• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Kursi i këmbimit e mbyll javën nën “diktatin” e Lekut, Euro drejt kufirit të 105 lekëve

06/09/2023
in Ekonomi
Kursi i këmbimit e mbyll javën nën “diktatin” e Lekut, Euro drejt kufirit të 105 lekëve
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Euro e mbylli javën me një minimum të ri historik në kursin e këmbimit me Lekun.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të premten me 105.62 lekë. Që nga fillimi i muajit qershor, kursi Euro-Lek ka rënë me 3.9%, ndërsa krahasuar me një vit më parë kursi i këmbimit ka rënë me 12.1%.

Zhvlerësimi i Euros po tërheq në rënie të mëtejshme edhe valutat e tjera kryesore.

Dollari Amerikan u këmbye sot me 98.07 lekë, në nivelin më të ulët që prej gushtit të vitit 2011. Paundi Britanik zbriti në një minimum të ri historik, në nivelin 122.97 lekë.

Franga Zvicerane gjithashtu pësoi rënie të mëtejshme në 108.86 lekë, niveli më i ulët që prej qershorit të vitit 2019.

Ekspertët mendojnë se ecuria e kursit gjatë kësaj periudhë është rezultat i një oferte valutore shumë të lartë në tregun vendas, i ndërthurur ndoshta edhe me efektin psikologjik.

Tregu ka krijuar pritshmëritë e forta se Leku do të vazhdojë të forcohet gjatë sezonit veror dhe kjo mund të ketë sjellë edhe një nxitim për të shitur euro gjatë javëve të fundit.

Kjo e ka rritur edhe më shumë ofertën, duke e zhvlerësuar më tej monedhën europiane. Meqenëse Euro është monedha referuese për tregun financiar shqiptar, zhvlerësimi i saj po përcillet edhe tek valutat e tjera.

Duke parë ritmet e shpejta të rënies së Euros, sidomos në dy javët e fundit, tashmë ka ekspertë që mendojnë se arritja e kufirit të 100 lekëve këtë vit nuk është për t’u përjashtuar.

Leku më i fortë se kurrë në kursin e këmbimit ka filluar të japë ndikime të rëndësishme në ekonomi. Importet e vendit po bëhen më të lira, megjithëse kjo ende nuk është ende shumë e prekshme në çmimet e konsumit.

Forcimi i Lekut po u jep një mbështetje të madhe huamarrësve në valutë të huaj, duke ulur vlerën ekuivalente të kredisë dhe këstet mujore, të shprehura në Lekë.

Specifikisht për sektorin bankar, forcimi i lekut po sjell tkurrje të madhësisë së bilancit, duke qenë se pjesa më e madhe e aktiveve janë në valutë të huaj. Efektet priten të shfaqen gradualisht më të dukshme edhe në rezultatin financiar, për shkak të efektit negativ që kursi do të sjellë në rezultatin neto nga interesat.

Nga ana tjetër, një forcim i Lekut në këto përmasa nuk do të kalojë pa pasoja për të gjitha subjektet ekonomike që kanë të ardhura apo kursime neto në valutë. Sektorët eksportues të ekonomisë po marrin një goditje të fortë nga forcimi i Lekut. Eksportet shqiptare ranë me 3.5% për 4-mujorin 2023, ndërsa për muajin prill rënia e tyre arriti në 19%.

Forcimi shumë i shpejtë i lekut këtë vit po ul vlerën e kursimeve bankare në valutë, por edhe vlerën e dërgesave të emigrantëve. Familjet që mbështeten kryesisht tek të ardhurat në valutë kanë pësuar rënie të fuqisë blerëse për shkak të kursit.

Related

Previous Post

“Jemi të lidhur përgjithmonë”- Don Xhon i jep fund beqarisë? Modelja ruse zbulon detajin që konfirmon…

Next Post

Një “superbombë” si Oriola Marashi, modelja seksi provokon me veshjen e ngushtë

Lajme të ngjashme

Çmimi i arit arrin nivelin rekord, vetëm këtë vit u rrit me 30%, ja shkaqet kryesore

Çmimi i arit arrin nivelin rekord, vetëm këtë vit u rrit me 30%, ja shkaqet kryesore

by redaktor2
09/02/2025
0

Çmimi i arit ka arritur një nivel rekord, ndërsa kërkesa për metalin e çmuar mbetet e fortë mes pasigurisë ekonomike...

Naftëtarët protestojnë përballë Bankers Petroleum, sindikata shpall dy tubime më 5 dhe 6 shtator

Naftëtarët protestojnë përballë Bankers Petroleum, sindikata shpall dy tubime më 5 dhe 6 shtator

by redaktor2
09/01/2025
0

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka shpallur organizimin e dy tubimeve proteste më datat 5 dhe 6 shtator, nga ora 12:00...

Sigurimi i vetëpunësuarve në bujqësi – kush përfiton dhe cilat janë 4 kushtet kryesore

Sigurimi i vetëpunësuarve në bujqësi – kush përfiton dhe cilat janë 4 kushtet kryesore

by redaktor2
08/29/2025
0

Instituti i Sigurimeve Shoqërore rikujton kushtet dhe procedurat që duhet të ndjekin personat e vetëpunësuar në sektorin bujqësor dhe blegtoral...

ARRSH hap tender 1.1 milionë euro për urën e Milotit

ARRSH hap tender 1.1 milionë euro për urën e Milotit

by redaktor2
08/21/2025
0

Autoriteti Rrugor Shqiptar parashikon të bëjë një ndërhyrje emergjente për përforcimin e themeleve të Urës së Milotit, përmes një tenderi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • CV-ja që sfidon ligjin
  • Nuk mori asnjë minutë kundër Letonisë, por Jasir Asani pritet si hero nga e… dashura
  • Ilir Meta ankimon masën e arrestit në Gjykatën e Lartë! Ish-presidenti kërkon zbutjen ose rrëzimin e…
  • Seminari rajonal i OSBE-së në Durrës, në fokus lidhja mes trafikut të drogës dhe krimit të dhunshëm
  • Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro…
  • Mori 8 mijë euro për të ndikuar në një çështje penale, SPAK zbardh akuzat për avokatin Besart Logu
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.