• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Statistikat/ Interi bunker, por Siti është makineri asfiksuese! Haland & Co shënojnë 150 gola…

06/10/2023
in Sport
Statistikat/ Interi bunker, por Siti është makineri asfiksuese! Haland & Co shënojnë 150 gola…
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Sot në Stamboll do të jetë përballja e parë në histori mes Sitit dhe Interit. Hera e fundit që ndodhte një takim i parë zyrtar mes dy klubeve në një finale të Ligës së Kampioneve ishte në vitin 2005, mes Liverpulit dhe Milanit, në të njëjtin stadium “Ataturk” të Stambollit.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Kjo do të jetë finalja e pestë mes një klubi anglez dhe një italian në historinë e Ligës së Kampioneve. Liverpuli fitoi kompeticionin me penallti në 1984-ën kundër Romës dhe në 2005-ën kundër Milanit dhe gjithnjë “Reds”-at kanë humbur finalet e 1985 dhe 2007 respektivisht ndaj Juves dhe Milanit.

– Siti ka luajtur vetëm 2 finale në kompeticionet e mëdha europiane: fitorja kundër polakëve të Gornik Zabërze 2-1 në Kupën e Kupave në 1970-ën dhe humbja në Champions në 2021-shin 1-0 kundër Çelsit.

– Interi do të luajë finalen e 11-të të një kompeticioni europian. Mes skuadrave italiane, vetëm Juventusi (16) dhe Milani (14) kanë luajtur më shumë. Finalja e fundit e zikaltërve është ajo e Ligës së Europës 2019-‘20 kundër Seviljes (humbur 3-2).

– Siti mund të bëhet skuadra e katërt angleze e cila fiton formatin e Champions-it pas vitit 1992 pas Mançester Junajtidit (1999, 2008), Liverpulit (2005, 2019) dhe Çelsit (2012, 2021). Ky vend e ndan rekordin e shtetit me tre fitues të ndryshëm të kompeticionit me Italinë (Milan, Juventus, Inter).

– Interi është vetëm skuadra e katërt që arrin në finalen e Champions-it pasi ka humbur ndeshjen e parë sezonale të turneut, pas Milanit në 1994-‘95, Bajernit 1998-‘99 dhe Totenhemit në 2018-’19- ën. Të tre precedentët e kanë humbur më pas finalen.

– Simone Inzagi është trajneri i gjashtë italian i ndryshëm që e dërgon një skuadër në finalen e Champions-it (pas Ançelotit, Kapelos, Lipit, Di Mateos dhe Alegrit), rekord për një trajner nga një shtet, që Italia e ndan bashkë me Gjermaninë.

– “Atatürk Olympic Stadium” është stadiumi i tetë që pret më shumë se një finale të Ligës së Kampioneve. Precedenti është në vitin 2005, në atë që hyri në histori si “Mrekullia e Stambollit” mes Liverpulit dhe Milanit.

– Kjo do të jetë finalja e katërt e Champions-it për Pep Guardiolën (dy me Barcelonën në 2009-ën dhe 2011- ën), dy me Sitin në 2021-shin dhe 2023-shin. Vetëm Ançeloti ka shkuar më shpesh se ai në finale (5). Katalanasi mund ta fitojë turneun për herë të tretë, duke barazuar Zidanin dhe përpara do të ketë vetëm Ançelotin trajnerin më fitues (4). 52- vjeçari mund të bëhet edhe trajneri i pestë i cili e fiton turneun me dy skuadra, pas Ançelotit, Murinjos, Hajnkesit dhe Hicfeldit.

– Interi e ka ruajtur portën e paprekur në 8 nga 12 ndeshjet e deritanishme në Champions, mes të cilave në 5 nga sfidat me eliminim direkt. Zikaltrit mund të barazojnë rekordin e ndeshjeve pa pësuar në fazat me eliminim direkt në një sezon të turneut (6, vendosur nga Arsenali në 2005-’06-ën).

– Në këtë sezon të Champions-it, Siti e ka rikuperuar topin dhe ka nisur sulmin në një distancë mesatare 47.2 metra larg portës së tyre, rekord. Interi ndërkohë është formacioni që e ka fituar topin më pranë portës së tyre (38.4 metra), mes ekipeve të kualifikuara në fazën me eliminim direkt të këtij sezoni.

– 59.8% e presingut të Interit në këtë sezon të Champions-it është aplikuar në mesfushën e tyre, përqindja më e lartë për një skuadër që ka kaluar fazën e grupeve. Në fakt, nga 32 klubet e këtij sezoni, italianët renditen në vend të 24-t për presionet e bëra në 1/3-at e fundit të fushës (103.5)

– Xhek Grilish ka krijuar 35 raste për gol në këtë sezon të Ligës së Kampioneve, rekord për një lojtar anglez që kur ekzistojnë statistikat prej sezonit 2003-‘04. Lojtari i fundit lojtar që ka bërë më mirë ishte Dushan Tadiç në 2018-’19-ën (37). Grilish është edhe lojtari që ka përshkuar distancën më të madhe të lëvizjes me topin në këmbë këtë sezon (3.208 m), më shumë se dy prej rekordmenëve të mbajtjes së topit tek Interi së bashku (Barela 1.558 metra dhe Bastoni 1.228, në total 2.786 m).

– Erling Haland ka shënuar 12 gola në këtë edicion të Champions-it, të cilin e ndan me Nistelroin në 2002-’03-shin me Junajtidin, për një futbollist të një klubi anglez. Norvegjezi nuk ka shënuar në dy ndeshjet e fundit kundër Realit në Champions dhe në karrierën e tij nuk ka mbyllur kurrë 3 ndeshje pa shënuar.

– Norvegjezi i fundit që ka shënuar në një finale të Champions-it është Ole Gunar Solskjaer, me Junajtidin në 1999-ën kundër Bajernit.

Related

Previous Post

Emigrantë të armatosur tentojnë të marrin peng anijen turke në Napoli, policia parandalon planin, arreston autorët

Next Post

“Numri i rikthimeve, më i vogël se i ikjeve”, Rama podcast me katër të rinj që kanë zgjedhur Shqipërinë për të punuar

Lajme të ngjashme

Italia në festë: Inter mitik, mediat në Spanjë: Lamtumirë epike

Italia në festë: Inter mitik, mediat në Spanjë: Lamtumirë epike

by redaktor2
05/07/2025
0

Në Itali, tifozët zikaltër, por dhe mediat janë në qiellin e 7-të për këtë kualifikim të jashtëzakonshëm përballë Barcelonës. Mënyra...

Partizani në Europë, Baze: Demi e fitoi bastin e vetë, Gega ‘sekreti’

Partizani në Europë, Baze: Demi e fitoi bastin e vetë, Gega ‘sekreti’

by redaktor2
05/06/2025
0

Pavarsisht oshilacioneve, Partizani e mbylli këtë edicion me objektivin e përmbushur pjesëmarrjen në Kupat e Europës. Edhe pse të kuqtë...

“Tefik Osmani ka kërkuar të bëj denoncim”, gazetari tregon grushtin e ndodhur me presidentin e Dinamos: I dha dorën presidentit të Vllaznisë 

“Tefik Osmani ka kërkuar të bëj denoncim”, gazetari tregon grushtin e ndodhur me presidentin e Dinamos: I dha dorën presidentit të Vllaznisë 

by redaktor2
05/05/2025
0

Vllaznia ka arritur të fitojë ndaj Dinamos në shifrat 2-1. Shkodranët kanë arritur në finalen e Final Four, ndërsa tani...

“Ka ardhur dita ta fitojë Vllaznia kampionatin”! Perla e Besnik Çinarit: Sa tifozë ka Dinamo, ne në Shkodër çojmë krushq në dasëm 

“Ka ardhur dita ta fitojë Vllaznia kampionatin”! Perla e Besnik Çinarit: Sa tifozë ka Dinamo, ne në Shkodër çojmë krushq në dasëm 

by redaktor2
05/05/2025
0

Vllaznia ka arritur të fitojë ndaj Dinamos në shifrat 2-1. Shkodranët kanë arritur në finalen e Final Four, ndërsa tani...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Përfundon numërimi në Has, PD fiton me 52.57%
  • Rezultati paraprak/ PS merr 83 mandate, PD-ASHM 51 deputetë! Ja si do të duket konfigurimi i Parlame…
  • “PS fiton thellë në Vorë”/ Spiropali: Kundërshtarët e dinin rezultatin e dobët që do merrnin, pranda…
  • Përfundon procesi i numërimit në Tepelenë, fiton Partia Socialiste me 3.214 vota
  • Voton ministrja Koçiu: Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet tani
  • Giro d’Italia në Shqipëri, Veliaj: Tirana po shkëlqen në sytë e Europës, krenar për punën e bërë
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.