• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Tensionet në Veri të Kosovës, presidentja e Hungarisë flet nga Kuvendi i Shqipërisë: Është e rëndësishme të ruajmë sigurinë. Mbështesim integrimin e Ballkanit në BE

06/01/2023
in Politikë, Slider
Tensionet në Veri të Kosovës, presidentja e Hungarisë flet nga Kuvendi i Shqipërisë: Është e rëndësishme të ruajmë sigurinë. Mbështesim integrimin e Ballkanit në BE
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Presidentja e Hungarisë Katalin Novak ka folur nga Kuvendi i Shqipërisë në lidhje me tensionet në Veri të Kosovës.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Ajo u shpreh se këto ditë është parë sa pak duhet për të rritur tensionet dhe situata të kalojë në nivel lufte. Novak theksoi se është e rëndësishme të ruhet stabiliteti dhe siguria e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Më tej ajo u ndal, se ashtu sikurse Ballkani Perëndimor ka nevojë të jetë në Bashkimin Europian, edhe BE ka nevojë për anëtarësimin e tyre.

“Kemi pasur një bisedë shumë të frytshme. Jo vetëm si grua jam për herë të parë si presidente, por edhe si nëna e tre fëmijëve. Për mua ky është profesioni më i rëndësishëm në jetën time. Jam shumë mirënjohës që tre herë kam pasur mundësinë për të dhënë jetë. Për mua është shumë e rëndësishme vizita e sotme në Tiranë sepse po përpiqem të bëj sa më shumë në marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve.

Me Shqipërinë kemi një gishtori të gjatë miqësore. Respektojmë, kuptojmë dhe mbështesim njëri tjetrin. Kam ardhur në Shqipëri në një kohë kritike. Europa po përballet me vështirësi. Në radhë të parë, lufta në Ukrainë dhe pasojat e kësaj lufte. Në radhë të dytë Ballkani perëndimor, stabiliteti. Dhe së treti rritja e vazhdueshme e imigracionit ilegal, Së katërti sfidat demokratike. Së pesti fuqia politike botërore e Europës është në pikëpyetje. Duhet të flas në lidhje me luftën në Ukrainë.

Të gjithë ishin të habitur me atë që ka ndodhur në Ukrainë., Vendimi i Rusisë për të sulmuar fqinjin e tij na ka vënë në një situatë të re. Dua të përmend që si fqinj të Ukrainës kemi ndihmuar 2 mln refugjatë. Shumica e tyre nuk kanë qëndruar për një kohë të gjatë. Ne jemi aty kur duhet të japim ndihmë humanitare. Lufta duhet të mbarojë sa më shpejt. Shohim rritje të çmimit të energjisë elektrike, inflacioni, shohim frikën në sytë e njerëzve në Europë. Çdo njeri ka frikë se lufta mund të shkojë deri në kombin e tij. Së dyti kam përmendur stabilitetin. Të gjithë shohim Ukrainën por ne harrojmë sa i rëndësishëm është që Ballkani perëndimor të ketë paqe dhe siguri.

Sa pak duhet për të rritur tensionet që kjo pastaj të kalojë edhe në nivel lufte. Është e rëndësishme të ruajmë stabilitetin dhe sigurinë e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në Kosovë, në misionin e KFOR-it ka 400 ushtarë hungarezë, 20 janë lënduar gjatë sulmeve të fundit. Shumica e tyre janë në spital. Jam i bindur që stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është çelës për integrimin europian. Paqja, siguria e Europës varet shumë nga Ballkani Perëndimor. Ne mbështesin integrimin e Shqipërisë në BE. Ndaj duam që ju, shqiptarët t’ju përshëndesim si qytetarë të BE. Edhe ne kemi nevojë për ju brenda BE”, tha ajo.

Related

Previous Post

Situata në veri, Borrell: Do të vazhdoj bisedimet me palët e përfshira

Next Post

U dhanë fund planeve për dasmë, Megan Fox dhe MGK marrin një vendim për lidhjen e tyre

Lajme të ngjashme

DASH zbulon çfarë u diskutua me kreun e SPAK Altin Dumani në Uashington

DASH zbulon çfarë u diskutua me kreun e SPAK Altin Dumani në Uashington

by redaktor2
09/05/2025
0

Departamenti Amerikan i Shtetit i është përgjigjur interesimit të A-Times se çfarë është diskutuar gjatë takimit Brendan Hanrahan, zyrtar i...

Rama publikon pamjet: Drejt përfundimit punimet në DRSHTRR Durrës, transformim rrënjësor estetik e funksional

“S’ka pushim”/ Rama ndan pamje të tjera nga aksioni për lirimin e hapësirave publike

by redaktor2
09/05/2025
0

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje të tjera nga aksioni për lirimin e hapësirave publike. “S’ka pushim”, shkruan Rama. Ky...

Hapet qarkullimi në aksin Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Projekti më i ngatërruar! Tani që mbaroi çlirim i madh për zonën

Hapet qarkullimi në aksin Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Projekti më i ngatërruar! Tani që mbaroi çlirim i madh për zonën

by redaktor2
09/05/2025
0

Aksi rrugor Qukës – Qafë Plloçë, është hapur sot zyrtarisht për qarkullimin e automjeteve. Në ceremoninë përurimit mori pjesë Kryeministri...

“Siguria ushqimore në pikën më të ulët”, Tabaku: Sistemi patronazhon votën, por nuk siguron ushqimet që hamë

“Siguria ushqimore në pikën më të ulët”, Tabaku: Sistemi patronazhon votën, por nuk siguron ushqimet që hamë

by redaktor2
09/05/2025
0

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale lidhur me rastin e fundit të...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Arbenita Ismajli shpërthen ndaj Feros: Jam e çliruar dhe nuk do kthehem më kurrë pas
  • DASH zbulon çfarë u diskutua me kreun e SPAK Altin Dumani në Uashington
  • “S’ka pushim”/ Rama ndan pamje të tjera nga aksioni për lirimin e hapësirave publike
  • Hapet qarkullimi në aksin Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Projekti më i ngatërruar! Tani që mbaroi çlirim i…
  • “Siguria ushqimore në pikën më të ulët”, Tabaku: Sistemi patronazhon votën, por nuk siguron ushqimet…
  • Akuzohet se largoi nga vendi i krimit vrasësit e Fatbardh Licit, GJKKO zgjat hetimet për ish-partner…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.