• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Kutia e burgut përmbysi rezultatin në Rrogozhinë/ Ankimimi në KAS, përfaqësuesi i ‘BF’ Ivi Kaso: Të rinumëron votat! PS kundërshton kërkesën

05/31/2023
in Politikë, Slider
Kutia e burgut përmbysi rezultatin në Rrogozhinë/ Ankimimi në KAS, përfaqësuesi i ‘BF’ Ivi Kaso: Të rinumëron votat! PS kundërshton kërkesën
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka kërkuar sot në Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve rinumërimin e votave në bashkinë e Rrogozhinës si dhe heqjen e rezultatit të qendrës së votimit të burgut nga tabela përfundimtare e votave.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Përfaqësuesi i ‘BF’, Ivi Kaso tha se në këtë zonë është e nevojshme numërimi dhe rivlerësimi i votës, pasi vetëm kështu mund të dalë rezultati i vërtetë mbi procesin zgjedhor.

“I jemi drejtuar KQZ-së për të na vënë në dispozicion pamjet filmike, ku kemi nxjerrë edhe parregullsitë. Në QV 2228/1 në proceserverbal rezulton se Memolla ka 150 vota, Hoxha 92, ndërkohë që numërimi që kemi bërë ne Memolla ka 148 vota, pra i janë shtuar 2 vota. Në këtë zonë zgjedhore është i nevojshëm rinumërimi dhe rivlerësimi i të gjitha votave. Vetëm kështu kemi garancinë që rezultati që do të dalë nga ky proces do të pasqyrojë të vërtetën e këtij procesi zgjedhor”, tha Kaso.

Kjo kërkesë e koalicionit ‘BF’ për rivlerësim të rezultatit është kundërshtuar nga përfaqësuesi i PS, Eridian Salianji i cili kërkoi dhe rrëzimin e ankimimit.

“Në Kodin Zgjedhor kemi mënyrën si ngrihet qendra e votimit dhe përgatitet lista e zgjedhësve. Kjo qendër votimi nuk ka qenë problem në 10 palë zgjedhje, sot po e diskutojmë vetëm se ka ndikuar në rezultat. Ajo mund të ishte numëruar edhe e para dhe nuk do ishim këtu sot. Vetë Kushtetuta përcakton rastet kur të dënuarit nuk mund të votojnë. Kërkoj rrëzimin e kërkesës për heqjen e qendrës së votimit nga rezultati. Kërkuesi e di se çfarë ndodh po u hoq kjo qendër votimi nga rezultati. Sa i përket rinumërimit dhe rivlerësimit, kërkuesi duhet të jetë më i qartë për fletët e votimit që kërkon, duhet të na ilustrojë se në cilat qendra votimi janë këto fletë votimi. Sa më sipër kërkojmë rrëzimin e ankimit”, tha ai.

Related

Previous Post

Zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, Vuçiç e Lajçak do të takohen në Moldavi, i dërguari i BE-së udhëton drejt Kishinjevit

Next Post

Ministrja Kushi uron maturantët: Kemi marrë masat me ekipet tona për mbarëvajtjen e procesit

Lajme të ngjashme

Braçe: Në Shqipëri askush nuk punon, por të gjithë presin se kush do bëhet drejtor apo ministër

Braçe: Në Shqipëri askush nuk punon, por të gjithë presin se kush do bëhet drejtor apo ministër

by redaktor2
09/09/2025
0

Deputeti i Partisë socialiste, Erion Braçe, ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale disa fraza nga libri i...

Sekseri i Kadastrës së Lorena Goxhobellit, kërkon miliona për një certifikatë pronësie (Përgjimet)

Sekseri i Kadastrës së Lorena Goxhobellit, kërkon miliona për një certifikatë pronësie (Përgjimet)

by redaktor2
09/09/2025
0

Shaban Tonuzi një qytetar nga Durrësi, tregon se jeton dhe punon në Itali. Ai thotë se ka një problem me...

Tritan Shehu ironizon ministren: Çuditë e Rilindjes nuk kanë fund, Kumbaro tallet me gjirokastritët

Tritan Shehu ironizon ministren: Çuditë e Rilindjes nuk kanë fund, Kumbaro tallet me gjirokastritët

by redaktor2
09/09/2025
0

Demokrati Tritan Shehu ka bërë një postim në rrjetin e tij social, Facebook, përmes të cilit ironizon fjalimin që ministrja...

Atentati me dy të vdekur në Shkodër, miku i Armando Palit: Takimi me shënjestrën ka qenë rastësor

Atentati me dy të vdekur në Shkodër, miku i Armando Palit: Takimi me shënjestrën ka qenë rastësor

by redaktor2
09/09/2025
0

Miku i Armando Palit, i cili u ekzekutua një ditë më parë në një lokal në mes të Shkodrës, deklaroi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Përse dështoi ushqimi në shkolla? Ristani “ia hedh topin” ministrisë së Arsimit
  • Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma
  • Braçe: Në Shqipëri askush nuk punon, por të gjithë presin se kush do bëhet drejtor apo ministër
  • Fier, makina përplas fëmijën 4 vjeç pranë fshatit Marinzë, drejtuesi i automjetit shoqërohet në komi…
  • Sekseri i Kadastrës së Lorena Goxhobellit, kërkon miliona për një certifikatë pronësie (Përgjimet)
  • Tritan Shehu ironizon ministren: Çuditë e Rilindjes nuk kanë fund, Kumbaro tallet me gjirokastritët
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.