Në botën e futbollit identifikohet nga të gjithë si Champions Girl, moderatorja sportive, Eva Murati, është imazhi shqiptar i kompeticionit më të rëndësishëm për klube, Champion League, teksa për 6 edicione radhazi drejton me profesionalizëm emisionin e kampionëve.
Eva, spikat jo vetëm me thjeshtësinë dhe zotësinë e saj, por gjithashtu edhe me sharmin e emocionin që transmeton.
Bukuroshja 28-vjeçare, është e pranishme në Stamboll për të “bekuar” finalen e madhe të Champions-it mes Interit dhe Mançester Sitit, teksa në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, zgjodhi të ndante disa momente speciale në prag të finales.
-Një tjetër sezoni të suksesshëm po i vjen fundi si prezantuese e emisionit të Champions League në Shqipëri. A ka një moment disi me special për Evën gjatë këtij edicioni që mund ta veçoni?
Çdo sezon Champions-i është i veçantë në llojin e tij pasi vetë dinamikat janë të ndryshme. Dalja në gjysmëfinale e dy skuadrave italianeve ishte një moment shumë i bukur, kush mund ta bënte një parashikim të tillë në fillim të sezonit!
Championsi e ka këtë veçanti sepse është i paparashikueshëm! Të le gjithë kohën me zemër në dorë! Ky sezon është gjithashtu i veçantë sepse zhvillohet në Stamboll. Pas 3 vitesh që e nis sezonin televiziv fjalinë “Road to Istanbul”, finalja më në fund do të zhvillohet këtu në qytetin e dy kontinenteve dhe nuk ka më peripeci që ta zhvendosë në një tjetër vend (qesh).
Po ta shohim nga aspekti historik ishte viti 2005 hera e fundit që zhvillohej një finale në Stamboll, e cila konsiderohet si finalja me emocionuse e të gjitha kohrave, kur pamë të triumfonte Liverpul përball Milanit. Kështu që shpresoj që dhe këtë vit ky qytet misktik të arrijë përsëri t’i japë nga magjia e vet duelit të mbrëmjes së sotme.
-Eva, është ky kulmi i karrierës për sa i përket pozicionit si moderatore sportive, apo prisni të arrini diçka më tepër? Cila është maja për Eva Muratin?
Tashmë viti i 6 në drejtimin e kompeticionit më elitar të futbollit europian. Jam e lumtur që më është besuar drejtimi i tij, dhe për vetë faktin që kam qenë e para vajze në Shqipëri që i është besuar kjo patente kaq e rëndësishme.
Emocionet i ndjej të njëjta sikur më pagëzuan si “Champions Girl”, 6 vite më parë, në daljen e parë nën logon e Champions, si tani që kam përgjegjësi më të mëdha në drejtimin e këtij emisioni.
Jam shumë mirënjohëse për çdo projekt që kam patur deri më tani. Ky ishte një vit disi i veçantë, dedikuar edhe programeve muzikore, prezantimi i Kënga Magjike, Gjeniut dhe Maratonës Këngë Moj.
Por Championsi mbetet guri më i çmuar në kurorën time. Pavarësisht ekperiencave televizive që kam patur në shtetin fqinjë Italinë, në programe dedikuar sportit si TikiTaka apo Drive Up, në boten sportive nuk mendoj se egsiston diçka më prestigjoze se prezantimi i kësaj patente.
Pastaj si eksperience plotësuese, siç pata prezantimin e Hall of Fame në Fierenze krah Pierluigi Pardo do doja të prezantoja shortin e Chanpions League në Zvicër krah Pedro Pinto.
-Momentalisht ndodheni në Stamboll për të ndjekur live finalen e madhe Inter-Siti, si është atmosfera atje? Çfarë iu ka impresionuar më së shumti?
Që në momentin e pare që zbrisje në aereoport e kuptoje qe i gjithë qyteti i është dedikuar tërësisht finales Siti-Inter.
Kulmi i saj ishte parku Yenikapi, buzë detit, i cili ishte shndërruar tërësisht në një arene për fansat e futbollit. Gjatë gjithë ditës UEFA organizonte aktivitete të ndryshme me temë kryesore finalen!
Lojëra, argëtim, minindeshje, VR games, atmosfere festive dhe muzikë gjatë gjithë kohës për të zbavitur dashamirësit e futbollit dhe jo vetëm.
Tepër emocionues ishte fakti që UEFA e ka cacur kupën e Champions në pikat historike të qytetit Topkapi, Dolmabahce, Basilica Cisterna etj.
Kështu që midis relikeve otomane gjeje edhe trofeun e shndritshëm të Champions! Ajo që më bëri me shumë përshtypje ishte se dhe lokalet e qendrës së vjetër të qytetit e kishin shfrytëzuar këtë mundësi biznesi duke vënë flamuj dhe banera të skuadrava, pra lokale të dedikuar për Interin dhe të tjerë dedikuar Sitit. Dhe në fund dëgjoje tek këndonin himnet e skuadrave me radhë, njëherë Blue Moon pastaj Pazza Inter!
-Ju personalisht cila skuadër dëshironi të kurorëzohet mbrëmjen e sotme?
Un si juventine kam disa vite që e mbyllim shpejt sezonin e Championsit dhe më ngelet të simpatizoj përherë ekipe të tjera (qesh).
Padyshim që ekipi i Pep Guardioles për vite me radhë na ka ofruar një futboll magjik, por duke dështuar në hapat e fundit, kështu që një fitore sot do të të kurorëzonte një epokë të arte për skuadrën duke qenë se do të ishte gjithashtu hera e parë që do ta fitonte këtë trofe.
Por në Shqiperi sigurisht që mbështetja më e madhe shkon për Interin dhe unë padyshim dëshiroj të shoh të lumtur sa më tepër tifozë shqiptar!
Kështu që po e le evazive përgjigjen me qëne se edhe roli i gazetares ma lejon, duhet te trasmetojmë emocionin pavarësisht emrit te fituesit.
-Duke qenë se jeni një nga personazhet e show bizzit me popullaritet të madh në Turqi, a ju ndalojnë tifozë në rrugët e Stambollit për t’iu përshëndetur apo për të pozuar?
Jam shumë e lumtur sa herë që vij në Turqi, ndoshta nga mbiemri im me konotacion turk gjithmonë më presin sikur të më kishin të tyre jo vetëm kësaj radhe që rikthehem për finalen e Champions League, një event i përmasave botërore, por edhe sa here vij për fushata të ndryshme publicitare që kam zhvilluar këtu.
Kësaj radhe më shoqëronte mami në rrugët e Stambollit dhe ajo u habit sa më ndalonin për foto. Ne kohën e lirë ku pata mundësi të vizitoj si turiste qytetin më ndaluan shumë ndjekës. Me interesant ishte rasti i dikujt qe kishte kërkuar 2 ore rreth zonës së Ali Mehmetit vetëm sepse kishte pare që kisha hedhur një story nga Xhamia Blu. (qesh)
Njërzit ne përgjithësi janë shume të dashur dhe unë nga natyra mezi pres të bej miq te rinj, kështu që kënaqem shumë sa here vij!