• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Në 18 vjetorin e lindjes, dy gazetarët e njohur, Edmond dhe Manjola Arizaj, urojnë djalin me fjalë shpirti…

06/14/2023
in Slider, Te tjera
Në 18 vjetorin e lindjes, dy gazetarët e njohur, Edmond dhe Manjola Arizaj, urojnë djalin me fjalë shpirti…
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Nga Edmond Arizaj 

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Për Erdetin, sot 18 vjeç😁

Ti je në botën tënde. Ndërsa unë çdo ditë zgjohem në një botë të re, edhe më të panjohur se një ditë më parë. Gjërat që ty të bëjnë për të qeshur, mua më duken të pamundura. Ndaj e kam vështirë që nga bota ime, të të udhërrëfej në botën tënde. Po ndoshta kështu është më mirë. S’do desha të ecësh në rrugë të hapura më parë. Hap një rrugë tënden. Ndiq ëndërrat, por jo në gjumë.

Gjithsesi, ka diçka që nuk ndryshon as në botën time e as në tënden. Vajzat. Ndaj m’i dëgjo dy fjalë, sepse ngado që t’i kthesh botët tona, ato janë gjëja më e bukur, më e dashur, më e gëzueshme, më e ëmbël edhe nëse vijnë si të dashura, nëse janë gra, motra, nëna apo gjyshe. Janë mrekullia e botëve. Do të njohësh shumë vajza. Me disa do dashurohesh. Me disa do ndahesh hidhur. Disa do i plagosësh. Disa do të plagosin.

Por kur të njohësh vajzën që të fshin supin e bërë pis kur ishe mbështetur pas një peme teksa flisnit, vajzën që buzëqesh edhe kur thua budallëqe, vajzën që nuk e ka problem të nxjerrë portofolin e saj kur ti sheh çmimet në restorant, vajzën që të mbron para të tjerëve edhe kur e ke gabim dhe të tërheq veshin kur jeni vetëm, vajzën që pyet për prindërit e tu, vajzën që di të flasë përtej thashethemeve-ngjarjeve-lajmeve të ditës, vajzës që i pëlqen të gatuajë edhe pse e lodhur, vajzës që ndonjëherë të kujton nënën, vajzës që të fal paudhësitë që ti do të bësh (dhe do të jenë ca😁) edhe pse me lot në sy, mos e lësho më…Duaje, respektoje, mikloje.

Në momentet e vështira të jetës, mos ardhshin kurrë, por nëse vijnë, ajo do të jetë shoku dhe miku yt i vërtetë, ndoshta ndonjëherë i vetëm. Edhe sikur të gjithë të të kthejnë kurrizin, ajo do jetë aty për të të mbështetur, sepse të do ty, jo dukjen, a pasjen tënde. Kjo është e vetmja gjë që do të ketë vlerë…

Nuk jemi ndarë nga njëri-tjetri, për njërin, apo tjetrin shkak, si shumë e shumë të tjerë. Të kam parë të rritesh, të hedhësh shtat, të burrërrohesh, jo nga fotot, por çdo ditë pranë teje, dhe kjo është kaq e mrekullueshme. Tani nisu në Botën e madhe dhe bëje vetë fatin tënd!

Edhe 💯!

Nga Manjola Arizaj

I veçantë dhe me dashurinë e pakufijshne të një nëne për djalin, kështu është ky urim i dedikuar nga gazetarja Manjola Zeka për të birin e saj.

“Deto, nuk mund ta besoj sa shpejt u rrite.
Më del përpara dy pëllëmbë mbi kokën time, me mjekrën sterrë të zezë, por unë kam para syve atë topthin e kuq të mishit, që kur ma vunë për herë të parë në krah në maternitet, nuk ngopesha së nuhaturi, së gugaturi e së qeshuri. Sepse ti qeshe sa linde. E vetëm gëzim na ke sjellë për 18 vjet rresht.
Jam kaq krenare për ty, për mendjen tënde të mprehtë! Për empatinë që shfaq, për dashurinë që nuk përpiqesh ta fshehësh, për sigurinë që dhuron! Për kujdesin që tregon karshi të tjerëve! Janë pjesë e karakterit tënd, vetëm forcoji zemër.. mos i braktis për asgjë në botë. Dallgët do të jenë të forta në jetë, unë ndoshta do të jem aty, ndoshta jo, ti mos u tremb. Ka aq forcë brenda teje sa të dalësh mbi çdo dallgë…
Besoji vetes! Mos u step përpara pengesave për të arritur qëllimet e tua. Sa herë të rrëzohesh, mëso! Sa herë të ngrihesh, kujtohu kush të dha dorën dhe mos e harro! Nëse një ditë suksesi do të trokasë në derën tënde, mos festo vetëm me miqtë e rinj! Hyr në këtë botën e re të të rriturve, plot të papritura, aventura, mundësi, përgjegjësi. Mos u nxito. Ke kohë për çdo gjë. Gëzoje këtë ditë! Vetëm lumturi dhe buzëqeshje pastë jeta jote e gjatë! Të dua zemra ime, ëmbëlsira e shtëpis!”- Përfundon ajo.

Related

Tags: Manjola Arizaj Edmond Arizaj
Previous Post

E nxehtë zjarr, Erjona Sulejmani mahnit ndjekësit me linjat perfekte

Next Post

Sot dita e fundit e shkollës / Ministrja Kushi nxënësve: Lexoni sa më shumë libra gjatë verës

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.