• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“E prisja rikthimin në Kombëtare”, Armando Sadiku: Sylvinho më telefonoi direkt, kam besim për Evropianin

06/09/2023
in Sport
“E prisja rikthimin në Kombëtare”, Armando Sadiku: Sylvinho më telefonoi direkt, kam besim për Evropianin
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Sulmuesi Armando Sadiku u rikthye në Kombëtare dhe në konferencën për shtyp para mediave ai u shpreh shumë i lumtur dhe shtoi se shanset për Europian janë të shumta.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Rikthimi në Kombëtare? E prisja që do të më thërriste. Që kur u emërua më ka telefonuar dhe kemi folur. Jam shumë i lumtur sepse e prisja prej kohësh.

Përshtypja e parë? Ka çuna të rinj. Disa i njoh por ka edhe të rinj megjithëse edhe këta i njoh. Kualiteti është i madh dhe jemi të gjithë bashkë për një qëllim dhe jam shumë i kënaqur që do të jap kontributin tim në Kombëtare.

E ardhmja? Te Kartagjena kisha 1 vit kontratë. Ata më propozuan të njëjtën kontratë siç e kisha pasi janë kënaqur. U kam kërkuar kohë pasi erdha në Kombëtare dhe pasi të përfundoj këtu, do të vendos. Po shoh sepse kam edhe oferta të tjera dhe në fund do të vendos.

Mesfusha? Kemi shumë kualitet. Të shohësh se ku luajnë të gjithë, është privilegj. Nuk i kemi pasur ndonjëherë. Ne duhet të jemi të vëmendshëm në çdo aksion që topat që na vijnë, t’i shënojmë. Moldavia është ekip i fortë dhe do të rrijë në mbrojtje por të mundohemi të shfrytëzojmë rastet sepse e di që do të na furnizojë mesfusha.

Europian? Jam shumë i bindur dhe kam besim. Nuk ka ekipe të dobëta por grupi na lejon ta arrijmë qëllimin. Nëse kemi edhe mbështetjen e tifozëve dhe me Moldavinë e nisim me këmbën e mbarë, e arrijmë qëllimin dhe shpresoj ta arrijmë e të jem sërish protagonist.

Simbol i Kombëtares? Jam i lumtur dhe e kam vlerësuar Silvinjon pasi më thirri direkt pas firmës. Më ka treguar se do të jem i rëndësishëm në ekip dhe do të jem në dispozicion në çdo moment që do të ketë nevojë për mua. Shpresoj ta shpërblej në fushë vlerësimin që ka për mua.

Tifozët? Pa ta nuk do të shkonim. Gjithmonë jepnim 100% por pa mbështetjen e tyre dhe pritjen që na bënin, nuk e arrinim. I bëj thirrje të gjithëve që të na mbështesin sepse kemi nevojë dhe ua shpërblejmë në fushë dhe fitojmë. Shpresoj të kthejmë atmosferën e 2016.

Konkurrenca është e mirë sepse mundohesh të mos gabosh. Ne jemi futbollistë dhe pranojmë zgjedhjet e trajnerit dhe kur na jepet mundësi duhet të japim maksimumin tonë”, tha Sadiku.

Related

Previous Post

“Farsa elektorale në Elbasan më e madhja në historinë e zgjedhjeve”, Berisha: 70 % e operatorëve kanë shkelur ligjin. Në burgun 313, Shullazi presion të burgosurve

Next Post

Vrasja në “Don Bosko”, Gjykata e Tiranës cakton “arrest me burg” për njeriun e afërt të Ervis Martinajt

Lajme të ngjashme

“Rruga do jetë e vështirë”, Sylvinho para Letonisë: Sfidojmë një ekip të organizuar dhe të rrezikshëm

“Rruga do jetë e vështirë”, Sylvinho para Letonisë: Sfidojmë një ekip të organizuar dhe të rrezikshëm

by redaktor2
09/08/2025
0

Shqipëria përballet me Letoninë në “Air Albania” të martën, me synimin e vetëm 3 pikët, si e vetmja mënyrë për...

Kapiteni Gjimshiti: Nuk do të jetë e lehtë me Letoninë, por duam tre pikët

Kapiteni Gjimshiti: Nuk do të jetë e lehtë me Letoninë, por duam tre pikët

by redaktor2
09/08/2025
0

Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp me trajnerin Silvinjo në prag të sfidës...

Dy titullarë nga Superiorja, Broja në krahun e kundërt dhe një debutues. Publikohen formacionet zyrtare të Gjibraltar-Shqipëri

Dy titullarë nga Superiorja, Broja në krahun e kundërt dhe një debutues. Publikohen formacionet zyrtare të Gjibraltar-Shqipëri

by redaktor2
09/04/2025
0

Shqipëria luan sot përballë Gjibraltarit në transfertë ndeshjen e parë historike ndaj kësaj përfaqësueseje. Një ndeshje e cila në fakt...

FSHF zyrtarizon tre ndryshime në listën e Kombëtares, një futbollist braktis Shqipërinë për Zvicrën!

FSHF zyrtarizon tre ndryshime në listën e Kombëtares, një futbollist braktis Shqipërinë për Zvicrën!

by redaktor2
09/01/2025
0

Kombëtarja shqiptare ka risi në ditën e saj të parë të grumbullimit për ndeshjet e muajit shtator. FSHF ka bërë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Përse dështoi ushqimi në shkolla? Ristani “ia hedh topin” ministrisë së Arsimit
  • Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma
  • Braçe: Në Shqipëri askush nuk punon, por të gjithë presin se kush do bëhet drejtor apo ministër
  • Fier, makina përplas fëmijën 4 vjeç pranë fshatit Marinzë, drejtuesi i automjetit shoqërohet në komi…
  • Sekseri i Kadastrës së Lorena Goxhobellit, kërkon miliona për një certifikatë pronësie (Përgjimet)
  • Tritan Shehu ironizon ministren: Çuditë e Rilindjes nuk kanë fund, Kumbaro tallet me gjirokastritët
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.