• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Begaj pret presidentin e Estonisë: Mirënjohje për ndihmën që i kanë dhënë vendit tonë

06/07/2023
in Politikë
Begaj pret presidentin e Estonisë: Mirënjohje për ndihmën që i kanë dhënë vendit tonë
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka zhvilluar sot një konferencë për shtyp me homologun e tij të Estonisë Alar Karis.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Në fjalën e tij presidenti Begaj u shpreh se dy vendet tona janë sot më pranë se kurrë njëri-tjetrit, ndërsa ka shtuar se është falënderues për mbështetjen e Estonisë në procesin e integrimit të vendit tonë drejt BE.

Kreu i shtetit ka shtuar se dy vendet tona i presin dekada të tëra bashkëpunimi.

Fjala e plotë:
Përshëndetje të gjithëve!
Është nder, të pres mikun tim Alar, Presidentin e një shteti partner, siç është Estonia.
Dy vendet tona, edhe pse ndodhen disa mijë kilometra larg gjeografikisht, janë sot më pranë se kurrë me njëri-tjetrin. Kjo dëshmohet me këtë vizitë të Presidentit, që është e para e një presidenti estonez në Shqipëri. Dëshmohet gjithashtu me të gjithë mbështetjen e Estonisë dhënë vendit tonë gjatë viteve të fundit.
E falënderova Presidentin e Estonisë, që na kanë qëndruar pranë dhe vazhdojnë të na gjenden pranë në procesin e integrimit në BE.
Integrimi në familjen e madhe evropiane është objektivi ynë madhor strategjik. Shqipëria mbajti vitin e kaluar Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, falë mbështetjes edhe të Estonisë.
Jam besimplotë se këtë vit do të mbahet Konferenca e Dytë Ndërqeveritare, sërish edhe përmes përkrahjes tuaj.
Integrimi jo vetëm i Shqipërisë, por i të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE, do të ishte një garanci e jashtëzakonshme për një të ardhme të stabilizuar dhe të prosperuar të të gjithë rajonit.
Në këtë kuadër, vlerësova se Estonia ka luajtur dhe vazhdon të luaj rolin e saj mbështetës për një Ballkan Perëndimor më të stabilizuar dhe të zhvilluar. Kjo është shumë e rëndësishme, veçanërisht në kontekstin e ri gjeopolitik dhe në situatën e sigurisë globale ku ndodhemi sot.
U ndalëm në mënyrë të veçantë tek agresioni brutal dhe i pajustifikuar rus kundër Ukrainës, që solli në Evropë erërat e trazuara të një të djeshme që mendonim se e kishim lënë pas.
Shqipëria, që në krye të herës, e ka dënuar ashpër këtë agresion.

Nënvizova faktin se vizioni i NATO-s i treguar deri më tani në përballimin e kësaj situate dhe zgjerimi së fundmi i Aleancës me Finlandën, tregoi se jemi më të fortë se kurrë, më të bashkuar dhe më të vendosur se kurrë për të mbrojtur vlerat e saj.
Jam i bindur se kjo do të tregohet qartazi dhe me aderimin sa më të shpejtë të Suedisë si edhe në Samitin e NATO-s që do të mbahet shumë shpejt fare pranë Estonisë, në Vilnius, Lituani.
Doja gjithashtu të vija theksin tek pjesëmarrja e trupave tona në misionet e NATO-s në përgjithësi dhe në batalionin shumëkombësh të NATO-s në Letoni në veçanti, që reflektojnë më së miri rolin aktiv të Shqipërisë si shtet anëtar i NATO-s.
Mënyra se si do t’i përgjigjemi bashkarisht sfidave të sigurisë të tanishme, do të përcaktojë se si do të jetë e ardhmja për kontinentin tonë por edhe për botën në dekadat që do të vijnë. Ndaj më vjen mirë që me Presidentin e Estonisë ndamë të njëjtën qasje në mënyrën se si duhet të përballojmë këto sfida. Sfidat komplekse të sigurisë mund t’i përballojmë vetëm së bashku!
Gjatë takimit nënvizova se Shqipëria, ashtu sikundër edhe rajoni i Ballkanit Perëndimor, apo edhe vendet e Baltikut, janë të kërcënuara nga influencat e aktorëve të tretë keqdashës, që nuk ndajnë të njëjtat vlera me ne.
I shpreha mirënjohjen mikut tim për ndihmën shumëdimensionale që i kanë dhënë vendit tonë përgjatë viteve. Programet dhe projektet ku Estonia ka dhënë kontributin e saj në Shqipëri përfshin fushat që nga ajo e sigurisë apo sistemi gjyqësor, tek qeverisja elektronike. Estonia është vendi i parë në Bashkimin Evropian në ofrimin e shërbimeve në mënyrë elektronike, ndaj ne kemi shumë për të mësuar nga ju, dhe bashkëpunimi i mëtejshëm në këtë drejtim do të ishte i mirëpritur.
Duke u ndalur tek bashkëpunimi ekonomik nënvizova, se ekspertët dhe institucionet e të dy vendeve duhet të eksplorojnë më mirë të gjitha mundësitë e bashkëpunimit të mëtejshëm. Shpreha bindjen se hapësira ka pafund, veçanërisht në fushën e teknologjisë së informacionit, start-upeve, energjisë, kërkimin, inovacionin, edukimin, çështjet e biodiversitetit e kështu me radhë. Kuadri ligjor që kemi në fuqi për shmangien e tatimit të dyfishtë, e mundëson një gjë të tillë, edhe në fushën e turizmit.
Një tjetër dimension ku u ndalëm gjatë takimit tonë, dhe ku bashkëpunimi mes dy vendeve ka qenë mjaft i frytshëm, është edhe ai në kuadër të organizatave ndërkombëtare, ku në mënyrë të veçantë evidentova mbështetjen reciproke për në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Përshëndeta përkrahjen që Estonia i ka dhënë Kosovës, në rrugëtimin e saj euroatlantik, si dhe për anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare. Kjo mbështetje është gjithashtu një tregues i qartë i vullnetit të Estonisë për të ndihmuar rajonin e Ballkanit Perëndimor të shohë nga e ardhmja.
Nënvizova me Presidentin se ngjarjet e ditëve të fundit në Kosovë, na kujtojnë edhe një tjetër herë rëndësinë që ka zbatimi sa më parë i marrëveshjes së dakordësuar publikisht në Bruksel dhe anekseve të saj në Ohër nga ana e Serbisë dhe Kosovës.
I nderuar zoti President,
Vizita juaj sot, është e para e një presidenti estonez, por jam i bindur se nuk do të jetë e fundit!
Teksa vitin e shkuar festuam 30 vite të vendosjes së marrëdhënieve dypalëshe, jam besimplotë se përpara na presin dekada shumë të frytshme bashkëpunimi!
Qëndrim sa më të mbarë në Shqipëri!

 

foto galeri
foto galeri

Related

Previous Post

ZYRTARE! Partizani konfirmon largimin, Kolela jep dorëheqjen nga kampionët

Next Post

Ish-engjëlli i Victoria’s Secret, ‘trondit’ rrjetin me bukurinë dhe pozat e zjarrta

Lajme të ngjashme

“Nxis publikun të denoncojë çdo rast”- Siguria në plazhe, Balla: Duhet rritje e vigjilencës, përgëzoj policinë për reagimin e shpejtë

Berisha e quajti 21 Janarin krim shtetëror pa dashje, reagon Balla: Saliu urdhëruesi politik i vrasjeve në bulevard

by redaktor2
08/05/2025
0

Ministri i Shtetit, Taulant Balla, ka reaguar me një video të publikuar në rrjetet sociale, pas deklaratave të fundit të...

Berisha: Problemet madhore në PD u shkaktuan nga shkelmimi i statutit. Nuk merrem me pengjet, do merrem me pengmarrësin

Berisha dënon thirrjet antishqiptare në Kumanovë: Nacionalizëm primitiv dhe akt racist kundër shqiptarëve

by redaktor2
08/05/2025
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar me tone të ashpra përmes një postimi në Facebook ndaj thirrjeve antishqiptare...

Iu komunikuan akuzat nga SPAK, reagon për herë të parë Ilir Meta! Zbulon dy kërkesat e ngritura për t’u hetuar nga Prokurorët: Kompania e SHBA, kujt ia dërgonte faturat

Iu komunikuan akuzat nga SPAK, reagon për herë të parë Ilir Meta! Zbulon dy kërkesat e ngritura për t’u hetuar nga Prokurorët: Kompania e SHBA, kujt ia dërgonte faturat

by redaktor2
08/04/2025
0

Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar pasi SPAK mbylli hetimet ndaj tij, duke e cilësuar të gjithë procesin si një fabrikim...

“Farsa elektorale”- Bardhi publikon pamjet nga QV e Fierit: Forma më kriminale që patronazhistët të kontrollonin çdo votë që hidhet në kuti!

“Farsa elektorale”- Bardhi publikon pamjet nga QV e Fierit: Forma më kriminale që patronazhistët të kontrollonin çdo votë që hidhet në kuti!

by redaktor2
08/04/2025
0

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi publikoi pamjet filmike që faktojnë farsën zgjedhore të 11 majit në qarkun...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
  • Berisha e quajti 21 Janarin krim shtetëror pa dashje, reagon Balla: Saliu urdhëruesi politik i vrasj…
  • Çështja “Bankers”, Gjykata e Apelit shtyn për nesër vendimin për masat e sigurisë
  • Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda takim me përfaqësuesin e Ambasadës Kineze: Marrëveshj…
  • Aksident i shumëfishtë në autostradën Fier- Lushnjë, disa mjete përplasen mes tyre, 2 të plagosur
  • Berisha dënon thirrjet antishqiptare në Kumanovë: Nacionalizëm primitiv dhe akt racist kundër shqipt…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.