• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

BE dhe SHBA kërkojnë ç’tensionim të situatës në Veri, Kurti: Pres diskutime, por Kosovën sovrane nuk e dorëzojmë asnjëherë!

06/07/2023
in Rajoni & Bota
BE dhe SHBA kërkojnë ç’tensionim të situatës në Veri, Kurti: Pres diskutime, por Kosovën sovrane nuk e dorëzojmë asnjëherë!
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se ka ofruar një “dalje të qëndrueshme dhe të sigurt” nga kriza në veri, e cila, sipas tij është shkaktuar “nga strukturat ilegale dhe paralele të Serbisë atje”.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Ai tha se këtë qëndrim e ka dhënë gjatë takimit me emisarin amerikan, Gabriel Escobar, dhe atë evropian, Mirosllav Lajçak, të mbajtur në Prishtinë më 5 qershor.

“E para është sundimi i ligjit. Kemi me dhjetëra ushtarë të NATO-s, policë të Kosovës dhe gazetarë të cilët ishin viktima të një egërsie të paparë të ekstremistëve të dhunshëm, e të grupeve kriminale. Në Kuvendin e Kosovës unë i kam përmendur 33 emra, 5 të tjerët janë në burg, të tjerët nuk janë. Dhe të gjithë këta kriminelë, ekstremistë të dhunshëm që silleshin atë ditë porsi një milici fashiste do të duhej që sa më parë të përballen me drejtësinë. Ka prej tyre që kanë ardhur nga Serbia në Kosovë. Pra, pika e parë është sundimi i ligjit”, tha Kurti gjatë një deklarimi për media në Mitrovicë.

Ai tha se këto “grupe kriminale” duhet të përballen me drejtësinë për “krimet dhe shkeljet që kanë bërë, prej djegies së veturave e te plagosjet me armë zjarri, shok-bomba e granata dore”.

“E dyta është që në përputhje me largimin e këtyre grupeve dhe përfundimit të të gjitha trazirave të dhunshme, të kemi zvogëlim të pranisë së policisë nëpër ndërtesa komunale në tri komunat në veri dhe më pastaj do të mund të angazhoheshim në një proces fer, demokratik zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme sepse jemi të vetëdijshëm që dalja ka qenë shumë e ulët herën e kaluar. Pra, po zgjedhje të reja, zgjedhje të parakohshme, por pas sundimit të ligjit dhe pas përgatitjes së terrenit”, tha Kurti.

Sipas tij, përgatitja e terrenit për zgjedhje të parakohshme në komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, nënkupton që ato të jenë të lira dhe të ketë fushatë parazgjedhore po ashtu të lirë, fer dhe demokratike.

“Unë jam i gatshëm për diskutime, bisedime, por ritheksoj, republikën tonë demokratike, shtetin tonë të pavarur, Kosovën sovrane nuk e dorëzojmë asnjëherë, për asnjë çmim para milicisë fashiste, para këtyre grupeve kriminale e ekstremistëve”, tha Kurti.

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha më 6 qershor se situata në veri të Kosovës duhet të shtensionohet menjëherë dhe se ai nuk do që të presë deri në muajin korrik për zgjedhje të reja.

Escobar i bëri komentet për gazetarët në Beograd, ku udhëtoi bashkë me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Një ditë më herët, dy diplomatët qëndruan në Prishtinë. Kriza në veri, që u përshkallëzua në dhunë, nisi më 26 maj, kur kryetarët shqiptarë të komunave Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, hynë në objektet komunale për të marrë detyrën, përkundër rezistencës së banorëve lokalë. Derisa protestat vazhdojnë ende, Escobar dhe Lajçak dolën me tri kërkesa për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti: shtensionimin e situatës në veri, mbajtjen e zgjedhjeve të reja dhe kthimin në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi./rel

Related

Previous Post

“Gërdeci”/ GJKKO shtyn gjyqin për Fatmir Mediun, familjarët e viktimave pranohen si palë në proces

Next Post

Eros Grezda bëhet baba për herë të parë, zbulon gjininë dhe emrin e bebit

Lajme të ngjashme

Gjyqi ndaj ish-komandantëve të UÇK-së! Deri tani janë pranuar dëshmitë e 260 dëshmitarëve

Gjyqi ndaj ish-komandantëve të UÇK-së! Deri tani janë pranuar dëshmitë e 260 dëshmitarëve

by redaktor2
09/08/2025
0

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, deri tani në prova materiale janë pranuar dëshmitë e 264 dëshmitarëve,...

Gjykata Kushtetuese e Kosovës merr vendimin, bllokon formimin e Qeverisë së re deri më 30 shtator

Gjykata Kushtetuese e Kosovës merr vendimin, bllokon formimin e Qeverisë së re deri më 30 shtator

by redaktor2
09/05/2025
0

Gjykata Kushtetuese e Kosovës njëzëri ka vendosur masë të përkohshme përmes së cilës ua ndalon deputetëve të ndërmarrin veprime si...

Specialja pret që në fund të dhjetorit të përmbyllet gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja pret që në fund të dhjetorit të përmbyllet gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

by redaktor2
09/02/2025
0

Paneli i gjyqtarëve i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë tha se mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të...

Ngërçi politik në Kosovë! Presidenca: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

Ngërçi politik në Kosovë! Presidenca: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

by redaktor2
09/01/2025
0

Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili u...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma
  • Braçe: Në Shqipëri askush nuk punon, por të gjithë presin se kush do bëhet drejtor apo ministër
  • Fier, makina përplas fëmijën 4 vjeç pranë fshatit Marinzë, drejtuesi i automjetit shoqërohet në komi…
  • Sekseri i Kadastrës së Lorena Goxhobellit, kërkon miliona për një certifikatë pronësie (Përgjimet)
  • Tritan Shehu ironizon ministren: Çuditë e Rilindjes nuk kanë fund, Kumbaro tallet me gjirokastritët
  • Atentati me dy të vdekur në Shkodër, miku i Armando Palit: Takimi me shënjestrën ka qenë rastësor
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.