të bukura pranë njëri-tjetrit dhe “fo…
  • AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Do…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.