• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Sejko: Reagimi i Bankës së Shqipërisë e ul inflacionin mesatarisht me 4.5 pikë përqindje

05/31/2023
in Ekonomi, Slider
Sejko: Reagimi i Bankës së Shqipërisë e ul inflacionin mesatarisht me 4.5 pikë përqindje
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, paraqiti të mërkurën raportin vjetor të institucionit para Komisionit Kuvendor të Ekonomisë dhe Financave. Në fjalën e tij, ai theksoi se rritja e normave të interesit ka pasur një ndikim të rëndësishëm në zbutjen e nivelit të inflacionit.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Në një plan më të përgjithshëm, efektet e para të reagimit tonë janë të dukshme në frenimin e rritjes së inflacionit. Ky i fundit, pas një rritjeje progresive deri në muajin tetor, u ngadalësua në vijim, duke zbritur në 7.4% në fund të vitit 2022 dhe 4.6% në muajin mars 2023. Paralelisht më të, pritjet e agjentëve ekonomikë për inflacionin në të ardhmen kanë ardhur në rënie, duke qëndruar më pranë objektivit tonë. Vlerësimet tona tregojnë se në mungesë të veprimeve tona, inflacioni do të ishte mesatarisht 4.5 pikë përqindje më i lartë për gjithë horizontin 2022 – 2024, duke pasur pasoja të ndjeshme negative në fuqinë blerëse të familjeve dhe në treguesin e kredive me probleme,” tha Sejko.

Sipas tij, politika monetare ka pasur një përcjellje të mirë në tregjet financiare. Transmetimi i saj ishte i menjëhershëm dhe i plotë në tregun ndërbankar, i shpejtë në tregun e letrave me vlerë të qeverisë, dhe vijon ende në tregun e kredisë dhe të depozitave. Edhe pse normat e interesit kanë ardhur në rritje, Sejko nënvizoi se fluksi i kredive vijon të mbetet pozitiv dhe sektori bankar shqiptar vijon të furnizojë ekonominë me fondet e nevojshme për zgjerimin e aktivitetit dhe për mbulimin e nevojave për likuiditet. Vëllimi i kredisë për sektorin privat u rrit mesatarisht me 12.3% në vitin 2022, ndërkohë që cilësia e portofolit të kredisë mbetet e mirë dhe treguesi i kredive me probleme qëndron rreth niveleve më të ulëta të dekadës së fundit.

Sipas tij, qëndrueshmëria financiare e sektorit bankar dhe qasja pozitive e tij ndaj kreditimit krijojnë premisa për mbështetjen e mëtejshme me fonde të ekonomisë.

Edhe pse në prani të goditjeve të huaja dhe të shtrëngimit të kushteve të financimit, ekonomia shqiptare ruajti tendencën rritëse, si në terma të prodhimit dhe në terma të punësimit e pagave. “Kështu, rritja ekonomike e vitit 2022 ishte relativisht e lartë, rreth nivelit 4.8%, duke vijuar rimëkëmbjen pas goditjes së pandemisë. Rritja ekonomike vijoi të ketë një shpërndarje të mirë sektoriale dhe u mbështet nga zgjerimi i konsumit, i investimeve dhe i eksporteve shqiptare. Paralelisht me të, përmirësim i dukshëm u shënua edhe në tregun e punës. Punësimi u rrit me 4.2%, norma e papunësisë ra në 10.8% dhe rritja e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore tregoi se një numër gjithnjë e më i madh shqiptarësh janë të punësuar. Vrojtimet tona të besimit tregojnë se bizneset kanë një kërkesë të lartë për punë, ndërkohë që mungesa e fuqisë punëtore vijon të jetë një faktor pengues për rritjen e aktivitetit të tyre. Të gjitha këto elemente të tregut të punës kanë gjetur pasqyrim në rritjen dinamike të pagave. Në veçanti, pagat në sektorin privat u rritën mesatarisht me 12.2% gjatë vitit 2022,” tha Guvernatori.

Sejko tha se viti 2022 shënoi progres edhe në drejtim të përmirësimit të qëndrueshmërisë së bilanceve të huaja dhe atyre të sektorit publik.

“Më konkretisht, viti 2022 shënoi një rritje prej 42% të eksporteve shqiptare, të udhëhequra nga rritja e të ardhurave të turizmit, çka i hapi rrugën reduktimit të deficitit tregtar dhe atij të llogarisë korrente të vendit. Ky i fundit zbriti nga niveli 7.8% i PBB-së në vitin 2021, në nivelin 6% në vitin 2022. Së bashku me rritjen e shpejtë të investimeve të huaja direkte dhe qëndrueshmërinë e tregjeve të brendshme financiare, këto i hapën rrugë forcimit të kursit të këmbimit të lekut gjatë vitit. Po ashtu, sipas të dhënave fiskale, deficiti buxhetor i vendit zbriti nga niveli 4.6% i PBB-së në vitin 2021, në nivelin 3.7% të PBB-së për vitin 2022, ndërkohë që borxhi publik u reduktua nga niveli 74.5% të PBB-së në nivelin 64.6%. Ky përmirësim pasqyroi si efektin e rritjes së bazës nominale të të ardhurave ashtu edhe kursin e konsolidimit fiskal të ndjekur gjatë vitit,” tha ai./Monitor

Related

Previous Post

Milatoviç: Mali i Zi mund të anëtarësohet në BE në 5 vitet e ardhshme

Next Post

“Shqetësuese”, Von der Leyen flet për tensionet në Veri të Kosovës: Palët të marrin masa dhe të rivendosin qetësinë!

Lajme të ngjashme

Projektet për Vlorën e Shkodrën, vilat qeveritare bëhen hotele luksoze, shteti partner

Projektet për Vlorën e Shkodrën, vilat qeveritare bëhen hotele luksoze, shteti partner

by redaktor2
06/04/2025
0

Rezidencat qeveritare do të transformohen jo vetëm për sa i përket standardeve të godinave, por edhe funksionit të tyre, duke...

“Vrasja u bë për nder të…”- Tafani rrëfen ekzekutimin e Albi Bashaliut nga grupi i Laert Haxhiut: Kur do iknim s’na u ndez makina

“Vrasja u bë për nder të…”- Tafani rrëfen ekzekutimin e Albi Bashaliut nga grupi i Laert Haxhiut: Kur do iknim s’na u ndez makina

by redaktor2
06/04/2025
0

I penduari i drejtësisë, Artan Tafani, ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme lidhur me vrasjen e Albi Bashaliut nga grupi...

Meta zbulon se po gjurmon fshehurazi përdoruesit e Android përmes Instagram dhe Facebook

Meta zbulon se po gjurmon fshehurazi përdoruesit e Android përmes Instagram dhe Facebook

by redaktor2
06/04/2025
0

Ekspertët mendojnë se Meta dhe kompania e motorëve të kërkimit Yandex kanë qenë duke gjurmuar fshehurazi përdoruesit e Android në...

E dërguara e SHBA në zyrën e ministrit të Brendshëm, Hoxha: Mirënjohje për mbështetjen e SHBA në luftën kundër kriminalitetit

E dërguara e SHBA në zyrën e ministrit të Brendshëm, Hoxha: Mirënjohje për mbështetjen e SHBA në luftën kundër kriminalitetit

by redaktor2
06/04/2025
0

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha priti sot të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Fero dhe Dafina Zeqiri ngjallin dyshime me një foto të përbashkët, a po vjen një bashkëpunim veror?
  • “Po fryn erë e fort në Tiranë”, trajneri në Serbi paralajmëron serbët: Kini kujdes nga Armando Broja
  • Projektet për Vlorën e Shkodrën, vilat qeveritare bëhen hotele luksoze, shteti partner
  • “Vrasja u bë për nder të…”- Tafani rrëfen ekzekutimin e Albi Bashaliut nga grupi i Laert Haxhi…
  • Meta zbulon se po gjurmon fshehurazi përdoruesit e Android përmes Instagram dhe Facebook
  • E dërguara e SHBA në zyrën e ministrit të Brendshëm, Hoxha: Mirënjohje për mbështetjen e SHBA në luf…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.