• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

U shpallën kampionë, Veliaj pret djemtë e volejbollit dhe basketbollit: Ekipi që sjell kupë apo medalje në Tiranë shpërblehet me premio

06/05/2023
in Politikë
U shpallën kampionë, Veliaj pret djemtë e volejbollit dhe basketbollit: Ekipi që sjell kupë apo medalje në Tiranë shpërblehet me premio
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti djemtë e ekipeve të volejbollit dhe basketbollit të SK Tiranës, të cilët u shpallën Kampionë në këtë sezon dhe vlerësoi punën e secilit prej tyre, duke i falenderuar për faktin se i sollën 2 kupa të rëndësishme kryeqytetit. Ai tha se Bashkia e Tiranës do të vijojë traditën e mirë të shpërblimit të sportistëve që sjellin kupa apo medalje për Tiranën.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“E vlerësoj jashtë mase sakrificën që keni bërë, punën tuaj, përkushtimin për t’u siguruar që sot Tirana është kampion, edhe në volejboll, edhe basketboll për meshkuj”, tha Veliaj. Ai vlerësoi edhe punën që po bëhet me sportistët e rinj, përmes promovimit të volejbollit dhe basketbollit në komunitet.

“E çmoj shumë skuadrën elitare të basketbollit dge të volejbollit, por ajo që çmoj më shumë është sporti në komunitet. Më gëzon shumë që shumë prej jush, përtej uniformës së Tiranës, jeni angazhuar me trajnimin e shumë vajzave dhe djemve të vegjël. Ata ndoshta ende nuk e dinë ende nëse do jenë me Tiranën, Partizanin apo Dinamon, nëse do luajnë jashtë Shqipërisë apo jashtë Europës, por fakti që sot përfshihen në sport, kanë përveshur mëngët, janë angazhuar si kurrë më përpara në palestra dhe kampe verore, ma mbush zemrën plot gëzim. Jam vërtet mirënjohës për këtë! E di që nuk është ky thelbi i misionit tuaj, thelbi i misionit është që të sillni këtë kupë në Bashkinë e Tiranës, por unë besoj se është një mision po aq i rëndësishëm”, tha ai.

Veliaj theksoi ekipi që sjell kupë në Tiranë do të vlerësohet përtej mbështetjes së vazhdueshme që bashkia jep për sportin. “Premtimi që kam dhënë është se do shpërblejmë ata që sjellin një kupë në Bashkinë e Tiranës. Në rastin e futbollit, kësaj here ishte Partizani. Çfarë mendoj unë për Federatën e Futbollit është shumë publike dhe të gjithë e dinë, por nuk jam unë ai që gjykoj. Në finale unë kam thënë: Kush sjell kupë në Tiranë do të shpërblehet. E njëjta gjë vlen edhe për ekipet tuaja, sepse vërtet dua që të ndihet dora e bashkisë, që përtej mbështetjes së përditshme, vlerëson talentin, vlerëson djersën, vlerëson kupat që sillen në Tiranë dhe kjo është shumë e rëndësishme për të gjithë ne”, nënvizoi kreu i Bashkisë.

Ai tha gjithashtu se sporti në komunitet, kombinuar me investimet në terrene sportive të bashkisë, duhet të prodhojnë sa më shumë rezultat. Por, hapi i radhës, tha Veliaj, është Pallati i ri i Sportit “Asllan Rusi”. “Kemi marrë disa vendime dhe besoj se ky është ndoshta kampionati i fundit që keni zhvilluar te Pallati i Sportit ‘Asllan Rusi’. Vendimi që kemi marrë është se do bëjmë një modernizim total. Ne duhet të kemi një Pallat Sporti për së mbari. Nuk ka asnjë arsye që ta ketë Shkupi, Podgorica, Beogradi, Sarajeva, Zagrebi, dhe mos ta kemi ne. Ndaj, dua me gjithë zemër që të na mbështesni në këtë projekt. Duam të bëjmë më të mirën për këtë qytet. Ndaj, me të njëjtën filozofi me të cilën dolëm kampion, do të dalim kampion edhe në investime,” e mbylli Veliaj fjalën e tij.

Related

Previous Post

Bebe Rexha: Jam në epokën e shëndoshjes, edhe çfarë pastaj?

Next Post

“Është portreti i turpit tonë”- Rama jep lajmin: Do të mbyllim sportelet e Kadastrës, shërbimi do të jepet online. Brenda muajit fillon…

Lajme të ngjashme

Seminari rajonal i OSBE-së në Durrës, në fokus lidhja mes trafikut të drogës dhe krimit të dhunshëm

Seminari rajonal i OSBE-së në Durrës, në fokus lidhja mes trafikut të drogës dhe krimit të dhunshëm

by redaktor2
09/10/2025
0

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, me mbështetjen e Departamentit për Kërcënimet Ndërkufitare të OSBE-së / Njësisë për Çështjet Strategjike të...

Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro më shumë se ofera më e ulët

Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro më shumë se ofera më e ulët

by redaktor2
09/10/2025
0

Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor ka finalizuar një nga tenderët më të rëndësishëm të saj, atë të blerjes së...

Salianji propozon protestë në seancën e parë plenare: Të mbajmë marrëdhënie të kufizuara me Kuvendin

Salianji propozon protestë në seancën e parë plenare: Të mbajmë marrëdhënie të kufizuara me Kuvendin

by redaktor2
09/10/2025
0

Ervin Salianji, në një prononcim për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, ka deklaruar se PD...

Braçe: Në Shqipëri askush nuk punon, por të gjithë presin se kush do bëhet drejtor apo ministër

Braçe: Në Shqipëri askush nuk punon, por të gjithë presin se kush do bëhet drejtor apo ministër

by redaktor2
09/09/2025
0

Deputeti i Partisë socialiste, Erion Braçe, ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale disa fraza nga libri i...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Seminari rajonal i OSBE-së në Durrës, në fokus lidhja mes trafikut të drogës dhe krimit të dhunshëm
  • Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro…
  • Mori 8 mijë euro për të ndikuar në një çështje penale, SPAK zbardh akuzat për avokatin Besart Logu
  • Vizitë historike e anijes ikonë të marinës amerikane USS Mount Whitney në Portin MBM, Porto Romano
  • Skandal në RTSH! Denoncimi: S’paguan prej 5 muajsh, por Eni Vasili ka kaluar çdo kufi!
  • Salianji propozon protestë në seancën e parë plenare: Të mbajmë marrëdhënie të kufizuara me Kuvendin
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.