• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Rama deformoi rezultatin përmes zgjedhësve fantazmë”, Berisha thirrje qytetarëve nga Kuvendi: Bashkojuni protestave!

06/05/2023
in Politikë, Slider
“Rama deformoi rezultatin përmes zgjedhësve fantazmë”, Berisha thirrje qytetarëve nga Kuvendi: Bashkojuni protestave!
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit denoncoi sërish vjedhjen e zgjedhjeve, përmes zgjedhësve fantazmë. Berisha, teksa tregoi me përqindje prezencën e këtij fenomeni në disa bashki, ai bëri thirrje që qytetarët t’i bashkohen protestat.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Ish-kryeministri tha se kjo është e vetmja rrugë kundër vjedhjes së votës.

“Të dashur qytetarë dhe qytetare, jam këtu për të denoncuar farsën e turpshme kriminale elektorale të 14 majit. Krahas dërgimit të 6 mijë e ca zarfeve, rritjen e rrogave për 180 mijë punonjës në thyerjen e këtyre standardeve, për herë të parë në historinë e këtij vendi, krahas caktimit të kryetarit të koalicionit opozitar nga qeveria, një akt i shëmtuar që tregon detyrën e vërtet të këtij regjimi, komisionet 6-1 apo 6-0 si kurrë në historinë e vendit, qindra mln euro të shpërndara nën dorë nga Rama dhe asistenti i tij Tom Doshi, që derformuan rezultatin, vetëm me 5 % pushtet, u përdor dhe një mekanizëm tjetër kriminal, monstruoz për të deformuar rezultatin e zgjedhjeve. U përdorën zgjedhësit fantazmë, apo zgjedhësit që votuan potencialisht mbi 1 herë apo deri në 3 herë në qytete të ndryshme. Zgjedhësit fantazmë që votuan më shumë se një herë, ishin në total 5470 mijë të tillë. Në bashkinë e Vlorës arrinin në 29% të zgjedhësve. Në Përrenjas 23 %, në Sarandë 35%, në Malësinë e Madhe 23%, në Kurbin 30 %, në Konispol 35 %, në Has 18 %, në Kamëz 21%, në Durrës, 23%, në Shkodër 18%. Ka vetëm një rrugë që Rama mos të blejë me para nën dorë qindra mln euro vota. Që ai mos të përdorë më zgjedhësit fantazmë kundra jush, kjo rrugë është protesta dhe vetëm protesta. Kombi i fuqishëm polak për një ligj që vë në diskutim procesin zgjedhor, është i tëri në rrugë. Unë qëndroj këtu, në protestë, në protestë dhe vetëm protestë. Përndryshe, ata të cilët përpiqen që të justifikojnë këtë zgjedhje monstruoze të votës, bëhen mbështetës të një krimi të paparë elektoral.”, pohoi ai.

Mes të tjerash Berisha u ndal dhe te tensionet në Veri të Kosovës.

“Jam këtu për të dënuar sulmet antishqiptare të Edi Ramës ndaj Albin Kurtit. Dje televizioni i zyrës së Ramës, në mënyrë kriminale shpall publikisht se Kosova zgjodhi luftën dhe jo paqen. A ka nxitje më të madhe të konfliktit se kjo thirre e Ramës në emër të Vuçiçit në Tiranë. Këto sulme, tregojnë se është kryeministër antishqiptar, skllav i padronit të tij në Beograd”, tha Berisha më tej.

Related

Previous Post

Foto nga dasma e Elgit Dodës dhe Klea Hutës, si janë veshur nusja dhe dhëndri

Next Post

Sulmet e Ramës ndaj Kurtit/ Berisha: Flet si vasal i Vuçiçit, por asgjë nuk e shpëton nga afera McGonigal

Lajme të ngjashme

Braçe: Në Shqipëri askush nuk punon, por të gjithë presin se kush do bëhet drejtor apo ministër

Braçe: Në Shqipëri askush nuk punon, por të gjithë presin se kush do bëhet drejtor apo ministër

by redaktor2
09/09/2025
0

Deputeti i Partisë socialiste, Erion Braçe, ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale disa fraza nga libri i...

Sekseri i Kadastrës së Lorena Goxhobellit, kërkon miliona për një certifikatë pronësie (Përgjimet)

Sekseri i Kadastrës së Lorena Goxhobellit, kërkon miliona për një certifikatë pronësie (Përgjimet)

by redaktor2
09/09/2025
0

Shaban Tonuzi një qytetar nga Durrësi, tregon se jeton dhe punon në Itali. Ai thotë se ka një problem me...

Tritan Shehu ironizon ministren: Çuditë e Rilindjes nuk kanë fund, Kumbaro tallet me gjirokastritët

Tritan Shehu ironizon ministren: Çuditë e Rilindjes nuk kanë fund, Kumbaro tallet me gjirokastritët

by redaktor2
09/09/2025
0

Demokrati Tritan Shehu ka bërë një postim në rrjetin e tij social, Facebook, përmes të cilit ironizon fjalimin që ministrja...

Atentati me dy të vdekur në Shkodër, miku i Armando Palit: Takimi me shënjestrën ka qenë rastësor

Atentati me dy të vdekur në Shkodër, miku i Armando Palit: Takimi me shënjestrën ka qenë rastësor

by redaktor2
09/09/2025
0

Miku i Armando Palit, i cili u ekzekutua një ditë më parë në një lokal në mes të Shkodrës, deklaroi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Përse dështoi ushqimi në shkolla? Ristani “ia hedh topin” ministrisë së Arsimit
  • Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma
  • Braçe: Në Shqipëri askush nuk punon, por të gjithë presin se kush do bëhet drejtor apo ministër
  • Fier, makina përplas fëmijën 4 vjeç pranë fshatit Marinzë, drejtuesi i automjetit shoqërohet në komi…
  • Sekseri i Kadastrës së Lorena Goxhobellit, kërkon miliona për një certifikatë pronësie (Përgjimet)
  • Tritan Shehu ironizon ministren: Çuditë e Rilindjes nuk kanë fund, Kumbaro tallet me gjirokastritët
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.