• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Erion Veliaj betohet si kryetar i Bashkisë së Tiranës: “I përulur për besimin e jashtëzakonshëm, për t’i shërbyer për herë të tretë qytetit tonë”

06/20/2023
in Politikë, Slider
Erion Veliaj betohet si kryetar i Bashkisë së Tiranës: “I përulur për besimin e jashtëzakonshëm, për t’i shërbyer për herë të tretë qytetit tonë”
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Erion Veliaj u betua sot për një mandat të tretë si kryetar i Bashkisë së Tiranës pas fitores në zgjedhjet e 14 Majit. Në fjalën e tij, gjatë ceremonisë së betimit, Veliaj u shpreh i emocionuar dhe falënderues për të gjithë ata që i besuan votën për të drejtuar bashkinë më të madhe të vendit.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Jam vërtet i emocionuar, i prekur, i përulur sot për besimin e jashtëzakonshëm që më është dhënë për t’i shërbyer për herë të tretë qytetit tonë. Një nga punët më të bukura, ndoshta më sfiduese, por më shpërblyese që njerëzimi mund të ketë shpikur, që është ajo e kryetarit të Bashkisë e shërbëtorëve të qytetit, atyre që janë prita e parë e problematikave, e shqetësimeve, por edhe e ëndrrave dhe punëve të bukura që ndodhin në një hapësirë që ne quajmë qytet, ose polisi i kohëve të vjetra,” u shpreh Veliaj.

Ai u shprehu mirënjohjen e tij edhe këshilltarëve të Bashkisë. “Sot jam mirënjohës për të gjithë ata që kanë marrë përsipër të na përfaqësojnë në parlamentin e qytetit, në Këshillin Bashkiak, duke nisur nga ata që lanë stafetën sot dhe ata që sot e morën stafetën për ta çuar më tej këtë punë të jashtëzakonshme. E them këtë sepse në 2019-ën shumëkush mendoi që ishte një betejë e lehtë, por askush nuk do e kishte menduar që ne do përballeshim sapo kryem betimin me një tërmet, e pastaj do të vinte pandemia. Unë nuk e di se çfarë do sjellin këto katër vite, por di të them që kemi një skuadër të kalitur, di të them që kemi një skuadër të zhdërvjelltë dhe që kemi një skuadër që e vë Tiranën dhe Shqipërinë përtej logove të partive dhe përtej interesave personale dhe për këtë mirënjohje Këshillit që sapo la stafetën, krahë të lehta e punë të mbarë Këshillit që sapo u betua pak minuta përpara se unë të ngjitesha për betimin,” deklaroi Veliaj.

Ai u shtriu dorën e bashkëpunimit edhe këshilltarëve të opozitës. “Këtë dorë të shtrirë të bashkëpunimit e kam kryesisht për kolegët e opozitës. Është një lajm i jashtëzakonshëm që ata janë rikthyer në përfaqësimin e qytetit. Është qyteti më i madh jo vetëm i Shqipërisë dhe shqiptarisë, por sipas INSTAT, i vetmi qytet që vazhdon e rritet. Pashë statistikat e fundit. Durrësi është në të njëjtat shifra, ama Tirana vijon e rritet. Kjo do të thotë që një tryezë, një vendimmarrje, një karton votimi i lënë bosh në Tiranë ka edhe më shumë impakt, ndaj është shumë e nevojshme që të gjithë të jemi të përfaqësuar. Janë të paktën 9 grupime apo 10 parti, se disa janë koalicione është një kujtesë për ne, që duhet të dëgjojmë 10 herë më shumë, të matemi 10 herë më shumë, të punojmë 10 herë më fort. Suksesi ynë është edhe suksesi i tyre,” deklaroi ai.

Në fund, Veliaj nuk la pa përmendur ata këshilltarë që përfaqësojnë qeverinë në Bashkinë e Tiranës, duke formuar një bashkëpunim, siç e përshkroi Veliaj, perfekt të dy qeverisjeve vendore me atë qendrore.

“Sot më vjen mirë që disa nga kolegët që punojnë po ashtu në qeverinë e Edi Ramës, janë gjithashtu anëtarë të Këshillit Bashkiak dhe do të doja shumë që ta shfrytëzonim këtë mundësi të jashtëzakonshme për të forcuar këto ura e vijuar këtë bashkëpunim ku Tirana që prodhon 50% të ekonomisë së vendit dhe ka gjysmën e popullsisë së vendit dhe është sot kryeqendra më stabël dhe evropiane e Ballkanit ka gjithashtu një bekim të jashtëzakonshëm të mbështetjes së qeverisë së Edi Ramës dhe do të doja shumë që pavarësisht bindjeve politike dhe të këshilltarëve të opozitës të shikojmë që t’i marrim maksimumin kësaj marrëdhënie. Kjo nuk do të thotë që të jemi dakord për çdo gjë. Është shumë e rëndësishme t’i vijojmë debatet tona, por nuk duhet të hajë më debat ndërtimi i një shkolle, një ure, ndërtimi i një infrastrukture kaq të nevojshme për qytetin tonë,” nënvizoi Veliaj.

“Asgjë nuk bëhet vetëm. Bashkë mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme,” ishte mesazhi i fortë i kryetarit të Bashkisë.

Related

Tags: Erjon Veliaj betimi
Previous Post

Bellingham është gati: Jap gjithçka në fushë për Realin, Ancelotti trajner i madh

Next Post

Beyonce lë pa fjalë fansat në Amsterdam, ‘mbulohet’ me diamante

Lajme të ngjashme

Braçe: Në Shqipëri askush nuk punon, por të gjithë presin se kush do bëhet drejtor apo ministër

Braçe: Në Shqipëri askush nuk punon, por të gjithë presin se kush do bëhet drejtor apo ministër

by redaktor2
09/09/2025
0

Deputeti i Partisë socialiste, Erion Braçe, ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale disa fraza nga libri i...

Sekseri i Kadastrës së Lorena Goxhobellit, kërkon miliona për një certifikatë pronësie (Përgjimet)

Sekseri i Kadastrës së Lorena Goxhobellit, kërkon miliona për një certifikatë pronësie (Përgjimet)

by redaktor2
09/09/2025
0

Shaban Tonuzi një qytetar nga Durrësi, tregon se jeton dhe punon në Itali. Ai thotë se ka një problem me...

Tritan Shehu ironizon ministren: Çuditë e Rilindjes nuk kanë fund, Kumbaro tallet me gjirokastritët

Tritan Shehu ironizon ministren: Çuditë e Rilindjes nuk kanë fund, Kumbaro tallet me gjirokastritët

by redaktor2
09/09/2025
0

Demokrati Tritan Shehu ka bërë një postim në rrjetin e tij social, Facebook, përmes të cilit ironizon fjalimin që ministrja...

Atentati me dy të vdekur në Shkodër, miku i Armando Palit: Takimi me shënjestrën ka qenë rastësor

Atentati me dy të vdekur në Shkodër, miku i Armando Palit: Takimi me shënjestrën ka qenë rastësor

by redaktor2
09/09/2025
0

Miku i Armando Palit, i cili u ekzekutua një ditë më parë në një lokal në mes të Shkodrës, deklaroi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Përse dështoi ushqimi në shkolla? Ristani “ia hedh topin” ministrisë së Arsimit
  • Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma
  • Braçe: Në Shqipëri askush nuk punon, por të gjithë presin se kush do bëhet drejtor apo ministër
  • Fier, makina përplas fëmijën 4 vjeç pranë fshatit Marinzë, drejtuesi i automjetit shoqërohet në komi…
  • Sekseri i Kadastrës së Lorena Goxhobellit, kërkon miliona për një certifikatë pronësie (Përgjimet)
  • Tritan Shehu ironizon ministren: Çuditë e Rilindjes nuk kanë fund, Kumbaro tallet me gjirokastritët
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.