• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Politika ka degraduar në një shfaqje për hallet e politikanëve”, Basha: Akuzat dhe gjuha e urrejtjes nuk janë alternativë

06/14/2023
in Politikë
“Politika ka degraduar në një shfaqje për hallet e politikanëve”, Basha: Akuzat dhe gjuha e urrejtjes nuk janë alternativë
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Lulzim Basha është shprehur përmes një postimi në rrjetet sociale se akuzat dhe gjuha e urrejtjes nuk janë një alternativë politike.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Ai u shpreh se koha e reflektimit i ka shërbyer për të parë më qartë se si sistemi politik ka degraduar politikën një shfaqje që ka në qendër hallet e pak politikanëve dhe jo problemet e qytetarëve.

Sipas tij më shumë se 70% të qytetarëve e kanë refuzuar këtë sistem politik, që nuk ofron asnjë zgjidhje për shqetësimet e përditshme të shqiptarëve

Postimi i plotë:

Mirënjohje për punën dhe sakrificat e demokratëve të Degës nr.6 në Tiranë. E pranova me kënaqësi ftesën e tyre për një bashkëbisedim të hapur mbi shqetësimet që të gjithë ne si qytetarë dhe demokratë bashkëndajmë sot.

Kjo kohë reflektimi më shërbeu të shihja edhe më qartë sesi ky sistem politik ka degraduar në një shfaqje që ka në qendër hallet e pak politikanëve, jo problemet e qytetarëve. Sherret, akuzat, gjuha e urrejtjes nuk mund të jenë përgjigjja për sfidat e mëdha që ka vendi. Më shumë se 70% të qytetarëve e kanë refuzuar këtë sistem politik, që nuk ofron asnjë zgjidhje për shqetësimet e përditshme të shqiptarëve. Kjo shumicë e heshtur kërkon një ndryshim rrënjësor në punët e vendit, një alternativë që pasqyron aspiratat e njerëzve, i dëgjon dhe fuqizon ata. Partia Demokratike mund të sjellë këtë ndryshim, në bashkëpunim të ngushtë me qytetarët dhe partnerët tanë ndërkombëtarë.

Related

Previous Post

Rrëmbimi i tre policëve në Kosovë, reagon Vjosa Osmani

Next Post

 Shehi nuk ndryshon mendim, por mbyll debatin e titullit. Projekti i ri dhe oferta nga Azerbajxhani: Nuk më kishte ndodhur kurrë…

Lajme të ngjashme

“Falë reformave, më pranë BE”/ Rama: Duam të mbyllim negociatat deri në 2027. Të bindur që një ditë ‘do të martohemi’!

“Falë reformave, më pranë BE”/ Rama: Duam të mbyllim negociatat deri në 2027. Të bindur që një ditë ‘do të martohemi’!

by redaktor2
09/01/2025
0

-Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Konferencën e 20-të ndërkombëtare të Forumit Strategjik të Bledit, si dhe të një...

Gjergj Luca ironi me Klevis Balliun: O shoku Fahri, këshilloje djalin! Te partia të rrijë si kec, se po gërthiti i vendosin zilen

Gjergj Luca ironi me Klevis Balliun: O shoku Fahri, këshilloje djalin! Te partia të rrijë si kec, se po gërthiti i vendosin zilen

by redaktor2
08/29/2025
0

Biznesmeni Gjergj Luca i është përgjigjur me ironi, një postimi të deputetit të PD, Klevis Balliu, ku shprehej se ortaku i Lucës...

Rama ndan pamje të tjera nga lirimi i hapësirave publike: Nuk është aksion, por kthesë deri në fund

Rama ndan pamje të tjera nga lirimi i hapësirave publike: Nuk është aksion, por kthesë deri në fund

by redaktor2
08/29/2025
0

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamje të tjera nga operacioni i lirimit të hapësirave publike në vend.  Në rrjetin social Facebook ai...

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

by redaktor2
08/22/2025
0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka shprehur shqetësime për situatën aktuale në Shqipëri, duke theksuar sfidat...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Gj*ksi në plan të parë, Enca Haxhia çmend rrjetin me fotot hot! Këngëtarja ndan momente nga dita e f…
  • Turistët “pushtojnë” jugun, rekord pasagjerësh gjatë muajit gusht në portin e Vlorës
  • Çmimi i arit arrin nivelin rekord, vetëm këtë vit u rrit me 30%, ja shkaqet kryesore
  • Nuk ka qenë kurrë shoqe me Bleona Qeretin/ Evi Kokalari: I qëndroj çdo fjale që kam thënë
  • Aksident tragjik në Luksemburg, vdesin tre të rinj shqiptarë nga Kosova
  • Shqipëria merr drejtimin e Komitetit Monitorues të ‘Interreg Europe’, vendi i parë kandidat që mban …
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.