• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla priti Kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orbán

06/16/2023
in Politikë, Slider
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla  priti  Kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orbán
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, priti sot Kryeministrin e Hungarisë, z. Viktor Orbán, dhe delegacionin qeveritar, cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë. Në takim ishte i pranishëm edhe Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, z. Taulant Balla.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Pasi i uroi mirëseardhjen në Kuvendin e Shqipërisë, Kryetarja Nikolla e falenderoi Kryeministrin Orbán për kontributin e tij në forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. “Bashkëpunimi politik mes Shqipërisë dhe Hungarisë është i ngushtë, mbështetës e miqësor. Ne jemi mirënjohës për mbështetjen e zëshme të Hungarisë ndaj perspektivës së integrimit të Shqipërisë në BE si edhe për mbështetjen proaktive dhe të përkushtuar në zhvillimin dhe integrimin evriopian të rajonit, nisur nga vizioni se BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor po aq sa shtetet e këtij rajoni kanë nevojë për BE-në.”-theksoi znj. Nikolla.

Kryetarja Nikolla nënvizoi gjithashtu se vendet tona kanë potenciale për të zgjeruar bashkëpunimin ekonomik në sektorë kyç si infrastruktura, transporti, bujqësia, turizmi, digjitalizimi dhe siguria kibernetike, energjia e rinovueshme, sistemi hekurudhor etj.

Znj. Nikolla vuri në dukje rolin konstruktiv, stabilizues dhe proaktiv të Shqipërisë në zhvillimet rajonale, si kontribut për paqen, stabilitetin dhe sigurinë.

Duke shprehur keqardhje për kundërshtimin e Hungarisë ndaj fillimit të procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, Kryetarja Nikolla i kërkoi Kryeministrit Orbán rishikimin e këtij qëndrimi.

Kryeministri Viktor Orbán falenderoi Kryetaren Nikolla për pritjen, vlerësoi lart bashkëpunimin mes dy vendeve, vuri në dukje kontributin e marrëdhënieve politike në nxitjen e bashkëpunimit ekonomik e tregtar mes Shqipërisë dhe Hungarisë, ftoi kompanitë shqiptare të investojnë në Hungari, vlerësoi arritjet e Shqipërisë në procesin e integrimit dhe potencialin e Shqipërisë dhe të rajonit si një rezervë e madhe për modernizimin dhe rritjen ekonomike të BE-së, rezervë e cila duhet shfrytëzuar nëpërmjet përshpejtimit të ritmeve të zgjerimit.

Kryetarja Nikolla dhe Kryeministri Orbán diskutuan edhe mbi bashkëpunimin mes dy vendeve dhe mbështetjen reciproke në organizatat dhe forumet shumëpalëshe.

Related

Tags: Lindita Nikolla Viktor Orban
Previous Post

Shkrepje sensuale, Marialuisa Jacobelli nis pushimet, relaks pas çmimit të fituar…

Next Post

Tensionet në Veri, Escobar: Ata që refuzojnë partneritetin do të kenë pasoja

Lajme të ngjashme

Reagojnë avokatët ndërkombëtarë: Veliaj i burgosur pa prova, po shkelni Konventën Europiane. Kryebashkiaku: Do ndjek të gjitha rrugët ligjore që t’i shërbej përsëri Tiranës


Reagojnë avokatët ndërkombëtarë: Veliaj i burgosur pa prova, po shkelni Konventën Europiane. Kryebashkiaku: Do ndjek të gjitha rrugët ligjore që t’i shërbej përsëri Tiranës


by redaktor2
07/09/2025
0

Një ditë pas vendimit të Gjykatës së Lartë që la në fuqi masën "arrest me burg" për kryetarin e Bashkisë...

“Kur tingujt e jazz-it takojnë natën… lind magjia” – Edicioni i IV i “Gjon Mili Jazz & Blues Festival”


“Kur tingujt e jazz-it takojnë natën… lind magjia” – Edicioni i IV i “Gjon Mili Jazz & Blues Festival”


by redaktor2
07/07/2025
0

Tirana do të gjallërohet me tingujt jazz dhe blues më 8, 9 dhe 10 korrik, me rikthimin e një prej...

Tirana mirëpret Javën Kulturore Egjiptiane nga data 8 deri më 12 korrik

Tirana mirëpret Javën Kulturore Egjiptiane nga data 8 deri më 12 korrik

by redaktor2
07/07/2025
0

Nga data 8 deri më 12 korrik, kryeqyteti do të mikpresë javën kulturore egjiptiane, një ngjarje që pritet të sjellë...

Tirana mikpret Forumin e parë të të diplomuarve nga universitetet saudite në Ballkan

Tirana mikpret Forumin e parë të të diplomuarve nga universitetet saudite në Ballkan

by redaktor2
07/06/2025
0

Kryeqyteti shqiptar do të presë për herë të parë një forum të posaçëm që bashkon të diplomuarit nga universitetet e...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Reagojnë avokatët ndërkombëtarë: Veliaj i burgosur pa prova, po shkelni Konventën Europiane. Kryebas…
  • Talenti shqiptar Lorenc Perlala firmos me Feyenoord
  • “Kur tingujt e jazz-it takojnë natën… lind magjia” – Edicioni i IV i “Gjon Mili Jazz & Blu…
  • Tirana mirëpret Javën Kulturore Egjiptiane nga data 8 deri më 12 korrik
  • Tirana mikpret Forumin e parë të të diplomuarve nga universitetet saudite në Ballkan
  • Ministri i Financave dhe drejtori i përgjithshëm i Doganave zhvilluan një vizitë inspektimi në Degën…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.