• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Tjetër skaner i ri tek Spitali i Traumës, Manastirliu: Përmirësojmë kohën dhe cilësinë e shërbimit në urgjencë

05/30/2023
in Slider, Sociale
Tjetër skaner i ri tek Spitali i Traumës, Manastirliu: Përmirësojmë kohën dhe cilësinë e shërbimit në urgjencë
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

“Së shpejti hap dyert Spitali i ri i Sëmundjeve të Brendshme në Spitalin Universitar të Traumës” Tiranë, 30 maj – Pak muaj pas vendosjes së skanerit ultramodern në Spitalin Universitar të Traumës, instalohet një tjetër skaner i ri, që përmirëson kohën dhe cilësinë e Shërbimit të Urgjencës së këtij spitali, e cila përballon rreth 70 mijë urgjenca në vit nga e gjithë Shqipëria.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Gjatë inspektimit të Spitalin e Traumës, Ministrja Manastirliu u shpreh se me këtë investim të ri, me mbështetjen e qeverisë japoneze, koha për marrjen e shërbimit dhe gama e ekzaminimeve zgjerohet ndjeshëm. “Përpara pak muajsh kemi qene këtu ku kemi instaluar një skaner, i cili është i fjalës së fundit të teknologjisë dhe siguron ekzaminime bashkëkohore.

Tani vijmë me skanerin e dytë që instalohet në ambientet e urgjencës. Eshtë një aparaturë e fjalës së fundit të teknologjisë, që zgjeron gamën e ekzaminimeve, kryen rikonstruksione në 3D, operon si angioskaner. Jam e kënaqur që ne fuqizojmë kapacitetet e Urgjencës së Traumës, duke mundësuar që me rinovimin e flotës së pajisjeve mjekësore ne të kemi më shumë kapacitete për ekzaminimet e atyre pacientëve që vijnë në situata të emergjencës apo urgjencës, por gjithashtu edhe për pacientët që janë të planifikuar dhe duhet të marrin kujdes shëndetësor në kohë”, tha Ministrja Manastirliu.

Gjatë inspektimit në Spitalin Universitar të Traumës, Ministrja Ogerta Manastirliu pa nga afër ecurin e punimeve të Spitalin e Sëmundjeve të Brendshme. “Ne jemi në përfundim edhe të një investimi tjetër të qeverisë shqiptare në Spitalin e Traumës, jemi duke përfunduar një vepër të madhe në këtë spital, Spitali Intern, së bashku me strukturën e konsultave.

Javën tjetër besoj do të hapim këtë spital, që do të shërbejë për sëmundjet interne, por edhe do të rrisë kapacitetet e trajtimit të pacientëve në Spitalin e Traumës”, tha Manastirliu. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po investon për rinovimin dhe fuqizimin e strukturave shëndetësore me pajisje biomjekësore të teknologjisë së lartë. Katër CT Scanner, 9 grafi, 1 angiograf, 4 aparatura DEXA, eko, monitorë e pajisje të tjera biomjekesore, me vlerë prej 4.2 milion euro janë instaluar dhe janë tashmë funksionale në spitale nga veriu në jug.

Related

Previous Post

Arsenal armësh në Tiranë/ Gjykata e Tiranës shpall të pafajshëm, Fatjon Muratin

Next Post

Protestë tek inceneratori i Fierit/ Rreth 20 punonjës kanë mbi 6 muaj pa marrë pagat

Lajme të ngjashme

Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro më shumë se ofera më e ulët

Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro më shumë se ofera më e ulët

by redaktor2
09/10/2025
0

Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor ka finalizuar një nga tenderët më të rëndësishëm të saj, atë të blerjes së...

Vizitë historike e anijes ikonë të marinës amerikane USS Mount Whitney në Portin MBM, Porto Romano

Vizitë historike e anijes ikonë të marinës amerikane USS Mount Whitney në Portin MBM, Porto Romano

by redaktor2
09/10/2025
0

Porti MBM në Porto Romano ka pritur për herë të parë një nga anijet më të mëdha komanduese të ushtrisë...

Skandal në RTSH! Denoncimi: S’paguan prej 5 muajsh, por Eni Vasili ka kaluar çdo kufi!

Skandal në RTSH! Denoncimi: S’paguan prej 5 muajsh, por Eni Vasili ka kaluar çdo kufi!

by redaktor2
09/10/2025
0

Gazetarja dhe autorja e njohur, Kozeta Kurti, ka reaguar ashpër ndaj situatës në Radio Televizionin Shqiptar (RTSH), duke pretenduar se...

Salianji propozon protestë në seancën e parë plenare: Të mbajmë marrëdhënie të kufizuara me Kuvendin

Salianji propozon protestë në seancën e parë plenare: Të mbajmë marrëdhënie të kufizuara me Kuvendin

by redaktor2
09/10/2025
0

Ervin Salianji, në një prononcim për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, ka deklaruar se PD...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • CV-ja që sfidon ligjin
  • Nuk mori asnjë minutë kundër Letonisë, por Jasir Asani pritet si hero nga e… dashura
  • Ilir Meta ankimon masën e arrestit në Gjykatën e Lartë! Ish-presidenti kërkon zbutjen ose rrëzimin e…
  • Seminari rajonal i OSBE-së në Durrës, në fokus lidhja mes trafikut të drogës dhe krimit të dhunshëm
  • Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro…
  • Mori 8 mijë euro për të ndikuar në një çështje penale, SPAK zbardh akuzat për avokatin Besart Logu
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.