• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Diplomohen 200 studentë te Akademia e Sigurisë, Çuçi: Mos u përkulni kurrë përballë krimit, po gabuat s’keni një shans të dytë për të rifituar integritetin

06/19/2023
in Aktuale, Slider
Diplomohen 200 studentë te Akademia e Sigurisë, Çuçi: Mos u përkulni kurrë përballë krimit, po gabuat s’keni një shans të dytë për të rifituar integritetin
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e diplomimit të 200 studentëve që i bashkohen Policisë së Shtetit dhe 400 të rinjve të tjerë që nisin shkollën në Akademinë e Sigurisë.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Në fjalën e mbajtur para tyre, Çuçi tha se ky diplomim përkon me dy momente të rëndësishme.

“E para, sot Policia e Shtetit është një ndër institucionet më të besueshme në vend, e konfirmuar kjo edhe nga partnerët tanë që monitorojnë dhe masin vlerësimet e publikut. E dyta, ne kemi nisur një fazë transformimi dhe investimesh si asnjëherë më parë në Policinë e Shtetit për ta modernizuar më tej këtë trupë. Nuk është kurrsesi e rastësishme që Policia e Shtetit të gëzojë një besim kaq të lartë në sytë e publikut, por fryt i punës dhe përkushtimit të jashtëzakonshëm që bëjnë kolegët tuaj në të gjitha nivelet e kësaj organizate. Nuk është rastësi as ambicia jonë për të modernizuar Policinë e Shtetit përmes investimeve në teknologji, por ky plan që kemi nisur të zbatojmë është pjesë e vizionit tonë #Shqipëria2030 në fushën e sigurisë”, tha Çuçi.

Ai përmendi gjithashtu edhe rritjen e pagave për punonjësit e Policisë së Shtetit, si një vendim plotësisht i merituar dhe që do të ketë impakt në performancën e punës së kësaj organizate. Çuçi përmendi edhe binjakëzimin e Akademisë së Sigurisë me Akademinë Italiane të Policisë.

“Kur ky bashkëpunim të finalizohet në tërësinë e vet, studentët e Akademisë së Sigurisë do të kenë një shkollim të ngjashëm me atë që bëhet sot në një vend të BE-së si Italia”, deklaroi ministri Çuçi.  Në përfundim ai pati edhe një këshillë për të sapodiplomuarit.

“Mos u përkulni kurrë përballë krimit, përballë paligjshmërisë, korrupsionit dhe presionit prej politikës. Në këtë profesion që keni zgjedhur shpesh është vonë për të korrigjuar gabimet, nuk qëllon të keni një shans të dytë për të rifituar integritetin. Shihni vetëm nga zbatimi i ligjit! Kjo do t’ju bëjë profesionistë të mirë dhe do t’ju garantojë karrierë të sigurt në të ardhmen. Çdo rrugë tjetër nuk të çon përpara”, tha Çuçi.

Related

Previous Post

Meghan Markle mund të bëhet influencuesja më e paguar në botë

Next Post

U godit me telefon në fytyrë, zbulohet gjendja e Bebe Rexhës dhe autori

Lajme të ngjashme

Reagojnë avokatët ndërkombëtarë: Veliaj i burgosur pa prova, po shkelni Konventën Europiane. Kryebashkiaku: Do ndjek të gjitha rrugët ligjore që t’i shërbej përsëri Tiranës


Reagojnë avokatët ndërkombëtarë: Veliaj i burgosur pa prova, po shkelni Konventën Europiane. Kryebashkiaku: Do ndjek të gjitha rrugët ligjore që t’i shërbej përsëri Tiranës


by redaktor2
07/09/2025
0

Një ditë pas vendimit të Gjykatës së Lartë që la në fuqi masën "arrest me burg" për kryetarin e Bashkisë...

“Kur tingujt e jazz-it takojnë natën… lind magjia” – Edicioni i IV i “Gjon Mili Jazz & Blues Festival”


“Kur tingujt e jazz-it takojnë natën… lind magjia” – Edicioni i IV i “Gjon Mili Jazz & Blues Festival”


by redaktor2
07/07/2025
0

Tirana do të gjallërohet me tingujt jazz dhe blues më 8, 9 dhe 10 korrik, me rikthimin e një prej...

Tirana mirëpret Javën Kulturore Egjiptiane nga data 8 deri më 12 korrik

Tirana mirëpret Javën Kulturore Egjiptiane nga data 8 deri më 12 korrik

by redaktor2
07/07/2025
0

Nga data 8 deri më 12 korrik, kryeqyteti do të mikpresë javën kulturore egjiptiane, një ngjarje që pritet të sjellë...

Tirana mikpret Forumin e parë të të diplomuarve nga universitetet saudite në Ballkan

Tirana mikpret Forumin e parë të të diplomuarve nga universitetet saudite në Ballkan

by redaktor2
07/06/2025
0

Kryeqyteti shqiptar do të presë për herë të parë një forum të posaçëm që bashkon të diplomuarit nga universitetet e...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Reagojnë avokatët ndërkombëtarë: Veliaj i burgosur pa prova, po shkelni Konventën Europiane. Kryebas…
  • Talenti shqiptar Lorenc Perlala firmos me Feyenoord
  • “Kur tingujt e jazz-it takojnë natën… lind magjia” – Edicioni i IV i “Gjon Mili Jazz & Blu…
  • Tirana mirëpret Javën Kulturore Egjiptiane nga data 8 deri më 12 korrik
  • Tirana mikpret Forumin e parë të të diplomuarve nga universitetet saudite në Ballkan
  • Ministri i Financave dhe drejtori i përgjithshëm i Doganave zhvilluan një vizitë inspektimi në Degën…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.