• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

KAS pranon kërkesën e “BF”, merr vendimin për hapjen e kutive të Bashkisë së Rrogozhinës

05/31/2023
in Politikë, Slider
KAS pranon kërkesën e “BF”, merr vendimin për hapjen e kutive të Bashkisë së Rrogozhinës
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka kërkuar sot në Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve rinumërimin e votave në bashkinë e Rrogozhinës si dhe heqjen e rezultatit të qendrës së votimit të burgut nga tabela përfundimtare e votave.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Pas shqyrtimit, KAS i ka kërkuar KQZ që të rinumërojë votat për kryetar bashkie në këtë qytetet.

Kandidati i PS-së Edison Memolla fitoi përballë Shkëlqim Hoxhës së BF-së me 30 vota diferencë, ndërkohë që përpara se të numërohej kutia e burgut kryesonte Hoxha me mbi 50 vota.

Ivi Kaso, përfaqësues i BF-së tha se në shumë qendra votimi të Rrogozhinës janë vlerësuar si të rregullta për kandidatin e PS-së fletë votimi që duhet të shpalleshin të pavlefshme.

“. I jemi drejtuar KQZ-së për të na vënë në dispozicion pamjet filmike, ku kemi nxjerrë edhe parregullsitë. Në QV 2228/1 në proceserverbal rezulton se Memolla ka 150 vota, Hoxha 92, ndërkohë që numërimi që kemi bërë ne Memolla ka 148 vota, pra i janë shtuar 2 vota. Në këtë zonë zgjedhore është i nevojshëm rinumërimi dhe rivlerësimi i të gjitha votave. Vetëm kështu kemi garancinë që rezultati që do të dalë nga ky proces do të pasqyrojë të vërtetën e këtij procesi zgjedhor”, tha Kaso.

Ndërsa avokati i kandidatit Hoxha, Viktor Gumi u shpreh se nga të burgosurit që kanë marrë pjesë në votim, vetëm 6 prej tyre kishin të drejtën ligjore për të votuar, ndërkohë që në 14 maj në atë qendër kanë votuar mbi 118 të burgosur.

“Sipas dokumentacionit që kemi marrë, 2 shtetas që kishin vendbanimin në Rrogozhinë mund të votonin. Të tjerët ishin atje me vendqëndrim. A mundet që një qendër votimi burgu të përcaktojë fatin e qeverisjes së një bashkie për 4 vite? A përfitojnë të burgosurit për të pasur një shkollë, një çerdhe? Jo. Pse duhet ta përcaktojnë ata fatin e një qyteti? Rezultati më i drejtë do të jetë heqja e asaj qendre votimi”, tha Gumi.

Ndërsa përfaqësuesi i PS-së, Eridian Salianji kërkoi rrëzimin e kërkesës së BF-së me argumentin se procedura e votimit të ndjekur në qendrën e votimit të burgut ka qenë e njëjtë në çdo proces zgjedhor dhe ankimimi këtë herë është bërë për shkak të diferencës së vogël mes dy kandidatëve.

“Në Kodin Zgjedhor kemi mënyrën si ngrihet qendra e votimit dhe përgatitet lista e zgjedhësve. Kjo qendër votimi nuk ka qenë problem në 10 palë zgjedhje, sot po e diskutojmë vetëm se ka ndikuar në rezultat. Ajo mund të ishte numëruar edhe e para dhe nuk do ishim këtu sot. Vetë Kushtetuta përcakton rastet kur të dënuarit nuk mund të votojnë. Kërkoj rrëzimin e kërkesës për heqjen e qendrës së votimit nga rezultati. Kërkuesi e di se çfarë ndodh po u hoq kjo qendër votimi nga rezultati. Sa i përket rinumërimit dhe rivlerësimit, kërkuesi duhet të jetë më i qartë për fletët e votimit që kërkon, duhet të na ilustrojë se në cilat qendra votimi janë këto fletë votimi. Sa më sipër kërkojmë rrëzimin e ankimit”, tha Salianji.

Debati

Ivi Kaso (Bashkë Fitojmë): Fletët e pavlefshme janë 276 vota, 9 herë më e madhe se diferenca e votave mes dy kandidatëve. Ne nuk kemi pasur numërues në gjysmën e tavolinave dhe nga informacioni që kemi marrë, kemi vërejtur një sërë parregullsish. Procesi ka qenë i mangët dhe jo në përputhje me Kodin Zgjedhor, duke quajtur të vlefshme votat për kandidatin e PS që ishin qartësisht të pavlefshme. I jemi drejtuar KQZ-së për të na vënë në dispozicion pamjet filmike, ku kemi nxjerrë edhe parregullsitë. Në QV 2228/1 në proceserverbal rezulton se Memolla ka 150 vota, Hoxha 92, ndërkohë që numërimi që kemi bërë ne Memolla ka 148 vota, pra i janë shtuar 2 vota. Në këtë zonë zgjedhore është i nevojshëm rinumërimi dhe rivlerësimi i të gjitha votave. Vetëm kështu kemi garancinë që rezultati që do të dalë nga ky proces do të pasqyrojë të vërtetën e këtij procesi zgjedhor. Në qendrën e burgut të Rrogozhinës, kur është numëruar kjo qendër, Hoxha ishte fitues me 57 vota dhe vetëm rezultati i kësaj qendre e përmbysi në -30 vota. Në këtë qendër ka pasur një listë përfundimtare zgjedhësish në 4 prill. Qendra është ngritur në kundërshtim me ligjin ku u është dhënë mundësia të votojnë persona që nuk kanë të drejtë të votojnë në këtë zonë zgjedhore.

Viktor Gumi (përfaqësues i kandidatit Shkëlqim Hoxha): Sipas dokumentacionit që kemi marrë, 2 shtetas që kishin vendbanimin në Rrogozhinë mund të votonin. Të tjerët ishin atje me vendqëndrim. A mundet që një qendër votimi burgu të përcaktojë fatin e qeverisjes së një bashkie për 4 vite? A përfitojnë të burgosurit për të pasur një shkollë, një çerdhe? Jo. Pse duhet ta përcaktojnë ata fatin e një qyteti? Rezultati më i drejtë do të jetë heqja e asaj qendre votimi.

Eridian Salianji (Përfaqësues i PS): Në Kodin Zgjedhor kemi mënyrën si ngrihet qendra e votimit dhe përgatitet lista e zgjedhësve. Kjo qendër votimi nuk ka qenë problem në 10 palë zgjedhje, sot po e diskutojmë vetëm se ka ndikuar në rezultat. Ajo mund të ishte numëruar edhe e para dhe nuk do ishim këtu sot. Vetë Kushtetuta përcakton rastet kur të dënuarit nuk mund të votojnë. Kërkoj rrëzimin e kërkesës për heqjen e qendrës së votimit nga rezultati. Kërkuesi e di se çfarë ndodh po u hoq kjo qendër votimi nga rezultati. Sa i përket rinumërimit dhe rivlerësimit, kërkuesi duhet të jetë më i qartë për fletët e votimit që kërkon, duhet të na ilustrojë se në cilat qendra votimi janë këto fletë votimi. Sa më sipër kërkojmë rrëzimin e ankimit.

Related

Previous Post

Situata e tensionuar në Veri/ Kurti në Bratislavë, Macron flet për një takim Osmani-Vuçiç në Moldavi

Next Post

Manastirliu në qendrën e re shëndetësore Muçaj të Vorës: Edhe 9 qendra rehabilitohen këtë vit në qarkun e Tiranës

Lajme të ngjashme

Koçiu takim me drejtuesit e spitaleve: Zbatim i masave për kujdes shëndetësor gjatë sezonit turistik, përforcim i ekipeve të urgjencës.

Koçiu takim me drejtuesit e spitaleve: Zbatim i masave për kujdes shëndetësor gjatë sezonit turistik, përforcim i ekipeve të urgjencës.

by redaktor2
07/29/2025
0

Në kuadër të zbatimit të masave të marra për garantimin dhe ofrimin e kujdesit shëndetësor gjatë gjithë sezonit turistik, ministrja...

Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!

Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!

by redaktor2
07/24/2025
0

Prof.Dr. Enver Bytyçi Shqipëria prej vitesh shkon herë pas here në prag të kaosit. Viti 1997 ishte turpi dhe njëkohësisht prova,...

Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re

Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re

by redaktor2
07/22/2025
0

Nga Ermal Qori Ëndrra për një karrige e kundërshtarëve ngre Arlind Qorin në fronin e opozitës së re në Shqipëri....

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

by redaktor2
07/18/2025
0

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani, është kërcënuar nëpërmjet disa mesazheve zanore të ardhur në platformën WhatsApp nga një numër...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Koçiu takim me drejtuesit e spitaleve: Zbatim i masave për kujdes shëndetësor gjatë sezonit turistik…
  • Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!
  • Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re
  • Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn
  • Më të lumtur se kurrë, Lotina Haziri dhe Mozzik shijojnë çaste të bukura pranë njëri-tjetrit dhe “fo…
  • AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Do…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.