• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Zekiç zhvillon stërvitjen e parë me Partizanin, skuadra është e përgjysmuar

06/13/2023
in Sport
Zekiç zhvillon stërvitjen e parë me Partizanin, skuadra është e përgjysmuar
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Tashmë është zyrtare, Zoran Zekiç është trajneri i ri i Partizanit. Lajmin e bëri të ditur vetë klubi i kuq nëpërmjet një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale, ku njëkohësisht prezanton edhe drejtorin e ri sportiv.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me trajnerin Zoran Zekiç. 49-vjeçari nga Kroacia, i cili do të drejtojë kampionët e Shqipërisë në sezonin e ri 2023-2024, është prezantuar sot nga presidenti Gazment Demi dhe drejtori sportiv, Arbër Abilaliaj. Në sezonin e fundit Zekiç ishte pjesë e ekipit Slaven Belupos, ndërsa përgjatë karrierës si trajner ai regjistron edhe eksperienca në drejtimin e Sherif Tiraspol, Osijek, Diosgior dhe Maksimir. Zekiç vjen në drejtimin e 17-të herë kampionëve të Shqipërisë për të nisur një projekt ambicioz dhe fitues. Sot (dje) skuadra nis zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri futbollistik”, shkruhet në komunikatë.

Ndërkohë, “Panorama Sport” mëson se strategu kroat ka firmosur një kontratë, që e lidh me Partizanin deri në fund të sezonit të ri, me opsion rinovimin edhe për një tjetër edicion, në varësi të ecurisë. Zekiç vjen te Partizani së bashku me Mario Kuic si zëvendëstrajner dhe Marko Matijeviç si përgatitës atletik. Pjesë e stafit janë edhe ndihmësit Fatjon Tafaj dhe Klajdi Kënga, që pritet të vazhdojnë si pjesë e stafit.

STËRVITJA E PARË – Ora 18:30, pas një shiu të rrëmbyer, Zoran Zekiç del në fushë para të gjithëve. Pas tij paraqiten edhe ndihmësit, para se skuadra të zbarkojë në terrenin e blertë. Ndërkohë, në këtë seancë të parë ishin vetëm një pjesë e ekipit, teksa në vijim pritet të bashkohen edhe pjesa tjetër. Afrikanët mungonin të gjithë, ndërkohë që as emra si Sota, Hoxha, Da Silva apo Menish nuk ishin të pranishëm. Nga tribuna, një pjesë e trajnerëve të moshave, por edhe simpatizantë të klubit ndjekin me shumë kureshtje stërvitjen e parë të Zoran Zekiçit. Kjo seancë qe përqendruar më së shumti në aspektin fizik, me lojtarët, që kanë kaluar një kohë të konsiderueshme jashtë fushave.

Gjithçka nis me një vrapim rreth fushës dhe vazhdon me një “ndeshje” hendbolli, për të nxehur të gjithë muskujt e mundshëm. Zoran Zekiç, në pjesën më të madhe të kohës komunikon anglisht, ndërkohë që rolin e përkthyesit e kryen Fatjon Tafaj. Nuk mungon edhe ndonjë fjalë kroatisht, megjithëse shumë pak veta në fushë e kuptojnë se çfarë po thotë. Drejtori i ri sportiv, Arbër Abilaliaj, e ndjek stërvitjen nga pranë fushës dhe më pas ngjitet në pjesën e tribunës kryesore. Trajneri organizon edhe situata të ndryshme të lojës, teksa që në seancën e parë përqendrohet te sulmi.

TRAJNER IMPULSIV – Ashtu siç e kishim lajmëruar, Zekiç është një trajner mjaft impulsiv dhe mundohet t’i transmetojë skuadrës sa më shumë grintë. Si një ballkanas tipik, toni i lartë i zërit është një karakteristikë lehtësisht e dallueshme. Megjithëse stërvitja e parë, 49-vjeçari tregohet mjaft “i sertë” ndaj lojtarëve në momentet kur nuk bëjnë atë që ai kërkon. Madje herë pas here nuk heziton as të flasë me tone të larta dhe të ndalojë lojën shpesh, për të treguar veprimet dhe mënyrën sesi duhet të përgjigjet skuadra në fushë. Ai kërkon që lojtarët të jenë vazhdimisht aktivë dhe të veprojnë me shpejtësi edhe në aktivitete të thjeshta, siç është lëvizja e portës së madhe në mesin e fushës. Në fund Zekiç urdhëron lojtarët të heqin atletet dhe të bëjnë një vrapim rreth fushës vetëm me çorape. Kjo pritet me pak çudi nga lojtarët, që e mbyllin seancën pak si “të çoroditur”.

Related

Previous Post

“Forcimi i mbrojtjes kibernetike”, përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar

Next Post

Ministrja Kushi: Kemi vendosur ta ndryshojmë ligjin duke parë dhe vendet e zhvilluara të BE për një mënyrë më të mirë funksionimi

Lajme të ngjashme

“Rruga do jetë e vështirë”, Sylvinho para Letonisë: Sfidojmë një ekip të organizuar dhe të rrezikshëm

“Rruga do jetë e vështirë”, Sylvinho para Letonisë: Sfidojmë një ekip të organizuar dhe të rrezikshëm

by redaktor2
09/08/2025
0

Shqipëria përballet me Letoninë në “Air Albania” të martën, me synimin e vetëm 3 pikët, si e vetmja mënyrë për...

Kapiteni Gjimshiti: Nuk do të jetë e lehtë me Letoninë, por duam tre pikët

Kapiteni Gjimshiti: Nuk do të jetë e lehtë me Letoninë, por duam tre pikët

by redaktor2
09/08/2025
0

Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp me trajnerin Silvinjo në prag të sfidës...

Dy titullarë nga Superiorja, Broja në krahun e kundërt dhe një debutues. Publikohen formacionet zyrtare të Gjibraltar-Shqipëri

Dy titullarë nga Superiorja, Broja në krahun e kundërt dhe një debutues. Publikohen formacionet zyrtare të Gjibraltar-Shqipëri

by redaktor2
09/04/2025
0

Shqipëria luan sot përballë Gjibraltarit në transfertë ndeshjen e parë historike ndaj kësaj përfaqësueseje. Një ndeshje e cila në fakt...

FSHF zyrtarizon tre ndryshime në listën e Kombëtares, një futbollist braktis Shqipërinë për Zvicrën!

FSHF zyrtarizon tre ndryshime në listën e Kombëtares, një futbollist braktis Shqipërinë për Zvicrën!

by redaktor2
09/01/2025
0

Kombëtarja shqiptare ka risi në ditën e saj të parë të grumbullimit për ndeshjet e muajit shtator. FSHF ka bërë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • “A do ta heqësh qafe si njeri apo e do…”/ Flori Mumajesi poston videon me zërin e Elvana Gjatës
  • Vrasja e dyfishtë në Shkodër, policia kontroll në banesën e motrës së Mustafa Licit, gjenden katër a…
  • “E kam pasur personale me Erogen Vason”- Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes në Shkodër: Më bënte …
  • “Do të merren vendime për farsën elektorale të 11 majit”, PD vihet në lëvizje – lajmëron mbledhjen e…
  • ‘Rilindja e industrisë ushtarake dhe projektet e korridorit VIII dhe Portit të ri të Durrësit”, Rama…
  • Gjyqi ndaj ish-komandantëve të UÇK-së! Deri tani janë pranuar dëshmitë e 260 dëshmitarëve
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.