• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Shpallet fituesja e “Muza Competiton”, Veliaj: Krenar që Tirana bën bashkë shqiptarët nga të gjitha trevat shqipfolëse

06/15/2023
in Politikë, Slider
Shpallet fituesja e “Muza Competiton”, Veliaj: Krenar që Tirana bën bashkë shqiptarët nga të gjitha trevat shqipfolëse
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Sheshi “Italia” u shndërrua mbrëmjen e djeshme në një pasarelë mode për finalen e ‘Muza Competiton’, ku u bënë bashkë krijues nga të gjitha trevat shqipfolëse. 10 finalistët shfaqën koleksionin e tyre në spektaklin që kurorëzoi si fituese Klara Kazanin me koleksionin “Nën vello”.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i pranishëm në këtë event, shprehu kënaqësinë që në kryeqytetin shqiptar realizohen kompeticione të tilla, që bëjnë bashkë shqiptarët. “Pas asaj që ndodhi në Ukrainë me Rusinë, të gjithë kujtohemi se miqtë, sidomos fqinjët, nuk duhet t’i marrim për të mirëqenë. Ne jemi shumë krenarë për fqinjët tanë sepse ne shqiptarët rrethohemi nga tanët, nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e Preshevës dhe ndaj sot jam shumë i lumtur që, për këtë fqinjësi, që është më shumë se sa fqinjësi, është gjaku ynë, ne kemi dedikuar këtë edicion. Jam vërtet krenar për presidenten Atifete Jahjaga, e cila na ka treguar se të drejtosh nuk do të thotë të provokosh, do të thotë të bashkosh, të dashurosh, të lidhësh njerëzit, jo të përçash njerëzit. Ndaj, jam vërtet krenar që sot kemi më të mirën e botës shqiptare”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku dha edhe një mesazh teksa iu referua një prej modeleve të ‘Muza Competition’: “Modelja që mori më shumë duartrokitje nuk ishte modelja që kishte detyrimisht veshjen më të bukur, por ishte modelja që humbi këpucën dhe vijoi rrugëtimin. Për ne shqiptarët, nuk është i rëndësishëm mjeti, por destinacioni. Ajo modelja ishte shumë e qartë që destinacioni, misioni është më i rëndësishëm se sa mjeti. Ndonjëherë mund të shkojmë zbathur, ndonjëherë mund të shkojmë me këpucë, ndonjëherë mund të shkojmë me veshje sportive, ndonjëherë me veshjet më të çmuara, por destinacioni është shumë më i rëndësishëm se sa mjeti, që i çon shqiptarët atje ku duhet, në familjen evropiane”, tha Veliaj.

Andriola Kambo, Drejtore Ekzekutive e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon tha: “Në udhëtimet e mia të shpeshta pata fatin të takoja nënë Tolen në komunën e Tuzit, një grua e moshuar që mbante ende gjallë trashëgiminë tonë kulturore dhe punonte xhubletën, më inspiroi. Këtu nisi dhe “Muza” që të bashkonte tre komponentët kryesorë inovacionin, turizmin dhe ekonominë krijuese. Në këtë edicion 1150 aplikime dhe në këto 1150 aplikime sot kemi 10 finalistët tanë. Vjet kishim 350 aplikime dhe patëm 10 finalistë.”

Mes të ftuarve, ishin edhe personazhe të njohur të showbizit shqiptar dhe të botës së ekranit. Muza Competition është një projekt i ndërmarrë nga Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon, i cili përfshin aktivizimin e të rinjve pasionantë dhe profesionistë në rijetëzimin e elementeve etnografikë në fushën e fashion-dizajnit.

Në këtë edicion, më shumë se 1,000 të rinj nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia, aplikuan për të qenë pjesë e finales së madhe të Muza Competition.

Related

Previous Post

Si do të ishte jeta pa rrjetet sociale për ish-golfisten më ‘hot’ në botë?

Next Post

Kronika satirike/ Gjekmarkaj: Nga puthja e Melonit për Babon te intrigat për ndryshimet në Qeveri. Ndërkohe Bujari i Lushnjes dhe Ismet Beqiri me një pjatë me këmbë bretkocash…

Lajme të ngjashme

“E kam pasur personale me Erogen Vason”- Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes në Shkodër: Më bënte si i fortë, doja ta qëlloja vetëm atë…

“E kam pasur personale me Erogen Vason”- Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes në Shkodër: Më bënte si i fortë, doja ta qëlloja vetëm atë…

by redaktor2
09/08/2025
0

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i ndodhur sot (8 shtator) në Shkodër, ku dy persona humbën jetën dhe...

PD nis procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë, rregullat dhe kriteret që do të ndiqen

“Do të merren vendime për farsën elektorale të 11 majit”, PD vihet në lëvizje – lajmëron mbledhjen e parë të Kryesisë pas zgjedhjeve

by redaktor2
09/08/2025
0

Partia Demokratike ka lajmëruar mbledhjen e Kryesisë ditën e mërkurë, mbledhja e parë e saj pas zgjedhjeve të 11 majit....

‘Rilindja e industrisë ushtarake dhe projektet e korridorit VIII dhe Portit të ri të Durrësit”, Rama takohet me admiralin Stuart Munsch

‘Rilindja e industrisë ushtarake dhe projektet e korridorit VIII dhe Portit të ri të Durrësit”, Rama takohet me admiralin Stuart Munsch

by redaktor2
09/08/2025
0

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me Komandantin e Forcave Detare të Shteteve të Bashkuara në Europë dhe Afrikë,...

Gjyqi ndaj ish-komandantëve të UÇK-së! Deri tani janë pranuar dëshmitë e 260 dëshmitarëve

Gjyqi ndaj ish-komandantëve të UÇK-së! Deri tani janë pranuar dëshmitë e 260 dëshmitarëve

by redaktor2
09/08/2025
0

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, deri tani në prova materiale janë pranuar dëshmitë e 264 dëshmitarëve,...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • “A do ta heqësh qafe si njeri apo e do…”/ Flori Mumajesi poston videon me zërin e Elvana Gjatës
  • Vrasja e dyfishtë në Shkodër, policia kontroll në banesën e motrës së Mustafa Licit, gjenden katër a…
  • “E kam pasur personale me Erogen Vason”- Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes në Shkodër: Më bënte …
  • “Do të merren vendime për farsën elektorale të 11 majit”, PD vihet në lëvizje – lajmëron mbledhjen e…
  • ‘Rilindja e industrisë ushtarake dhe projektet e korridorit VIII dhe Portit të ri të Durrësit”, Rama…
  • Gjyqi ndaj ish-komandantëve të UÇK-së! Deri tani janë pranuar dëshmitë e 260 dëshmitarëve
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.