• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Kronika satirike/ Gjekmarkaj: Si ka mbetur në hije danoçi që vigjilonte mbi Lulin nga trimëria e zoti Zupi. I lyemë e vajosëm ambasadoret…..

06/10/2023
in Opinion, Slider
Kronika satirike/ Gjekmarkaj: Si ka mbetur në hije danoçi që vigjilonte mbi Lulin nga trimëria e zoti Zupi. I lyemë e vajosëm ambasadoret…..
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Nga: Agron Gjekmarkaj

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Grimce çuditshme e një ditë monotone!
E kush se mban mend Bernard Banushin inxhinierin e shquar që vigjilonte mbi Lulzim Bashën në ditët e lavdisë dhe në ato të kiametit i cili si re mizore me dy pisqolla në brez ku errej nuk çelej !!! E pra tani ai Danoç ka mbetur në hije nga furia mediatike e zonjës Dupi, nga trimëria e zotit Zupi dhe nga elokuenca e Kodupit ! Duket mërzia i punon qindin ndershmërisë së njeriut !! Një miku in biznesmen me premtoi një shishe raki safi nga ajo e mira fare që bëhet në kufi mes Italisë dhe Austrisë. Atë do e merrte Bernardi për të ma sjelle si thesar. Nuk e njihja atë pije të bekuar e nga kurioziteti e pranova me qejf premtimin që ajo shishe do bëhej e imja. Dje gjatë ditës më kishte dërguar disa foto të shishes në orë të ndryshme si siguri që shishja po vinte ne drejtimin e duhur. Paraditja iku duke u marrë me ambasadoret ku së bashku me të vendosurën Mimi di Puccini me nobiliarin Tom, me të zemëruarin Tritan, me të heshturën Greta, me të qeten Klodi, me lavdëruesin Lavdërim, me të zymtin Klos, me liberalin patetik Petro, me kokulurën Etilde që do qisnin në selamet punët e vatanit. I kruam i lyem i vijosëm siç na e lypte ndera. U ktheva në shtëpi si u murrëtyer prit e prit po hiç. Aty kah ora 23 e darkës ra telefoni ishte vete Bernardi me një zë plot mister ! Zbrit shpejt se jam në lagje , mos dil nga rruga kryesore po bjeri nga cepi ! Heu thashë me vete çka ngjarë?! Sa u afrova zbriti nga makina dhe me shenja enigmatike me tha ta ndiqja nga pas. Ec ai ec unë mu duk vetja si Luli me Taon që rënden për tu takuar një natë të kreshpëruar dimri. Pasi e ndoqa nja gjashtë minuta u gjendem në një hyrje të rrjepur pallati. Ç’të shihje ! Me solemnitet nga poshtë një qyrku të hollë nxori një pagure ushtrie alumini të lidhur në katër anë me rripa jeshil doku dhe një tap nga boshti i kallamboqit mbështjell me gjethe hardhie! Sa e hoqi tapën u ndie një puf sikur hapi një shishe shampanje dy pleq qe po kalon aty pari u rrezuan për toke nga tafti, ndihej një arome fiku e sheqeri bashke!! Po kjo? Rakia tha ? Ajo e mira fare e atij mikut po e futa në pagure qe të mos dukemi si oligark dhe mos na ndiqte kush nga pas!! O Zot kij mëshirë mërmërita. He tha ke ndonjë pakënaqësi dhe dëgjo tani? Lërini dënglat jo Jorida jo Gazi jo Basha Sakën se ju dëgjoj më pije këtë largo turbullirën qe ke në koke se Kryetar PD-je do zgjidhem unë se boll ju mbajta në qafë. Sokelliu dy a tri here dhe u bë erë!

Related

Previous Post

“Bëj tifo për Alvarezin dhe jo Lautaron”, Aguero: Zikaltrit luftojnë me mish e me shpirt, por Siti nuk fal

Next Post

“Krenar dhe i lumtur që jam me Kombëtaren”, Ernest Muçi: Së pari të kalojmë me sukses Moldavinë, besojmë për Euro 2024

Lajme të ngjashme

Operacioni kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, SPAK: 52 masa sigurimi dhe miliona euro të sekuestruara në Shqipëri dhe Itali

Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Janarin

by redaktor2
08/22/2025
0

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka publikuar në faqen e saj zyrtare përgjigjet e disa prej pyetjeve të drejtuara nga gazetarët....

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

by redaktor2
08/22/2025
0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka shprehur shqetësime për situatën aktuale në Shqipëri, duke theksuar sfidat...

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

by redaktor2
08/22/2025
0

3 gushti ishte dita me konsumin më të lartë të energjisë për vitin 2025. Kjo e dhënë u bë publike...

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

by redaktor2
08/22/2025
0

Deputetja e sapozgjedhur e Partisë Demokratike, Manjola Luku ka shprehur indinjatën e saj për propagandën që përdor kryetari i bashkisë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit
  • Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Jan…
  • Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat
  • Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet …
  • Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromë…
  • Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e p…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.