• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Video-skandali i Gjicit/ Reagon PD e Berishës: Pasi i merr zyrat me forcë, pushteti i Ramës i kthen në distrikt të dritave të kuqe

06/16/2023
in Politikë
Video-skandali i Gjicit/ Reagon PD e Berishës: Pasi i merr zyrat me forcë, pushteti i Ramës i kthen në distrikt të dritave të kuqe
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Partia Demokratike e udhëhequr nga ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për video-skandalin e kryebashkiakut të

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Në një reagim zuyrtar ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar video-skandalin e kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, si mungesë respekti për institucionet dhe për votuesit.

Në deklaratën e publikuar dënohet veprimi i Gjicit, duke thënë se kjo video është shenjë se pushteti i Edi Ramës nuk ushtrohet ndryshe veçse duke shkelur ligjin dhe kodet e etikës, duke përdhosur zyrat e shtetit.

“Ky pushtet, pasi merr me forcën e abuzimit elektoral zyrat e shtetit, i kthen ato në “distrikt të dritave të kuqe””, thuhet në deklaratë.

Po ashtu Berisha i ka bërë thirrje Ramës që të njoftojë Presidencën për vakancën dhe ky i fundit të shpallë sa më parë datën e zgjedhjeve për bashkinë e Kukësit pas largimit nga detyra të Gjicit.

NJOFTIM PËR SHTYP

Deklaratë e Partisë Demokratike të Shqipërisë

Video e publikuar sot, që përmban një regjistrim të pahijshëm të kryetarit të Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, ka sjellë në vëmendje të opinionit disa fakte që lidhen me pushtetin dhe abuzimin me të.
Së pari, është përdorimi i zyrës së kryebashkiakut si dhomë gjumi apo shtëpie publike, çka shënon mungesën e respektit për institucionet dhe për votuesit.

Së dyti, është shenjë se pushteti i fituar pa të drejtë, me para dhe abuzime elektorale, çon në sjellje të tilla të padenja për një funksionar publik dhe prind.

Së treti, video e Gjicit është shenja se pushteti i Edi Ramës nuk ushtrohet ndryshe veçse duke shkelur ligjin dhe kodet e etikës, duke përdhosur zyrat e shtetit. Pushtetit të tij nuk i mjaftojnë shtëpitë, hotelet, makinat. Ky pushtet, pasi merr me forcën e abuzimit elektoral zyrat e shtetit, i kthen ato në “distrikt të dritave të kuqe”.

Ky është një sistem që ngrihet prej një dekade tashmë, dhe video e Gjicit është simptoma e kësaj mënyre të ushtruarit të tij. Abuzimi me postin, të konsideruarit e detyrës si mundësi për të kënaqur funksionarin dhe jo shërbyer qytetarin, për të ushtruar presion, merr formën më të plotë gjatë fushatës elektorale dhe zgjedhjeve. Safet Gjici, si produkt i zgjedhjeve të abuzuara dhe shtrembëruara, nuk mund të kishte fund tjetër. Safet Gjici si modeli që Rama ka zgjedhur, nga Veriu në Jug, nuk mund të prodhonte trashëgimi tjetër veç asaj që la në Kukës. Një qytet të zbrazur nga ku duan të ikin të gjithë, me stadium dhe aeroport ku nuk ka tifozë dhe as udhëtarë. Një zyrë kryebashkiaku e cila u vulos me zgjedhje të vjedhura dhe me nderin e institucionit dhe të trevës të përdhosur. Ndërkohë që organet e ligjit bëjnë punën e tyre, dhe duke qenë se vendi i kryetarit të Bashkisë është tashmë vakant, i bëjmë thirrje Edi Ramës të njoftojë Presidentin për vakancën, dhe ky i fundit të shpallë sa më parë datën e zgjedhjeve. Kuksianët kanë të drejtë të flasin me votë dhe të zgjedhin kryetarin e tyre denjësisht. Ata që zgjidhen kulisave në kulisa e mbyllin, siç vërtetoi video-regjistrimi.

Related

Previous Post

VENDIMI/ Paditën marrëveshjen për Portin e Durrësit, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e opozitës

Next Post

“Kjo forcë do ringrihet, sistemi politik është i kalbur”/ Basha: PD duhet të marrë barrën e përgjegjësisë! Pushteti duhet t’i kthehet qytetarëve

Lajme të ngjashme

Ndërtimi i rrugës Berat-Ballaban/ Balluku: Zhvillim ekonomik dhe turistik për të gjithë zonën

Ndërtimi i rrugës Berat-Ballaban/ Balluku: Zhvillim ekonomik dhe turistik për të gjithë zonën

by redaktor2
08/11/2025
0

Punimet për ndërtimin e aksit rrugor Berat-Ballaban kanë avancuar ndjeshëm. Është hapur traseja në të gjithë gjatësinë e rrugës dhe...

Më 1 Shtator, kryeministri Rama mbledh kabinetin qeveritar në Dajt. Çfarë pritet të diskutohet

“Ecim”, lirimi i hapësirave publike/ Kryeministri Edi Rama ndan pamje nga vijimi i aksionit

by redaktor2
08/11/2025
0

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga vijimi i aksionit për lirimin e hapësirave publike. Përmes një video në rrjetet...

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Moderatorja shqiptare ‘shpërthen’ Instagram-in me pozat e zjarrta me bikini
  • Shëmtia që vret bukurinë / Ja kush është vrasësi i kuajve në Llogara, Selfo Merkohitoj
  • Zjarr masiv në Tërbaç, rrezikohen banesat! Kërkohet ndërhyrje urgjente nga ajri
  • Arrestohet grupi i spiritualistëve në Spanjë që fitoi mijëra euro duke premtuar “udhëtime shpirtëror…
  • Ndërtimi i rrugës Berat-Ballaban/ Balluku: Zhvillim ekonomik dhe turistik për të gjithë zonën
  • Zjarr pranë Syrit të Kaltër, rrezikohet monumenti natyror – turistët evakuohen
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.