• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Veliaj me Sekretarin e Shtetit gjerman, Niels Annen: Në vjeshtë nis zbatimi i sistemit të transportit publik të shpejtë

06/10/2023
in Politikë, Slider
Veliaj me Sekretarin e Shtetit gjerman, Niels Annen: Në vjeshtë nis zbatimi i sistemit të transportit publik të shpejtë
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti ne takim Sekretarin Parlamentar të Shtetit në Ministrinë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim të Gjermanisë, Niels Annen. Ai falenderoi zyrtarin e qeverisë gjermane për mbështetjen ndaj Bashkisë së Tiranës për një prej projekteve të rëndësishme, si ai i transportit publik.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“E informova Sekretarin e shtetit gjerman për gjithë bashkëpunimin tone me KFW-në dhe GIZ-in gjerman, sidomos në fushën e transportit publik. Ne sapo kaluam një fushatë ku patëm debate për transportin publik. Nuk jemi këtu për të fituar vetëm vota dhe pastaj për të përballur një situatë të premtimeve, që nuk mund të mbahen. Ne jemi këtu për të thënë të vërtetën, çfarë mund të bëhet dhe çfarë nuk mund të bëhet. Për atë që mund të bëhet të fillojmë ta bëjmë. Ajo që mund të bëjmë dhe kemi rënë dakord me GIZ-in dhe KFW, është që të fillojmë një sistem të transportit publik të shpejtë. Për këtë dua të falenderoj qeverinë gjermane, ambasadën gjermane, skuadrën tonë të GIZ-it dhe KFW-së, sepse kemi pasur një bashkëpunim të jashtëzakonshëm për ta sjellë deri në këtë pikë dhe tani duhet të fillojmë ta zbatojme,” u shpreh Veliaj, duke shtuar se ky projekt do të nisë këtë vjeshtë.

Një tjetër projekt i rëndësishëm që nënvizoi kryebashkiaku është edhe ai i rindërtimit të konvikteve.

“Dua t’ju falënderoj shumë edhe për konviktet. Një iniciativë që filloi me zonjën Merkel, kur ajo vizitoi Tiranën. Sot është një kënaqësi t’ju them që gjysma e tyre janë të përfunduar, kemi edhe gjysmën tjetër. Jam vërtet shumë mirënjohës, sepse ka qenë një barrë për Bashkinë e Tiranës në sensin që konviktet kryesisht përdoren në pjesën më të madhe nga studentë që nuk vijnë nga Tirana. Është shumë e rëndësishme që një donator të na ndihmojë për t’u siguruar që i ofrojmë studentëve një super infrastrukturë dhe gjysmën e paguan Bashkia e Tiranës, siç paguan edhe abonenë për studentët, sepse besoj që për një student pesha e çmimeve dhe krizës energjetike, si dhe pesha e kostos së jetesës ndihet më shumë. Ndihma juaj e çmuar për konviktet na e bën më të lehtë edhe këtë mënyrë dinjitoze të trajtimit të studentëve që vijnë në Tiranë, fillimisht si studentë nga një qytet tjetër dhe pastaj bëhen rezidentë permanentë dhe janë pjesë e kontingjentit të talentit që ka ky qytet dhe që mban ekonominë e qytetit tonë kaq të fortë,” vijoi Veliaj.

Sekretari i shtetit gjerman, nga ana e tij, tha se u ndje i impresionuar nga ajo që pa në këtë vizitë në kryeqytetin shqiptar. “Unë kam ardhur këtu për të folur me qeverinë shqiptare, sikurse edhe me qeveritë e tjera të Ballkanit Perëndimor mbi qasjen tonë për një rajon më të qëndrueshëm dhe unë besoj se kjo do të përmirësojë standardet e jetesës në Shqipëri. Por pyetja vendimtare gjithmonë mbetet se si qytetet e mëdha i përshtaten kësaj? Kështu që, jemi vërtet të impresionuar nga drejtimi juaj. Unë mendoj që ju keni treguar disa aspekte të rëndësishme të përditshmërisë suaj, që rrisin qëndrueshmërinë dhe japin një kontribut për synimet që kemi vendosur,” shpreh Niels Annen.

Related

Previous Post

Biden “kërcënon” Putin: Po prekët demokracitë e tjera, do të keni punë me Amerikën

Next Post

“Champions Girl”, Eva Murati “bekon” finalen Siti-Inter me një rrëfim special nga Stambolli: Guri më i çmuar në kurorën time

Lajme të ngjashme

PD nis procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë, rregullat dhe kriteret që do të ndiqen

“Do të merren vendime për farsën elektorale të 11 majit”, PD vihet në lëvizje – lajmëron mbledhjen e parë të Kryesisë pas zgjedhjeve

by redaktor2
09/08/2025
0

Partia Demokratike ka lajmëruar mbledhjen e Kryesisë ditën e mërkurë, mbledhja e parë e saj pas zgjedhjeve të 11 majit....

‘Rilindja e industrisë ushtarake dhe projektet e korridorit VIII dhe Portit të ri të Durrësit”, Rama takohet me admiralin Stuart Munsch

‘Rilindja e industrisë ushtarake dhe projektet e korridorit VIII dhe Portit të ri të Durrësit”, Rama takohet me admiralin Stuart Munsch

by redaktor2
09/08/2025
0

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me Komandantin e Forcave Detare të Shteteve të Bashkuara në Europë dhe Afrikë,...

Gjyqi ndaj ish-komandantëve të UÇK-së! Deri tani janë pranuar dëshmitë e 260 dëshmitarëve

Gjyqi ndaj ish-komandantëve të UÇK-së! Deri tani janë pranuar dëshmitë e 260 dëshmitarëve

by redaktor2
09/08/2025
0

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, deri tani në prova materiale janë pranuar dëshmitë e 264 dëshmitarëve,...

Kapiteni Gjimshiti: Nuk do të jetë e lehtë me Letoninë, por duam tre pikët

Kapiteni Gjimshiti: Nuk do të jetë e lehtë me Letoninë, por duam tre pikët

by redaktor2
09/08/2025
0

Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp me trajnerin Silvinjo në prag të sfidës...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • “Do të merren vendime për farsën elektorale të 11 majit”, PD vihet në lëvizje – lajmëron mbledhjen e…
  • ‘Rilindja e industrisë ushtarake dhe projektet e korridorit VIII dhe Portit të ri të Durrësit”, Rama…
  • Gjyqi ndaj ish-komandantëve të UÇK-së! Deri tani janë pranuar dëshmitë e 260 dëshmitarëve
  • “Rruga do jetë e vështirë”, Sylvinho para Letonisë: Sfidojmë një ekip të organizuar dhe të rrezikshë…
  • Kapiteni Gjimshiti: Nuk do të jetë e lehtë me Letoninë, por duam tre pikët
  • Luan Baçi nuk i ndahet Gazment Bardhit: Berisha pa faj për humbjen, përgjegjës drejtuesit e qarqeve
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.