• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Synimi është të vendoset një ‘Kalë i Trojës’”, “Kosova nuk ka nevojë për shpëtimtar”, propozimi i Ramës për Asociacionin, Osmani dhe Kurti heshtin, ja reagimet nga Prishtina

06/09/2023
in Rajoni & Bota
“Synimi është të vendoset një ‘Kalë i Trojës’”, “Kosova nuk ka nevojë për shpëtimtar”, propozimi i Ramës për Asociacionin, Osmani dhe Kurti heshtin, ja reagimet nga Prishtina
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Njoftimi që bëri kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili tha se i ka përcjellë Presidentit të Francës, Macron dhe Kancelarit gjerman, Scholz një draft statut për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë nxiti reagime të ndryshme në Prishtinë. Rama tha se “dokumenti është konfidencial”, por u shpreh i bindur se është “një dokument i nivelit më të lartë ndërkombëtar që merr në konsideratë të gjitha arsyet për krijimin e Asociacionit dhe që Asociacioni është pjesë e organizimit të jetës për Kosovën”.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Jam këtu për t’ju bërë të ditur një fakt të panjohur më parë. Dje ua kam përcjellë Scholzit dhe Macronit një draft të Asociacionit, për të cilin e kam vënë në dijeni edhe Charles Michel dhe palën amerikane”, tha kryeministri Rama. Kjo deklaratë e kryeministrit të Shqipërisë, disa politikanë në Kosovë i zuri në befasi që s’kishin njohuri për draftin, e disa jo. Dy krerët e shtetit të Kosovës, Presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti, nuk u deklaruan për draftin e Ramës.

“Kosova nuk ka nevojë për shpëtimtarë”
Kryetarja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, parti në pushtet, Mimoza Kusari-Lila reagoi pas deklaratës së kryeministrit, Rama. “Kosova nuk ka nevojë për shpëtimtar në formën e ofrimit të një draft-statuti”. “Ne kemi nevojë për elaborim dhe pronësi të parimeve të cilat do të jenë në fokus me funksionimin e shtetit, me të drejtat e komuniteteve në Kosovë dhe natyrisht me pronësi dhe qartësi për të ardhmen e vendit tonë. Nisma e Ramës, ndoshta është me qëllim të mirë, por mund të shkojë keq”, tha Kusari Lila, duke shtuar se ajo personalisht nuk e ka parë dokumentin.

Qeveria e Kosovës – institucioni i vetëm përgjegjës për të bërë propozim
Kurse drejtuesi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës në opozitë, Arben Gashi, tha se Qeveria e Kosovës është institucioni i vetëm përgjegjës për të bërë propozim për statutin e Asociacionit dhe askush tjetër. “Është vetëm qeveria e Kosovës, askush tjetër, asnjë qeveri e ndonjë vendi tjetër nuk mund të bëjë propozime të tilla”, u shpreh Arben Gashi. Ndërsa kreu i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, tha se nisma e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, nuk duhet të paragjykohet, megjithëse as Zoti Tahiri nuk e ka parë draft-statutin.

“E para, në parim diçka që vjen prej kryeministrit shqiptar, ai ka pasur një deklarim për gjendjen në veri, diçka që vjen prej shtetit amë jo domosdo duhet të gjykohet keq. Në anën tjetër, detyrat e Qeverisë janë detyra të vendit të cilat pa asnjë dyshim duhet t’i ushtrojë Qeveria e Kosovës, e Qeveria jonë nuk po i ushtron. Ajo që del në pah prej kësaj situate është se ekziston një moskomunikim dhe raportet e komunikimit mes Shqipërisë dhe Kosovës janë në pikën e fundit”, tha Besnik Tahiri.

Hoxhaj mbështetje për iniciativën e Ramës
I vetmi që ka pohuar, se e ka parë propozimin e Ramës për Asociacionin ishte nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga partia më e madhe opozitare, Partia Demokratike e Kosovës, PDK Enver Hoxhaj. Ai tha se megjithatë dokumentin nuk e ka siguruar nga kryeministri shqiptar. “Mendoj që iniciativa e Ramës duhet të ketë mbështetje në Kosovë. Mendoj që është hap i duhur, i drejtë dhe i domosdoshëm që Shqipëria ka dalë me një propozim të tillë”, tha Hoxhaj duke shtuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, veçse e ka pranuar Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, me marrëveshjen drejt normalizimit të raporteve që Kosova dhe Serbia kanë arritur më herët.

Kosova dhe Serbia me 27 shkurt dhe më pas me 18 mars, nën ndërmjetësim të BE-së, arritën marrëveshjen drejt normalizimit të raporteve. Neni 10 i kësaj marrëveshje thotë se “palët janë zotuar se do të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut”, përfshirë atë për Asociacionin.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili vazhdon të jetë nën trysni të madhe nga faktori ndërkombëtar, sidomos SHBA-të për krijimin e Asociacionit, ka thënë se “Kosova po tregohet e vëmendshme dhe e kujdesshme meqë kërkesa ka të bëjë me marrëdhëniet e saj me Serbinë”. “Kur Shtetet e Bashkuara në kuadër të marrëdhënieve dypalëshe kërkojnë diçka prej nesh, nuk kemi mëdyshje të themi po. Mirëpo, kur i dërguari amerikan kërkon diçka që ka të bëjë me marrëdhënien tonë me Serbinë, ne duhet të mendojmë mirë dhe të jemi të vëmendshëm e të kujdesshëm, por natyrisht gjithnjë bashkëbisedues, konstruktiv e të përkushtuar”, ka thënë kryeministri Kurti duke iu përgjigjur kritikave për raporte jo të mira me SHBA-në dhe emisarët e saj.

Më i ashpër në vlerësimin e tij për Asociacionin, shprehet zëvendësi i Kurtit dhe kryenegociatori i Kosovës në dialog me Serbisë, Besnik Bislimi. Ai ka thënë se kërkesat për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe “nuk kanë për qëllim integrimin e serbëve lokale”, por sipas tij, synimi është të vendoset një “Kalë i Trojës” në Kosovë. “Kosova ka paralajmëruar vazhdimisht komunitetin ndërkombëtar për arsyet e vërteta, pse Serbia insiston në formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Asociacioni nuk kishte për qëllim asnjëherë të integronte serbët vendas në Kosovë, por të jetë si ‘Kali i Trojës’ i Beogradit për ta bërë vendin jofunksional, duke përgatitur kështu rrugën për ndarje”, ka shkruar Bislimi në Twitter. /DW/

Related

Previous Post

Manastirliu inspekton fazën e dytë të punimeve në Spitalin Pediatrik: Gati edhe dy projekte të reja në QSUT

Next Post

Drafti i propozuar nga Rama për asociacionin, Berisha: Thikë pas shpine! Në sintoni me Vuçiçin synon ndarjen e Kosovës

Lajme të ngjashme

Gjyqi ndaj ish-komandantëve të UÇK-së! Deri tani janë pranuar dëshmitë e 260 dëshmitarëve

Gjyqi ndaj ish-komandantëve të UÇK-së! Deri tani janë pranuar dëshmitë e 260 dëshmitarëve

by redaktor2
09/08/2025
0

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, deri tani në prova materiale janë pranuar dëshmitë e 264 dëshmitarëve,...

Gjykata Kushtetuese e Kosovës merr vendimin, bllokon formimin e Qeverisë së re deri më 30 shtator

Gjykata Kushtetuese e Kosovës merr vendimin, bllokon formimin e Qeverisë së re deri më 30 shtator

by redaktor2
09/05/2025
0

Gjykata Kushtetuese e Kosovës njëzëri ka vendosur masë të përkohshme përmes së cilës ua ndalon deputetëve të ndërmarrin veprime si...

Specialja pret që në fund të dhjetorit të përmbyllet gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja pret që në fund të dhjetorit të përmbyllet gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

by redaktor2
09/02/2025
0

Paneli i gjyqtarëve i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë tha se mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të...

Ngërçi politik në Kosovë! Presidenca: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

Ngërçi politik në Kosovë! Presidenca: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

by redaktor2
09/01/2025
0

Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili u...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • “E kam pasur personale me Erogen Vason”- Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes në Shkodër: Më bënte …
  • “Do të merren vendime për farsën elektorale të 11 majit”, PD vihet në lëvizje – lajmëron mbledhjen e…
  • ‘Rilindja e industrisë ushtarake dhe projektet e korridorit VIII dhe Portit të ri të Durrësit”, Rama…
  • Gjyqi ndaj ish-komandantëve të UÇK-së! Deri tani janë pranuar dëshmitë e 260 dëshmitarëve
  • “Rruga do jetë e vështirë”, Sylvinho para Letonisë: Sfidojmë një ekip të organizuar dhe të rrezikshë…
  • Kapiteni Gjimshiti: Nuk do të jetë e lehtë me Letoninë, por duam tre pikët
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.