• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Gazetari Ermal Qori në veri të Kosovës! ‘Do të vriteni një nga e një’, ‘lufta’ Mitrovicës, takimi me kreun e Listës Serbe dhe si u sulmuan gazetarët, 48 orë në rrezik

06/04/2023
in Aktuale, Faqja kryesore, Slider
Gazetari Ermal Qori në veri të Kosovës! ‘Do të vriteni një nga e një’, ‘lufta’ Mitrovicës, takimi me kreun e Listës Serbe dhe si u sulmuan gazetarët, 48 orë në rrezik
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Nga Ermal Qori

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Teksa kalova urën e Ibrit, isha zyrtarisht në Mitrovicën Veriore, aty ku rreziku ishte i gjithë anshëm, U nisëm në komunën e Leposaviçit, rrugës kaluam me shumë këmbngulje disa postblloqe policie, në hyrje të fshatit sapo mbërritëm pamë kolegët tanë në mes të rrugës, të tensionuar, makinat e thyera nga sulmet brutale me hekura…u detyruam të ktheheshim.

Itenerari që përshkuam për të mbërritur në Zveçan, në zonën më të nxehtë dhe agresive, vëzhgohej e sulmohej nga përsona të maskuar. Drejt makinës së grupit të xhirimit të Report  Tv, e cila ishte pa logo dhe me targa të mbuluara për të shmangur vëmendjen e agresorit, hidheshin sende të forta, gurë, hekur, madje edhe plumba. Sapo mbërritëm në Zveçan, ballafaqimi i parë ishte më një grup grash Serbe, fjalët e të cilave vinin drejt nesh në sharje dhe mallkime në korë, të organizuara dhe të gatshme për çdo provokim.

Perimetri i parë i sigurisë në Komunën e Zveçanit ishte nga Forcat ushtarake të KFOR-it, pak metra përpara tyre qëndronin protestuesit, krahë tyre, këndonte e duartrokiste Goran Rakiç, drejtuesi i listës Serbe, ‘Koka’ e ngjarjes.

“Si është gjendja?”- pyeta një koleg të Prishtinës.

“Mos u afro shumë, nuk pyesin kush je,  do të vijnn të të provokojnë edhe këtu, madje të fotografojnë dhe ja dërgojnë grupeve të tjera, ata pastaj të bëjnë prit gjatë rrugës dhe mund të të vrasin. KFOR-I nuk është më mburoj për ne, madje edhe nëse të shohin teksa sulmohesh, nuk reagojnë” -Tha ai.

Ky ishte kontakti im i parë më ‘situatën e luftës’ që kisha dëgjuar. Tirana ishte larg, askush nuk e shihte të tillë.

Ra telefoni, dhe raportimi nisi, të flisje Shqip mes një grupi të maskuar serbësh që përdornin municione që as përfaqësuesit e NATO-s nuk i kishin…(Siç shpjegon më vonë drejtusi i KFOR-it.)

-“Is it possible to have a short intervieë, ëith you? Maybe just a message… I come from Tirana…”-Me zërin e gritur në kulm për shkak të përplasjeve, iu drejtova me idenë se do të më kuptonte anglisht. Serbishtja nuk është ndër gjuhët që flas, aq më pak ta pëlqej.

“Kurrgja…më vonë do ta shohim”-tha Goran Rakiç, krytari i listës Serbe me një qëndrim serioz vetëm një metër larg telit me gjemba që e ndante nga ushtarët e KFOR-it, veprimet e të cilit kishin trazuar figurat më të larta politike në Europë e në Botë. Operatori vijonte të xhironte-“Mendova ta kem, se mu duk sikur do të të kafshonte” shtoi ai me humor…humor lufte.

Nuk kaloi shumë kohë, në sfond u dëgjuan xhama që thyeheshin dhe sharje.

Turma sulmoi policinë e Kosovës, një makinë kishte gabuar teksa ishte afruar më tepër se çduhej pranë komunës, turma u lëshua, ne gjithashtu. 2 minuta më pas, makina e policisë  u zhduk e dërrmuar, ne jo, sulmi me mllef kapërceu mbi kamerat tona dhe gazetarët.

Rakiç, përkthyesi I tij dhe një kolëg( me sa duket) erdhën aty.

“DO YOU JOB PROFESIONALLY.”-Tha ai.

Të gjithë gazetarët vështruan njëri-tjetrin, ultimatumi I tij ishte  drejtuar përsonave të gabuar.

Hoë to do it, no one is safe anymore -shtoi një kolege.

“Ëhat is your problem ëith the journalist? Pyeta unë, ndërsa pas meje po afroheshin një grup ushtarësh të KFOR-it.

“Z. Rakiç, A dëshiron të vish të flasim?” pyeti komandanti i tyre(Anglisht), një ushtarak i mirëstërvitur, i armatosur deri në dhëmbë, shoqëruar nga 4 ushtarë të tjerë dhe më një qetësi absolute.

“Dua të mos vijë asnjë makinë policie në këtë zonë, ata po provokojnë” iu përgjigj Rakic përfaqësuesit të KFOR-it.

Ishim zyrtarisht palë të negociatave që zhvillohehshin në mënyrë të drejtpërdrejtë, Rakic vijonte të këmbngulte ndërsa përfaqësuesi i KFOR-( i trajnuar mirë dhe me shumë eksperiencë) rendiste me radhë kundër argumentet.

“Do të doja shumë ta bëja këtë, por tashmë  jemi në kushte të tjera. Më premtuat që nuk do të përshkallëzonit situatën, e tani më këni plagosur 25 nga ushtarët e mi…”-theksoi ai

Midis telit me gjemba, kaluan 40 minuta…negociatat dështuan…Rakic u largua, Përfaqësuesi i KFOR-it gjtihashtu…gazetarët midis zjarrit.

–дођи-Thirri dikush(që me sa duket në gjuhën serbe nënkuptonte)“ejani këtu… Tani jeni të rrethuar, askush të mos ndahet, duhet të gjeni rrugëdalje për tu larguar të gjithë bashkë, ndryshe do të vriten një e nga një– përkthente një koleg nga prishtina që kuptonte Serbisht.

Deri në mbrëmje nuk lëvizi askush, shiu na e vështirësonte qëndrimin, pamjet dhe sigurinë tonë. U nisëm, kamerat nuk u fikën, sharjet nisën sërisht, këtë herë nga të gjitha format, vrapuam, se sa gjatë, nuk e mbaj mend… drejtuesi i makinës tonë erdhi pak më vonë. Ora po shënonte 20:00.

“Behemi gati për një raportim?” Ra sërisht celulari.

Related

Tags: Ermal Qori mitrovice perplasje
Previous Post

Butrint Imeri harron historinë me Kiara Titon, pas pushimeve në Meksikë me bukuroshen brune habit me deklaratën: M’u lëshua rendi për nuse

Next Post

“I quajtën shqiptarët kriminelë”, Dua Lipa për ministrat britanikë: Komente dritëshkurtër, të dhëmbin

Lajme të ngjashme

Ankimimi i PD-së, rinis seanca në Kolegj! KQZ sjell 12 vendimet për shpalljen e rezultateve

Ankimimi i PD-së, rinis seanca në Kolegj! KQZ sjell 12 vendimet për shpalljen e rezultateve

by redaktor2
09/04/2025
0

Kolegji Zgjedhor i ka kërkuar KQZ-së të sjellë vendimet e Komisionit për shpërndarjen e mandateve për 12 qarqet.Ndërsa PS kërkoi...

Rrugëtimi i Jonidit: ‘Dëshira për Një Shoqëri më Të Barabartë’

Rrugëtimi i Jonidit: ‘Dëshira për Një Shoqëri më Të Barabartë’

by redaktor2
09/04/2025
0

Jonidi, një emër i njohur në fushën e aktivizmit për personat me aftësi të kufizuara, ka një histori që frymëzon....

Kryetarja e komisionit të medias, Ina Zhupa: Burg dhe presion për gazetarët, insistimi djallëzor në Kodin Penal kundra çdo standardi evropian

Kryetarja e komisionit të medias, Ina Zhupa: Burg dhe presion për gazetarët, insistimi djallëzor në Kodin Penal kundra çdo standardi evropian

by redaktor2
09/04/2025
0

Kryetarja e Komisionit të Medias Ina Zhupa ka reaguar pas konferencës së bërë nga qeveria për Kodin e ri Penal....

“Nuk kërkojmë lëmoshë, por dinjitet”- Historia dhe beteja e Bajram Tiranës

“Nuk kërkojmë lëmoshë, por dinjitet”- Historia dhe beteja e Bajram Tiranës

by redaktor2
09/04/2025
0

Profili i Bajram Tiranës: Bajram Tirana është një nga figurat më të zëshme dhe më këmbëngulëse të komunitetit të personave...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Ankimimi i PD-së, rinis seanca në Kolegj! KQZ sjell 12 vendimet për shpalljen e rezultateve
  • Rrugëtimi i Jonidit: ‘Dëshira për Një Shoqëri më Të Barabartë’
  • Kryetarja e komisionit të medias, Ina Zhupa: Burg dhe presion për gazetarët, insistimi djallëzor në …
  • “Nuk kërkojmë lëmoshë, por dinjitet”- Historia dhe beteja e Bajram Tiranës
  • Dy titullarë nga Superiorja, Broja në krahun e kundërt dhe një debutues. Publikohen formacionet zyrt…
  • Pesë vite në arrati, vihet në pranga 44-vjeçari shqiptar me precedentë të shumtë penal. Ja si u arre…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.