• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Mesazhe kërcënuese në 125 adresa”- Mali i Zi mban zgjedhjet parlamentare nën hije alarmi për bomba! DW: Fushata ra nën hije pas aferë së kriptovalutave disa miliardëshe!

06/10/2023
in Rajoni & Bota
“Mesazhe kërcënuese në 125 adresa”- Mali i Zi mban zgjedhjet parlamentare nën hije alarmi për bomba! DW: Fushata ra nën hije pas aferë së kriptovalutave disa miliardëshe!
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Mali i Zi nga mesnata hyri në heshtje zgjedhore para zgjedhjeve parlamentare, të cilat do të mbahen të dielën më 11 qershor.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Të drejtë vote në këto zgjedhje, të tretat në ciklin zgjedhor brenda 9 muajve në Mal të Zi, kanë 542.468 votues që do të përcaktohen midis 15 listave zgjedhore. Këto janë zgjedhjet e dymbëdhjeta parlamentare që nga vendosja e pluralizmit në Mal të Zi. Partia Demokratike e Socialistave (PDS) për të parën herë hyn në zgjedhje pa liderin e saj Millo Gjukanoviç, i cili pas tri dekadash është terhequr si lider i partisë, pasi në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale humbi zgjedhjet kundrejt rivalit nga Lëvizja Evropa Tani, Jakov Millatoviç.

Partitë në sondazhe

Në zgjedhjet e së dielës për të parën herë ka hyrë në garë lëvizja “Evropa Tani”, e cila sipas hulumtimeve ka përkrahjen më të madhe të qytetarëve. Gjithnjë sipas sondazheve të bëra e dyta për nga numri i përkrahësve është “Partia Demokratike e Socialistave” (PDS). Lëvizjen “Evropa Tani” e krijuan ish-ministrat e qeverisë së Zdravko Krivokapiç, Millojko Spajiq dhe presidenti aktual, Jakov Millatoviç. Të dy këta, njëri në postin e ministrit të Financave dhe tjetri në postin e ministrit të Ekonomisë mbahen mend nga opinion sepse realizuan programin “Evropa Tani 1” që nënkuptoi rritjen e pagave dhe të pensioneve dhe për këtë arsye menjëhere gëzuan popullaritet dhe admirim të jashtëzakonshëm në radhët e qytetarëve të Malit të Zi.

Në këtë fushatë kjo lëvizje u prezantua me programin “Evropa 2”, e cila po ashtu parasheh rritjen e pagave, pensioneve, mirëqenien e përgjithshme dhe antarësimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian (BE). Edhe pse kjo lëvizje ka kuota të larta në sondazhe, vështirë se ajo do të mund ta formojë vetë qeverinë e re që të jetë e qendrueshme me detyra prioritare, e ta nxjerrë vendin nga kriza shumëvjeçare politike dhe ekonomike dhe të vazhdojë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Afera e kripto valutave

Fushata e qetë që i karakterizoi këto zgjedhje, javën e fundit sikur ra nën hije, pas aferës së kripto valutave disa miliardëshe me shtetasin e Koresë Jugore Do Von, i cili po mbahet në arrest në Mal të Zi e për të cilin kryeministri Dritan Abazoviç thotë se ka bashkëpunuar me liderin e Lëvizjes Evropa Tani, Millojko Spajiç. Sipas Abazoviç, Do Von ka financuar fushatën në këto zgjedhje. Gjithnjë sipas pohimeve të zyrtarëve të lartë të Malit të Zi, Do Von i cili kërkohet nga Interpoli për afera me kripto valutat nga shumë shtete të botës, ka punuar me liderin e lëvizjes Evropa Tani një periudhë të gjatë kohore, ndaj për këto çështje është thirrur dhe mbledhja e Kështillit Kombëtar për siguri.

Kryeministri aktual Dritan Abazoviç njoftoi opinionin se letrën e shtetasit koreano jugor Do Von, ia ka dorëzuar prokurorit shtetëror. Nga ana tjetër Levizja “Evropa Tani” dhe lideri i saj Millojko Spajiç i kanë hedhur poshtë pohime të tilla dhe kanë akuzuar kryeminsitrin Dritan Abazoviç për, siç thonë ata, inskenim të aferës me kripto valuta me qëllim të prishjes së imazhit të kësaj lëvizjeje në prag të zgjedhjeve të jashëzakonshme parlamentare.

Nevoja për koalicione dhe refuzimet e tyre

Nga levizja “Evropa tani” kanë thënë se nuk do të bëjnë koalicion pas zgjedhor me Partinë Demokratike të Socialistëve të ish-liderit Millo Gjukanoviç. Por pas gjithë ngjarjeve të ditëve të fundit dhe pas aferës me letrën e Do Von, kjo lëvizje ka thënë se nuk dëshiron partneritet pas zgjedhor me kolaicionin e Demokratëve te Aleksa Beçiçit respektivisht me lëvizjen URA të Dritan Abazoviçit.

Për shkak të kësaj situate të krijuar, një pjesë e analistëve dhe njohës të situatave politike nuk përjashtojnë as mundësinë e përsëritjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, sepse asnjë koalicion apo subjekt nuk do të ketë shumcën absolute prej 41 vendeve në Parlamentin e Malit të Zi. Në prag të zgjedhjeve ka pasur alarme për bomba dhe gaz nervash si dhe mesazhe kërcënuese në 125 adresa. Janë evakuuar disa institucione në Mal të Zi.

Dy ditë para zgjedhjeve, Mali i Zi  është përballur me mesazhe kërcënuese për vendosjen e lëndëve plasëse dhe bombolave helmuese në disa institucione shtetërore. Pjesë e institucioneve që janë kërcënuar janë shkollat, institucionet parashkollore, godina gjykatash, prokurori, disa ministri, Agjencia e Sigurisë Kombëtare. Kërcënimet që erdhën përmes e-maileve, bën që policia të evakuojë dhe të mbyllë të gjitha institucionet parashkollore dhe shkollore, godinat e gjykatave, prokuroritë, disa ministri, Agjencinë e Sigurisë Kombëtare në pesë qytete të Malit të Zi.

Related

Previous Post

Diskutohet ripërsëritja e zgjedhjeve në komunat me shumicë serbe, por çfarë po ndodh me kryetarët e rinj në veri të Kosovës?

Next Post

Rama propozoi draftin për krijimin e Asociacionit, reagon zyra e Kurtit: Nga Shqipëria zyrtare presim mbështetje, ndërmjetësues kemi shumë

Lajme të ngjashme

Zgjedhja historike në Vatikan, tym i bardhë nga Kapela Sistine, Kisha Katolike ka Papën e ri

Zgjedhja historike në Vatikan, tym i bardhë nga Kapela Sistine, Kisha Katolike ka Papën e ri

by redaktor2
05/08/2025
0

Pas vetëm dy ditësh votimesh në konklavën e mbledhur në Kapelën Sistine, Kisha Katolike ka zyrtarisht Papën e ri. Tymi...

Katy Perry “rrëmben” Met Gala-n… pa qenë fare aty!

Katy Perry “rrëmben” Met Gala-n… pa qenë fare aty!

by redaktor2
05/07/2025
0

E pabesueshme por e vërtetë (ose më saktë… jo aq e vërtetë)! Katy Perry arriti të bëhej ylli më i...

I kërkuar për vjedhje, kapet shqiptari në Gjermani, i gjendet edhe drogë

I kërkuar për vjedhje, kapet shqiptari në Gjermani, i gjendet edhe drogë

by redaktor2
05/06/2025
0

Të shtunën në mëngjes, Policia Federale Gjermane kreu kontrolle kufitare në Intercity Express 225 pas hyrjes nga Holanda. Oficerët kontrolluan...

Agjenda e plotë/ Gjermania zgjedh kancelarin e ri, Merz dhe kabineti i ri qeveritar pritet të betohen sot

Agjenda e plotë/ Gjermania zgjedh kancelarin e ri, Merz dhe kabineti i ri qeveritar pritet të betohen sot

by redaktor2
05/06/2025
0

Nga Bundestagu në rezidencën presidenciale Bellevue – e pastaj nga Bellevue në Bundestag: këto janë stacionet në zgjedhjen e kancelarit...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Giro d’Italia në Shqipëri, Veliaj: Tirana po shkëlqen në sytë e Europës, krenar për punën e bërë
  •  Berisha e mohoi publikisht, zbulohen dy letrat e kompanisë lobuese për Marco Rubion për të pajisur …
  • Veliaj: Më 11 maj votoni për Ramën e PS! Vota për Saliun, do të thotë t’i vësh shkelmin çdo gjëje që…
  • Zgjedhja historike në Vatikan, tym i bardhë nga Kapela Sistine, Kisha Katolike ka Papën e ri
  • Urimi që nuk mund të mungonte: Ledion Liço surprizon Gjestin në ditëlindje
  • Parashikimi i motit për sot, 7 maj 2025
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.