• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Pas ndërprerjes për shkak të zgjedhjeve, mblidhet Këshilli i Legjislacionit, BIRN: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Xhaçkës ‘në rreth vicioz’

05/30/2023
in Politikë, Slider
Pas ndërprerjes për shkak të zgjedhjeve, mblidhet Këshilli i Legjislacionit, BIRN: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Xhaçkës ‘në rreth vicioz’
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Pas ndërprerjes për shkak të zgjedhjeve, Këshilli i Legjislacionit do të mblidhet të premten për të nisur procedurën e zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes Olta Xhaçka, por opozita thotë se procedurat po zvarriten qëllimisht.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Këshilli i Legjislacionit do të mblidhet të premten për të nisur procedurën e zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për papajtueshmërinë e mandatit të deputetit për ministren e Jashtme, Olta Xhaçka, pasi bashkëshorti i saj u shpall investitor strategjik nga qeveria.

Mbledhja u konfirmua nga nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj, pas një ndërprerje procedure që në fillim të prillit, kur Këshilli vendosi me votën e socialistëve që të kërkojë ekspertizë të jashtme për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, pasi kjo gjykatë shfuqizoi si antikushtetuese dy vendime të Kuvendit për të bllokuar dërgimin në këtë gjykatë të mocionit për papajtueshmëri të mandatit.

“Njoftimet janë bërë rregullisht por për shkak të fushatës dhe  meqë anëtarët e këshillit nuk kanë qenë prezent ka qenë e pamundur të zhvillohej mbledhja më parë,”tha Felaj, ndërsa shtoi se “nga e premtja do të procedojmë normalisht”.

Eksperti i zgjedhur për të analizuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese do të jetë juristi Krenar Loloçi.

Megjithatë, opozita e konsideron procedurën në të cilën Këshilli i Legjislacionit e ka futur vendimin e gjykatës një rreth vicioz të qëllimshëm, për të mos marrë një vendim konkret që t’i jepte mundësi Gjykatës Kushtetuese që të shqyrtonte papajtueshmërinë e mandatit të Xhaçkës.

Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi i tha BIRN se “rruga që ka zgjedhur mazhoranca për ta trajtuar vendimin e gjykatës do ta fusë në rreth vicioz çështjen për të shkuar përsëri në një mosvendim ose në një vendim refuzues të Kuvendit”.

Të ndarë në dy grupime, deputetët e opozitës bënë dy kërkesa të ndryshme për heqjen e mandatit të Xhaçkës, pasi bashkëshorti i saj, ish-deputeti socialist Artan Gaçi, u shpall investitor strategjik dhe me vendim qeverie iu dha e drejta e përdorimit të brigjeve në Dhërmi.

Pasi mazhoranca votoi kundër në Kuvend për ta dërguar papajtueshmërinë e mandatit në Kushtetuese, të dyja grupimet iu drejtuan me kërkesa të veçanta gjykatës.

Gjykata vendosi të pranojë kërkesën e 1/10 së deputetëve dhe riktheu çështjen në Kuvend, ndërsa pushoi kërkesën e 1/5 së deputetëve që kërkonin trajtimin në themel të çështjes dhe marrjen e një vendimi për papajtueshmërinë e mandatit.

Bylykbashi, mbështetës i kërkesës së 1/5-ës së deputetëve, i tha BIRN se rikthimi në Kuvend i çështjes është një “ping-pong” mes gjykatës dhe Kuvendit për të zvarritur pa një vendim konkret këtë çështje.

“Ajo që ne paralajmëruam që do të ndodhte, po ndodh,” tha ai, duke ngritur pikëpyetje edhe mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për t’i ndarë kërkesat me procedurë. Bylykbashi pranon se opozita nuk ka ndonjë mekanizëm për ta shpejtuar një vendimmarrje të Kuvendit dhe se Këshilli i Legjislacionit do të vijojë, sipas tij, zvarritjen me dëgjesa me ekspertë pa shkuar në një vendimmarrje shpejtë për të zbatuar vendimin e gjykatës që kërkon dërgimin e mocionit për shqyrtim tek ajo.

Anëtarët socialistë në Këshillin e Legjislacionit kërkuan ndihmën e ekspertëve për “pikëpyetjet” që ata kishin për rrugën se si do zbatohej vendimi për Xhaçkën. Këshilli vendosi që të thërrasë ekspertë të jashtëm, pavarësisht kundërshtimit të opozitës, e cila këmbënguli se vendimet e Kushtetueses nuk kishin nevojë për analizim.

Shqyrtimi në Kuvend për mandatin e Xhaçkës nisi që në qeshor të vitit të shkuar kur opozita, ndërmjet 1/10 së deputetëve, ndërmori një mocion për papajtueshmërinë e mandatit të saj.

Mocioni mbeti peng i zvarritjes me procedura për disa muaj në Këshillin e Mandateve deri në nëntor, kur Kuvendi me votat e PS-së rrëzoi raportin e pakicës dhe detyroi atë që t’i drejtohej Gjykatës Kushtetuese për zgjidhje të kompetencave mes Kuvendit dhe të drejtës së 1/10 së deputetëve.

Kushtetuesja i dha të drejtë opozitës duke u shprehur se “Kuvendi duhet të kishte pranuar mocionin e kërkuesit dhe të dërgonte çështjen për shqyrtim në këtë Gjykatë, në mënyrë që aspektet e pretenduara si papajtueshmëri të mandatit të deputetes Olta Xhaçka t’i nënshtroheshin vlerësimit kushtetues, pasi gjatë gjykimit kushtetues nuk u verifikua ndonjë pengesë juridiko-formale që mocioni të pengohej nga Kuvendi”.

Por, kjo gjykatë rrëzoi një tjetër kërkesë të 1/5 së deputetëve të opozitës për shqyrtim në themel të çështjes, duke ia atribuar të drejtën për ta bërë këtë kërkesë vetëm Kuvendit./BIRN

Related

Previous Post

U shfaq me një veshje të pazakontë në stadium, tifozja e Arsenalit i lë pa fjalë të gjithë

Next Post

Tensionet në Veri, Hovenier: Anulohet pjesëmarrja e Kosovës në Defender 23

Lajme të ngjashme

Shkolla Koreografike hap për herë të parë klasën e parë, Manastirliu: Një model i ri për formimin e talenteve, me kurrikul të kompletuar në art dhe dije

Shkolla Koreografike hap për herë të parë klasën e parë, Manastirliu: Një model i ri për formimin e talenteve, me kurrikul të kompletuar në art dhe dije

by redaktor2
09/10/2025
0

Për herë të parë në historinë 68-vjeçare të saj, Shkolla Koreografike e Tiranës ka hapur dyert për nxënësit e klasës...

Braçe: Në Shqipëri askush nuk punon, por të gjithë presin se kush do bëhet drejtor apo ministër

Braçe: Në Shqipëri askush nuk punon, por të gjithë presin se kush do bëhet drejtor apo ministër

by redaktor2
09/09/2025
0

Deputeti i Partisë socialiste, Erion Braçe, ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale disa fraza nga libri i...

Sekseri i Kadastrës së Lorena Goxhobellit, kërkon miliona për një certifikatë pronësie (Përgjimet)

Sekseri i Kadastrës së Lorena Goxhobellit, kërkon miliona për një certifikatë pronësie (Përgjimet)

by redaktor2
09/09/2025
0

Shaban Tonuzi një qytetar nga Durrësi, tregon se jeton dhe punon në Itali. Ai thotë se ka një problem me...

Tritan Shehu ironizon ministren: Çuditë e Rilindjes nuk kanë fund, Kumbaro tallet me gjirokastritët

Tritan Shehu ironizon ministren: Çuditë e Rilindjes nuk kanë fund, Kumbaro tallet me gjirokastritët

by redaktor2
09/09/2025
0

Demokrati Tritan Shehu ka bërë një postim në rrjetin e tij social, Facebook, përmes të cilit ironizon fjalimin që ministrja...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Shkolla Koreografike hap për herë të parë klasën e parë, Manastirliu: Një model i ri për formimin e …
  • Përse dështoi ushqimi në shkolla? Ristani “ia hedh topin” ministrisë së Arsimit
  • Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma
  • Braçe: Në Shqipëri askush nuk punon, por të gjithë presin se kush do bëhet drejtor apo ministër
  • Fier, makina përplas fëmijën 4 vjeç pranë fshatit Marinzë, drejtuesi i automjetit shoqërohet në komi…
  • Sekseri i Kadastrës së Lorena Goxhobellit, kërkon miliona për një certifikatë pronësie (Përgjimet)
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.