• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Mes tensioneve të ‘nxehta’ me Kosovën/ Vuçiç takim me përfaqësuesit e Listës Serbe: Situatë e vështirë jo vetëm në Veri por dhe Jug

06/12/2023
in Rajoni & Bota
Mes tensioneve të ‘nxehta’ me Kosovën/ Vuçiç takim me përfaqësuesit e Listës Serbe: Situatë e vështirë jo vetëm në Veri por dhe Jug
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar me serbët nga Kosova lidhur me situatën aktuale në Kosovë. Ata e kanë informuan presidentin serb se do të vazhdojnë protestat e tyre në veri, raporton transmetuesi publik serb, RTS.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Përfaqësuesit e Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – thanë pas takimit se shkuan në Beograd për të informuar Vuçiqin lidhur me situatën “jashtëzakonisht të vështirë” jo vetëm në veri, por edhe në jug të lumit Ibër.

Vetë Vuçiq kishte paralajmëruar se do të takohej me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova nga 9 deri më 12 qershor.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, tha se solli me vete video që, sipas tij, shfaqnin qartë arrestimin e Radosh Petroviq dhe Dushan Obrenoviq. Rakiq tha se këta dy persona, që janë arrestuar nga autoritetet në Kosovë, nuk kanë kërcënuar askënd, veçmas ushtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR. Ai po ashtu përsëriti kërkesat që ia ka parashtruar të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe atij evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, se Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë duhet të miratohet sa më shpejt që të jetë e mundur si dhe statuti për Asociacionin duhet të miratohet nga Beogradi, Prishtina dhe BE-ja, sepse blloku evropian është garantues dhe nënshkrues i marrëveshjes.

Ndërkaq, kërkesa e tretë e Listës Serbe, sipas Rakiq është tërheqja e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga ndërtesat komunale në veri të Kosovës. Ndërkaq, ish-kreu i komunës së Zveçanit, Dragisha Milloviq, tha se ata janë në favor të shtensionimit të situatës, të një zgjidhjeje paqësore dhe arritjen e kompromiseve, por po ashtu, sipas tij, informuan Vuçiqin se serbët lokalë në Kosovë po vazhdojnë protestat.

“Ne informuan presidentin se po vazhdojmë protestat paqësore dhe demokratike. Sot është dita e 17-të e protestave. Qytetarët tanë po qëndrojnë 24 orë në ditë për të luftuar për të drejtat e tyre legjitime, ligjore dhe të drejtat themelore të njeriut”, tha Milloviq.

Që nga 26 maji, në komunat në veri të Kosovës janë rritur tensionet, pasi kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit, hyn në ndërtesat komunale me asistimin e policisë, pavarësisht kundërshtimit të serbëve lokalë. Më 29 maj, tensionet kulmuan me përleshjet mes protestuesve dhe ushtarëve të KFOR-it në Zveçan. Dhjetëra persona u lënduan nga të dyja palët.

SHBA-ja dhe BE-ja i kanë paraqitur tri kërkesa kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me situatën në veri: qetësimin e situatës në komunat veriore, mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat në veri dhe kthimin në dialogun për normalizim të raporteve Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga blloku evropian. Kurti, ndërkaq, ka thënë se ka ofruar një “dalje të qëndrueshme dhe të sigurt” nga kriza në veri. Ai ka thënë se “grupet kriminale”, që sipas tij, mbështeten nga Beogradi dhe po organizojnë protestat në veri, duhet të përballen me drejtësinë ose të kthehen në Serbi. Po ashtu, ai ka thënë se është i hapur që të organizojë zgjedhje të reja në veri, por fillimisht duhet të ndërpriten trazirat, e më pas Kosova do të zvogëlojë praninë e policisë në ndërtesat komunale.

“Pra, po zgjedhje të reja, zgjedhje të parakohshme, por pas sundimit të ligjit dhe pas përgatitjes së terrenit”, ka deklaruar Kurti më 7 qershor. Po atë ditë, Escobar kanë deklaruar se Vuçiq e ka siguruar Uashingtonin se do të shfrytëzojë ndikimin e tij për të bindur komunitetin serb në veri të Kosovës që të marrë pjesë në zgjedhjet eventuale. Kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, të banuara me shumicë serbe, u zgjodhën në zgjedhjet e 23 prillit. Votimet u bojkotuan nga partitë serbe dhe popullata lokale serbe./rel

Related

Previous Post

Zbardhet pr.vendimi, ja emrat në degët e PD që do të përgatisin zgjedhjet e 29 korrikut. Relacioni: Jemi në afate të ngushta kohore, nuk është e nevojshme mbledhja e kryesisë

Next Post

Miliona euro nga Championsi, por Interi ka bilanc negativ

Lajme të ngjashme

Korrupsioni i përhapur në institucione! Donald Trump zgjat me 1 vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor

Korrupsioni i përhapur në institucione! Donald Trump zgjat me 1 vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor

by redaktor2
06/24/2025
0

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka vendosur të zgjasë edhe për një vit tjetër gjendjen e emergjencës kombëtare lidhur me...

Zyrtarizohet zgjatja e afatit të mbylljes së TikTok, Trump firmos urdhrin për funksionimin e platformës deri në 17 shtator 2025

Zyrtarizohet zgjatja e afatit të mbylljes së TikTok, Trump firmos urdhrin për funksionimin e platformës deri në 17 shtator 2025

by redaktor2
06/19/2025
0

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka njoftuar se ka firmosur sot urdhrin ekzekutiv Sapo kam që zgjat afatin për mbylljen...

Meta zbulon se po gjurmon fshehurazi përdoruesit e Android përmes Instagram dhe Facebook

Meta zbulon se po gjurmon fshehurazi përdoruesit e Android përmes Instagram dhe Facebook

by redaktor2
06/04/2025
0

Ekspertët mendojnë se Meta dhe kompania e motorëve të kërkimit Yandex kanë qenë duke gjurmuar fshehurazi përdoruesit e Android në...

Zgjedhja historike në Vatikan, tym i bardhë nga Kapela Sistine, Kisha Katolike ka Papën e ri

Zgjedhja historike në Vatikan, tym i bardhë nga Kapela Sistine, Kisha Katolike ka Papën e ri

by redaktor2
05/08/2025
0

Pas vetëm dy ditësh votimesh në konklavën e mbledhur në Kapelën Sistine, Kisha Katolike ka zyrtarisht Papën e ri. Tymi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Reagojnë avokatët ndërkombëtarë: Veliaj i burgosur pa prova, po shkelni Konventën Europiane. Kryebas…
  • Talenti shqiptar Lorenc Perlala firmos me Feyenoord
  • “Kur tingujt e jazz-it takojnë natën… lind magjia” – Edicioni i IV i “Gjon Mili Jazz & Blu…
  • Tirana mirëpret Javën Kulturore Egjiptiane nga data 8 deri më 12 korrik
  • Tirana mikpret Forumin e parë të të diplomuarve nga universitetet saudite në Ballkan
  • Ministri i Financave dhe drejtori i përgjithshëm i Doganave zhvilluan një vizitë inspektimi në Degën…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.