• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Shqipëria përfaqësohet nga 10 atletë në Lojërat Botërore Olimpike Speciale ne Berlin, Veliaj: Mesazh se gjithkush mund t’ia dalë!

06/12/2023
in Politikë, Slider
Shqipëria përfaqësohet nga 10 atletë në Lojërat Botërore Olimpike Speciale ne Berlin, Veliaj: Mesazh se gjithkush mund t’ia dalë!
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Në këtë vit që Tirana mban titullin “Qyteti Europian i Sportit”, Shqipëria do të përfaqësohet me 10 atletë me aftësi të veçanta në Lojërat Botërore Olimpike Speciale ne Berlin. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti delegacionin që do përfaqësojnë Shqipërinë në këtë kompeticion.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Jam i sigurt që ju që tani jeni fitues, nuk ka rëndësi se sa medalje do të sjellim nga Berlini, por ajo qe ka rëndësi eshte sesa atletë m do të çojmë në Berlin. Janë 10 yje që do shkëlqejnë dhe unë besoj që do frymëzojnë dhjetëra, e dhjetëra, e  qindra, e ndoshta mijëra të tjerë, që do ndjekin rrugëtimin tuaj, që do frymëzohen nga historia juaj. Mesazhi që ne duam të japim për çunat dhe gocat me nevoja speciale është që “gjithkush është dikush”. Edhe për ne të gjithë këta fëmijët janë dikush dhe janë shumë të rëndësishëm për qytetin tonë”, tha Veliaj.

Ai shtoi se: “Edhe ekipi ynë olimpik i Lojërave Speciale, është po aq i rëndësishëm sa ekipi ynë i lojërave olimpike. Dhe ekipi ynë që shkon në Berlin këtë vit, është po aq i rëndësishëm sa ekipi që do shkojë në Paris në 2024-ën për të thyer rekordet atje. Kështu që, do të doja shume që teksa përgatitemi për këtë standard të ri, të mendojmë për një standard më të lartë. Kemi kapur një majë mali, por çdo majë mali është rrëza e një mali tjetër, që është edhe më i lartë. E filluam me 2, jemi te 10, tani duhet të mendojmë që tani në këtë majë mali, si rrëzën e malit tjetër, që kur të vijën lojërat e tjera, ne të kemi jo 10, por 20, 30 atletë dhe jam i sigurt që do zgjohet edhe ajo ndjesi e filantropisë”, përfundoi Veliaj.

Roland Hysi, drejtor i projektit “Special Olympics Albania” në vendin tonë, falenderoi kryebashkiakun Veliaj për mbështetjen.

“Në 2019-ën, Shqipëria përfaqësohej nga një delegacion prej 6 vetash, ku 2 ishin atletë që garonin në 2 disiplina, not dhe atletikë, pra kishim vetëm Lulin dhe Gersin. Ndërkohë kemi një 5-fishim të këtij delegacioni dhe duhet thënë që kjo ka qenë një mbështetje e vazhdueshme dhe e qëndrueshme e Kryetarit të Bashkisë dhe Bashkisë Tiranë, që e ka pasur këtë vëmendje në fokus, duke e bërë pionierin dhe flamurtarin  parë të kauzës”, tha Hysi.

Related

Previous Post

Në vijim të vizitës në Stokholm, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, u takua me drejtuesit e Bordit të Barazisë Gjinore në Parlamentin e Suedisë

Next Post

“Nxehet” gara për pasuesin e tij në NATO, Stoltenberg takim në Shtëpinë e Bardhë me Biden, ja emrat e përfolur

Lajme të ngjashme

 Flet motra e 34-vjeçarit të ekzekutuarit në Shkodër: Dyshoj tek policia

 Flet motra e 34-vjeçarit të ekzekutuarit në Shkodër: Dyshoj tek policia

by redaktor2
09/07/2025
0

Mariza Kola, motra e 34-vjeçarit Kristian Kola, i cili u ekzekutua në qendër të Shkodrës, ka folur ekskluzivisht për Euronews...

DASH zbulon çfarë u diskutua me kreun e SPAK Altin Dumani në Uashington

DASH zbulon çfarë u diskutua me kreun e SPAK Altin Dumani në Uashington

by redaktor2
09/05/2025
0

Departamenti Amerikan i Shtetit i është përgjigjur interesimit të A-Times se çfarë është diskutuar gjatë takimit Brendan Hanrahan, zyrtar i...

Rama publikon pamjet: Drejt përfundimit punimet në DRSHTRR Durrës, transformim rrënjësor estetik e funksional

“S’ka pushim”/ Rama ndan pamje të tjera nga aksioni për lirimin e hapësirave publike

by redaktor2
09/05/2025
0

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje të tjera nga aksioni për lirimin e hapësirave publike. “S’ka pushim”, shkruan Rama. Ky...

Hapet qarkullimi në aksin Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Projekti më i ngatërruar! Tani që mbaroi çlirim i madh për zonën

Hapet qarkullimi në aksin Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Projekti më i ngatërruar! Tani që mbaroi çlirim i madh për zonën

by redaktor2
09/05/2025
0

Aksi rrugor Qukës – Qafë Plloçë, është hapur sot zyrtarisht për qarkullimin e automjeteve. Në ceremoninë përurimit mori pjesë Kryeministri...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  •  Flet motra e 34-vjeçarit të ekzekutuarit në Shkodër: Dyshoj tek policia
  • Arbenita Ismajli shpërthen ndaj Feros: Jam e çliruar dhe nuk do kthehem më kurrë pas
  • DASH zbulon çfarë u diskutua me kreun e SPAK Altin Dumani në Uashington
  • “S’ka pushim”/ Rama ndan pamje të tjera nga aksioni për lirimin e hapësirave publike
  • Hapet qarkullimi në aksin Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Projekti më i ngatërruar! Tani që mbaroi çlirim i…
  • “Siguria ushqimore në pikën më të ulët”, Tabaku: Sistemi patronazhon votën, por nuk siguron ushqimet…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.