• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Përsëriten zgjedhjet në Rrogozhinë dhe Kukës, Presidenca në komunikim me KQZ-në për t’i zhvilluar në të njëjtën ditë

06/18/2023
in Politikë, Slider
Përsëriten zgjedhjet në Rrogozhinë dhe Kukës, Presidenca në komunikim me KQZ-në për t’i zhvilluar në të njëjtën ditë
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Pas Rrogozhinës edhe në Kukës do të zhvillohen zgjedhje lokale për shkak të publikimit të video-skandalit të Safet Gjicit, të pasuar nga dorëheqja e tij. Vendimi për datën e zgjedhjeve në rastin e Kukësit i takon Presidentit të Republikës, ndërsa për Rrogozhinën do të vendosë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Të dy institucionet pritet te koordinohen për të zhvilluar zgjedhjet në të njëjtën datë.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Në Kukës, zgjedhjet do të përsëriten pas dorëheqjes dhe shkarkimit nga qeveria të kryetarit të Bashkisë Safet Gjici, pas publikimit të videos së skandalit seksual. Meqenëse në Kukës nuk jemi në kushtet e përsëritjes së zgjedhjeve për shkak të një procesi ankimues ligjor, por të shkarkimit të kreut të Bashkisë, atributi për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme i takon Presidentit të Republikës. Kreu i shtetit do të vendosë dekretimin e datës së zgjedhjeve vetëm pasi të marrë njoftimin zyrtar nga Qeveria për shkarkimin e Gjicit si kryetar i Bashkisë së Kukësit.

Zgjedhësit në Bashkinë Rrogozhinë do të thirren në votime, pasi Kolegji Zgjedhor në fund të betejës ligjore vendosi përsëritjen e zgjedhjeve për kryebashkiak, duke pranuar kërkesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Për këtë rast Kodi Zgjedhor në nenit 161 të tij përcakton se data e zgjedhjeve data për përsëritjen e zgjedhjeve vendoset nga KQZ.

“Vendimi për caktimin e datës për përsëritjen e zgjedhjeve  merret nga KQZ-ja me përfundimin e procedurave ankimore, sipas kësaj pjese ose me kalimin e afateve ligjore të ankimit, të përcaktuara në këtë pjesë. Përsëritja e zgjedhjeve zhvillohet jo më vonë se 4 javë nga data e vendimit”, thuhet në ligjin elektoral.

Pritet që mes institucionit të Presidentit të Republikës dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të ketë një koordinim me qëllim që zgjedhjet në Rrogozhinë dhe Kukës të zhvillohet në të njëjtën ditë. Pas shpalljes së datës së zgjedhjeve, KQZ do duhet të shpallë afatet e regjistrimit në garën elektorale të subjekteve politike, kandidatëve, si dhe të të gjitha etapave në funksion të zhvillimit të këtyre zgjedhjeve.

Related

Previous Post

Partizani blindon kapitenin, “ushtari” firmos kontratën e re me të kuqtë

Next Post

Nga Arbër Hajdari me bashkëshorten te Ylli Limani, si u veshën të ftuarit në dasmën e Arbanës dhe Eduartit. Ja detajet nga ceremonia private në Toskana

Lajme të ngjashme

ARRSH hap tender 1.1 milionë euro për urën e Milotit

ARRSH hap tender 1.1 milionë euro për urën e Milotit

by redaktor2
08/21/2025
0

Autoriteti Rrugor Shqiptar parashikon të bëjë një ndërhyrje emergjente për përforcimin e themeleve të Urës së Milotit, përmes një tenderi...

Kosovë, KQZ përjashton partinë e Dodikut, Listën Serbe, nga zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Kosovë, KQZ përjashton partinë e Dodikut, Listën Serbe, nga zgjedhjet lokale të 12 tetorit

by redaktor2
08/21/2025
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës nuk e ka certifikuar Listën Serbe – partinë më të madhe të serbëve të...

Si u ndëshkua Zheni Gjergji nga Berisha pasi denoncoi Kurumin dhe një përgjigje për pyetjet e Myslim Murrizit

Si u ndëshkua Zheni Gjergji nga Berisha pasi denoncoi Kurumin dhe një përgjigje për pyetjet e Myslim Murrizit

by redaktor2
08/21/2025
0

Nga Adriatik Doçi Myslim Murrizi njihet dhe perceptohet si një nga opozitarët më të pakompromisë. Ditët e fundit, Murrizi ka...

14 shtator, protestë në Hagë/ “Bashkë kundër padrejtësive”, mbështetje ndaj ish-krerëve të UÇK

14 shtator, protestë në Hagë/ “Bashkë kundër padrejtësive”, mbështetje ndaj ish-krerëve të UÇK

by redaktor2
08/21/2025
0

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • E dashura e përfolur e Yamal provokon me… të pasmet
  • ARRSH hap tender 1.1 milionë euro për urën e Milotit
  • Kosovë, KQZ përjashton partinë e Dodikut, Listën Serbe, nga zgjedhjet lokale të 12 tetorit
  • Si u ndëshkua Zheni Gjergji nga Berisha pasi denoncoi Kurumin dhe një përgjigje për pyetjet e Myslim…
  • 14 shtator, protestë në Hagë/ “Bashkë kundër padrejtësive”, mbështetje ndaj ish-krerëve të UÇK
  • Shqipëria forcon mbrojtjen, prezanton makinat e reja ushtarake në arsenal
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.